Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

 

Fillimi

fill

Zoti është Fuqi
Fuqia bëhet Dritë
Drita bëhet Vibrim
Vibrimi bëhet Zë
Zëri bëhet Fjalë
Fjala bëhet Gjuhë
Gjuha bëhet Shkrim
Njashtu
Kthehu tek Burimi


Bawa M. ra


Harresa

Kur shpirti për herë të parë veshi rrobat e trupit,
Oqeani ngriti lart të gjitha dhuratat.
Kur dashuria për herë të parë shijoi buzët
E të qenurit njeri, filloi të këndojë.
Ne jemi nga një vend përtej këtij universi,
Por prap supozojmë se jemi nga toka dhe hiu.
Ne shkojmë duke trokitur tek dyert e të panjohurve të kuptojmë se kush jemi.
Ne e kërkojmë këtë botë për zgjidhjen e madhe
Të asaj që u martua me ne gjatë lindjes
Dhe shkurorëzohet në vdekje.

Rumi ra


Kujtimi

meditim 

Kërko dhe do të gjesh
Trokit dhe dera do të hapet ty!

Isa a.s.


Kthimi - Pendimi- Dorëzimi

kthimi

Ç’mbrekulli!
Një kopsht në mes të flakëve!
Zemra ime u bë e aftë të marrë ç’fardo trajte:
U bë një livadhë për gazella,
Dhe një mbledhi e murgjëve të Krishterë,
Dhe një tempull e idoleve, dhe një udhëtim për në Qabe,
Dhe pllakat e Tevratit, dhe libra e Kur'anit.
Unë e përcjell fenë e Dashurisë:
Ç’fardo rruge
Të merrë karavani i deve të Dashurisë,
ajo është feja dhe besimi im.

Ibn El-Arabiu ra



 

 

 

 

 

 

Copyrigh, udhaezemres.com. All rights reserved