Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

A është e shkruar çdo gjë që ndodhë në jetën tonë?

Në historinë e Islamit ka shkolla të mendimit të ndryshëm. Janë Kederit dhe Xhebrit. Kederit thonë se njeriu është absolutikisht I lirë. Xhebrit thonë se njeriu është absolutikisht nën detyrim – ai nuk është I lirë në asnjë mënyrë. Sipas ehli Sunnetit dhe ehli-xhematit pozita e njeriut gjendet në mes të detyrimit dhe vullnetit.

Në Kuran ceken të dy konditat. Sa I përket lirisë:

Kushdo që dëshiron të bëhet besimtarë, është I lirë. Kushdo që dëshiron të bëhet pabesimtarë, lere le të bëhet ashtu, ai është I lirë. (K. 18:29)

Sa I përket detyrimit, ne na është thënë:

Lajmëroju atyre se c’fardo që na ndodhë ne në këtë botë është caktuar më parë nga Allahu. (K. 9:51)

Eshtë caktuar më parë. Ky është një problem në të cilin mendimtarët kanë ngecur. Njeriu është moralisht I lirë por fizikishtë I detyruar. Bota fizike është një botë e para-caktuar. Eshtë një botë e një zingjiri të shkaqeve (causal nexus), që do të thotë, një ndodhi e shkakton një tjetër ndodhi. E tërë bota fizike është një seri e shkaqeve dhe efekteve dhe në atë moment kur nga shkaku ne veprojmë, efekti gjithashtu do të ndodhë. Kështu që është një botë e detyrueshme. Të gjitha veprimet fizike ndodhin në këtë mënyrë, dhe asnjë qenie njerëzore nuk ka kontrollë në të.

Atëherë cka është liria?

Liria është liria e vullnetit, jo liria e veprimit. Eshtë liria e vullnetit që Allahu I Gjithëfuqishmi, me anë të vendimit të Vullnetit të Tij, I ka dhuruar qenies njerëzore. Kjo është e kufizuar vetëm tek fusha e vullnetit, dhe për këtë arsye Profeti I Shenjtë e ka cartësuar këtë punë kur ka thënë.

Vlera e veprimit qëndron tek motivi. Dhe secili person gjykohet sipas qëllimeve të tij.

Kur njëri të analizon cdo veprim psiqikishtë në faktorët e elementeve të tyre, atëherë gjejmë tre faktorë në cdo veprim: motivin, formën, dhe pasojat e veprimit. Shumë lehtë mund ta dallojmë motivin. Për shembull personi “A” e nget veturën, e godet një kalimtar dhe ai person vdes. Një tjetër person “B” nget veturën, e godet një kalimtar, dhe ky person gjithashtu vdes. Forma e veprimit dhe pasojat e të dyja veprimeve janë të njëjta, por cka mund të themi për motivin? Motivi I personit “A” mund të mos kishte qenë për ta vrarë personin, dhe ishte vetëm një aksident. Motivi I personit “B” mund të ketë qenë që qëllimisht ta vrasë atë njeri në atë mënyrë që ai mund të përfitojë nga dyshimi dhe ti ikën persekutimit.

Motivet (nijehs) janë të ndryshme, prandaj, vlera e veprimit qëndron tek motivi e jo tek pasojat, kështu që në atë c’farë qenia e njeriut do të japë llogari është motivi apo qëllimi. Eshtë motivi që do të peshohet në Balancë, jo veprimi. Në këtë motivim, disi, Allahu e din më së miri se si ai mekanizëm të mbahet por është e cartë se qenies njerëzore I është dhuruar liria.

Në qoftë se nuk e pranojmë këtë mendim, atëherë Allahu na del të jetë më I padrejti dhe qenie arbitrare në të cilin ne besojmë. Në qoftë se Ai nuk më ka dhuruar mua liri, atëherë c’farë të drejte ka Ai që ne ti japim llogari. Në qoftë se cdo gjë bëhet nga Ai dhe në qoftë se motivi gjithashtu I takon Atij atëherë unë jam vetëm një vegël. Si është e mundur që vegla të jap llogari për veprimet e saj? Prandaj ne besojmë në këtë liri, që është e kufizuar tek vullneti.

Le të shikojmë edhe nga aspekti tjetër – që është bukuria e Islamit. Në qoftë se cdo gjë që do të ndodhë në jetën time është paracaktuar, atëherë përpjekjet nga ana ime që të qoj një jetë të drejtë nuk do të ma ndryshojnë fatin tim këtu në tokë. Në këtë pikë qenia njerëzore është e shqetësuar. Ai dëshiron të mirat në këtë botë së pari, prandaj Kurani I shenjtë na mëson. Ne jemi mësuar që të lutemi:

O Zot, dhurona të mira në këtë jetë dhe jetën tjetër… (K. 2:21)

Si mund ta arrijmë këtë? Gjithashtu, ka një dëshirë të intensifikuar në njeriun që ti ikën dështimeve dhe të arrinë sukses, ti ikën dhimbjes dhe të arrin kënaqësi. Ajo është natyra njerëzore. Në c’farë mënyre Islami e përmbush këtë konditë të natyrës njerëzore? Filozofi I madhë Musliman Imam el-Gazaliu (ra) dhe dijetari Shah Veliullah (ra) e kanë cekur një teori të funkcionimit të botës që quhet “përsëritja e formave”.

Për shembull, të marrim një ngjarje që veq ka ndodhur në historinë e këtij universi, shumë herë dhe në nivele të panumërta. Nuk po ndodhë këtu për të parën herë. Për ta shpjeguar më tutje, kur një person të ëndërron për një ngjarje, dhe kur ajo ngjarje të ndodhë njëmend në jetën aktuale, pesë vite më vonë – atëherë cka ka parë ai person? Imagjinoje – një ngjarje që nuk ka ndodhur ende është një gjë jo-ekzistuese. Mbaje mend, ëndrrat e vërteta janë fakt I jetës. Një numër I njerëzve I kanë përjetuar. Cka është që personi sheh në një ëndërr të vërtetë? Ai e vështron nga “distanca” e pesë viteve nga koha e ngjarjes në një dimension të stacionit të përkohshëm përjetues. Ajo është cka quhet, texhedul el-emthel.

Mundohu ta kuptosh në këtë mënyrë. Të gjitha ngjarjet që do të ndodhin janë të para-caktuara dhe ato po ndodhin në nivele të ndryshme të ekzistencës. Kur ato ngjarje arrijnë në këtë nivel të këtij stacioni të përkohshëm dimensional, atëherë ne i përjetojmë të ndodhin në nivelin fizikë. Sendi kryesorë që duhet kuptuar është se nuk është një ngjarje, por një përjetim nga ajo ngjarje, dhe është përjetimi që llogaritet. Ai nuk është I interesuar në formën e ngjarjes, por në përjetim, sepse njeriu është një krijesë përjetuese dhe ai jeton në një botë të përjetimeve. Përjetimet janë ato që e bëjnë atë të pikëlluar apo të lumtur, të kënaqur apo të zemëruar. Patjetër se duhet të ketë stimulime të tipeve të ndryshme – fizike apo psiqike.

Ato ngjarje, që do të ndodhin në përjetimin e njeriut, ndodhin kur ne jemi zgjuar dhe gjithashtu ndodhin kur ne jemi në gjumë, në ëndërr. Kur njëri e sheh një ngjarje në ëndërr - dicka mirë ose keq – emocionalisht, I len një ndikim. Ashtu që ndikimi I atij përjetimi është aty; por pasojat materiale nuk janë aty.

Tani Islami thotë se ti mund ta ndryshosh fatin tënd dhe Allahu xh.sh. nuk është skllavë tek ajo që Ai e ka caktuar. Islami nuk beson në atë që Hinduizmi dhe Budizmi besojnë. Hinduizmi thotë se Brahma apo Vishnu është skllavë I Karmës. Personi nuk mund ta ndryshon. Kurani I shenjtë thotë:

Allahu mund të fshijë cdo gjë që ka buruar nga Tableta sepse Ai është zotërues I umm el-kiteb.

Ai mund të pranojë dhe fshijë cdo gjë. Ai nuk është skllavë I Ligjit; Ai është Krijues I Ligjit dhe ka urtësi dhe fuqi infinite. Cka kërkohet nga ne është ti pastrojmë motivet tona. Tezkijeh, qëllimi I Islamit, pastrimi I motivit. Në qoftë se motivi (nijeh) është I pastërt atëherë veprimet, mendimet dhe puna jote do të jenë të pastërta. Islami kërkon pastrim në motiv që është I lidhur me vullnetin, dhe në vullnet na është dhënë liria. Prandaj, bëje qëllim (tezkijeh) pastrimin e motivit tënd dhe mandej gjërat e këqia që do të duhej të të ndodhin ty do të transformohen në ëndërra. Edhe pse është shkruar më parë që të të ndodhin, do të manifestohen vetëm si gjendje mentale, e jo realitete fizike.

Allah xh.sh. është dhul-fedhil azim (K.57:21). Ai jep më shumë se që ne meritojmë, ashtu që përpjekjet tona për pastrimin tonë do të bëjnë fruta në anën pozitive.

C’fardo e mirë që do të vijë tek ne në skenarin universal të gjërave, I Gjithëfuqishmi Allah xh.sh. mund ti shtojë cdo gjë asaj, sepse Ai është Krijuesi dhe Burimi I cdo gjëje. Atributi I Tij realë është Rabb. Në Suren el-Fatihah, Ai është pesë herë dhurues I mëshirës dhe mirësisë, dhe vetëm atëherë Ai do ta bëjë llogarinë. Dhe kur e bënë llogarinë, Ai thotë: Mëshira ime përfshinë secilin send – (këtu në këtë botë dhe ditën e Gjykimit.) (Kur’an 7:156)

Eshtë atributi I Mëshirës së Allahut që transformon edhe sendin më të keq në send të mirë në jetën e njërit dhe I sjell jetës së njeriut sukses. Qenia njerëzore mund të bëhet zotëruese e fatit të vet – edhe pse në fakt kjo botë është e detyrueshme. Duke ushtruar lirinë e vullnetit të tij ai mund ta pastron vullnetin e tij (kjo është cka duhet të bëjmë) dhe për të tjerat do të kujdeset Allahu, I Gjithëfuqishmi.

Asim S. Maharvi - kontakto@udhaezemres.com

 

 

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved