Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

A ka Parajsë të Kafshëve?Ben

Çka nëna dhe babai e mësojnë fëmiun në djepë, çka mësohet sa është i ri, është sikur të shkruash në gurë

Bawa M. ra

29 Qershor 1982

Pyet: Salihu Aigner (mosha: 11 vjeqarë)

Mund të ketë. Zoti e krijoi tokën për barin, gjethet, dhe drunjët. Dhe për kafshët Ai bëri shpella në male dhe fole midis pemëve. Për secilin prej krijesave të Tij, Ai ka dhuruar një vendë banim në vende të ndryshme. Ai ka dhuruar ushqim dhe banim për cdo gjë.

Kemi një mbretëri të Zotit dhe mbretërin e ferrit/xhehnemit. Kemi gjashtë jetëra të ndryshme: jetë toke, jetë zjarri, jetë ajri, jetë uji, jetë eteri, dhe jetë njeriu, që është jetë drite, drita e jetës së Zotit. Ka një vendë për të gjashtë llojet e jetërave, por cka quhet parajsë/xhenet është vetëm për njerëzimin, për jetën e njeriut. Jetërat e tokës i kthehen tokës. Disa jetëra kanë vendë në eter dhe disa në tokë. Jetëra të tjera, siq janë kafshët, ekzistojnë si forma dhe si forma indirekte. E vetmja jetë që ekziston si dritë është jeta e njeriut.

Pra, për pesë llojet e jetërave të para, Zoti i ka mbajtur pesë vende, dhe secila do të khehet tek vendi i vetë. Në qoftë se një kafshë e kryen punën ashtu si duhet, do ta marrë vendin që e meriton, por në qoftë se i shkakton dëm ndonjërit, atëherë do ti dhurohet shtëpia e njohur si ferr, që Zoti e ka krijuar për të. Për jetërat siq janë insektet, gjethet, gjarpërinjtë, dhe skorpionat, ka një ferrë, por secila jetë që bën mirë do ti dhurohet vendi i caktuar për atë formë-jete të vecantë (ajo nga toka, zjarri, uji, ajri, apo eter). Vetëm në qoftë se shkakton dëm do ti ipet pjesa më e keqe e ferrit, ferri i kapluar nga insektet.

Qeniet njerëzore, që e kanë jetën e shpirtit shëndritës, janë të vetmet jetëra që u është dhuruar analitika e zgjuarsisë hyjnore. Vetëm ata me këtë lloj zgjuarsie kanë të drejtë të shkojnë në parajsë dhe mund të njohin sekretin e parajsës. Secila formë tjetër e jetës e ka vendin e saj. Kafshët hanë dhe flenë aty ku e bëjnë nevojën (jashtqitjen). Por ti kur të shkosh në banjo , ti e pastron dhe e lanë vetë-veten. Kafshët nuk e bëjnë atë. Kafshët nuk e posedojnë analitikën e zgjuarsisë hyjnore. Ti mund të mbash kalë apo lopë në kushte të mira, por prap se prapë do ta bën nevojën dhe do të shtrihet aty, në vendin e fëlliqur për të fjetur. Kur kafshët të zgjohen, a i pastrojnë duart dhe këmbët? Jo. A e pastrojnë vetë-veten? Jo. Prandajë atyre do tu dhurohet një vendë i përshtatshëm krahas veprimeve të tyre. Pse? Sepse ata nuk e kanë vetëdijen e analitikës së zgjuarsië hyjnore që tu tregojë atyre dallimin në mes të pastërtisë dhe ndytësirës. Ata nuk e posedojnë këtë kuptim, prandaj nuk janë të aftë të bëjnë punën që njeriu mund ta bëjë. Ata nuk e dinë dallimin në mes të keqes dhe të mirës, apo të pastërtës dhe të papastërtës.

Një jetë që nuk është në gjendje të bëj dallimin midis së mirës dhe së keqes banon në ferr pa e kuptuar fare. Njëri mund të kuptojë dallimin midis parajsës dhe ferrit vetëm pasi të kuptojë dallimin midis së mirës dhe së keqes, midis së pastërtës dhe të papastërtës. Në qoftë se një kafshë nuk sheh ndonjë dallim në mes të pastërtës dhe të papastërtës, në qoftë se hanë në një vend të ferrit, fle në një vend të ferrit, dhe jeton në një vend të ferrit, atëherë ai është vendi që do ta marrë në botën e përtejme. Dhe ai vend do të jetë një vend i lumturisë për atë kafshë. Kur të arrin gjendjen e kuptimit, edhe në qoftë se është një lopë, do të marrë një vend të mirë. Por përderisa nuk e ka atë kuptim, do të marrë një vend që i përshtatet nivelit të tij. Kështu është për pesë jetërat.

Megjithatë, në qoftë se mund ta mbani një kafshë në mënyrë të mirë, dhe në qoftë se zgjuarsia e njeriut lindë në atë kafshë dhe në qoftë se mund ta ushtroni të kuptojë dallimin në mes së mirës dhe së keqës, ajo kafshë do të arrijë parajsën e bërë për kafshët, parajsën e përshtatshme për formën e jetës së tij. Ashtu si Zoti u ka dhënë kafshëve një vend këtu, Ai gjithashtu e ka mbajtur një vend për ta atje. Nuk është në të vërtetë parajsë; është një vendë ku pastajë do të mund të jetojnë në paqe. Ai e ka mbajtur një vend për secilën prej gjashtë jetërave të jetojnë në paqe. Ajo është sekreti i Tij. Për njeriun, definitivishtë është parajsa.Cka të tjerët do të mbërrijnë do të varet nga kërkimi i tyre.

M.R. Bawa M. ra

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved