Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Bëhu i VëmendshëmPrezenca

Prezenca është aftësia ime për të dëshmuar veprimet, ndjenjat dhe mendimet e mia, ështe hapësira e vetëdijes së ekzistencës sime.

Lufto me të gjitha mendimet e huaja. Rri gjithmonë I vëmendshëm në atë ç’farë mendon dhe atë ç’farë bën, kështu që të mund ta vësh vulën e imortalitetit në çdo incident kalimtarë dhe ngjarje të jetës tënde të përditshme.

Bëhu roje.  Vë re ç’farë të tërheq vëmendjen. Mësohu ta largosh vëmendjen nga objektet e padëshiruara. Ose vlen shprehja “bëhu vigjilent në mendime dhe kujtoje vetë-veten.

Nigah do të thotë pamje. Që ka kuptimin se kërkuesi duhet ti bëj roje zemrës dhe ta ruajë atë duke ndaluar hyrjen e mendimeve të këqija. Prirjet e këqija e mbajnë zemrën largë nga bashkimi me Hyjnoren.

Për ta mbajtur zemrën në roje nga prirjet e këqija për pesëmbëdhjetë minuta konsiderohet një arritje e madhe. Kush e arrin fuqinë për ti bërë roje zemrës nga mendimet e këqija dhe ta mbronë atë nga prirjet e ulëta do ta njeh zemrën e tij, dhe kush e njeh zemrën e tij do ta njeh Zotin e tij. Profeti a.s. I shenjtë ka thënë, “Kushdo që e njeh veten e njeh Zotin e tij.”

 

Dëgjo heshtjen e borës. Ndiej të qarat e tokës. Shiko njëri tjetrin në sy.

 

Bëhu I vëmendshëm në çdo moment dhe vetëm atë moment. Ndieje.  Merre në eshtrat e tua. Lere të të transformojë.

 

Mësohu të heqësh dorë.

 

Fillo ta thjeshtësosh jetën.  Thjeshtëso pronën tënde, mendimet e tua, dëshirat e tua, të priturat e tua.

 

Kur të mund të heqësh dorë, atëherë krahët e tu happen dhe janë gati të marrin të gjitha të mirat që Zoti me mallë dëshiron të ti dhurojë.

 

Zhvillo intimitet me Zotin.

 

Merre një mendim të mirë apo një nga emrat më të bukur të Zotit. Lere atë mendim apo atë emër të filtrohet përmes zemrës dhe mendjes tënde gjatë tërë ditës.

 

Thuaje kur të jesh në shitore duke pritur në rendë, kur të hashë drekë, kur ta gërryesh akull nga dritarja e makinës.

 Lere le të vendoset thellë në zemrën tënde që të punojë për nga brenda dhe të të sjellë në një intimitet më të afërt me Zotin.

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved