Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Dashuria Origjinaledashuria origjinale
"Po me të vërtetë dashuria
është dritë nga parajsa;
Një shkëndijë e atij zjarri të pavdekshëm
të ndarë me engjujt,
Në emër të Allahut e dhuruar
që të ngre lart nga toka
dëshirat tona të ulëta.”


Lord Byron

Çka është Dashuria Origjinale?

Dashuria e Besimit; Zoti ka dëshmuar tek dashuria e besimtarëve duke thënë, 

Dhe ata që besojnë e donë Zotin më së shumti’(Kur’an 2:160).  

Drita e përmallimit është drita e dashurisë (mahhaba); e përmbushura e saj është e dritës së dhembshurisë (widad). Përmallimi depërton në zemër nga drita e dhembshurisë.  Kur Zoti e ndez atë llampë në zemrën e shërbyesit të Tij, digjet rreptë në damarët e zemrës së tij derisa të ndricohet nga ajo, dhe llampa kurr nuk shuhet veq në qoftë se njeriu I vlerëson veprimet e tij me syrin e vet-kënaqësisë. Sepse në qoftë se njeriu ndihet I sigurtë në veprimet e tij ndaj të ligës së oponentit (Djallit) të tij, ai do të shfaqë atë veprim pa ndonjë frigë se mund ti largohet mëshira e Zotit; krenaria atëherë ia okupon zemrën; shpirti I tij vrapon si I egër në përfitim të kotë; dhe zemërimi I Zotit zbret në të. Eshtë sikur, ndonjë njeriu të cilit I është besuar nga Zoti dashuria e Tij, e ai shkon dhe i dorëzon dyzgijtë e shpirtit vet-kënaqësisë, atëherë humbja e mëshirës së Zotit do ta shpie atë në shkatërrim. 

Një grua e urtë njëherë tha, ‘Ah! Po tu kishte vendosur Zoti atyre që janë të përmalluar për ta takuar Atë një gjendje të tillë që, po ta humbnin,  do të largoheshin nga lumturia e përjetëshme.’ Ajo ishte pyetur, ‘Ç’farë gjendje është ajo?’ Ajo ua ktheu, ‘Ti vlerësojnë vyrtytet e tyre të mëdha si të vogla, dhe të cuditen se si ndodhi që u bë që zemrat e tyre të jenë receptorët e këtyre Favorizimeve Hyjnore.’ Një njeri I urtë ishte pyetur, ‘Na trego për përmallimin tënd ndaj Zotit – sa peshon në zemrën tënde?’ Ai u përgjegjë, ‘A po flitet kështu për mua? Nuk ka asgjë në zemrën time që mund të peshohet, përveqë se në prezencën e shpirtit; dhe në qoftë se shpirti bëhet prezent derisa zemra kënaqet në ndonjë trashëgim të afrimit me Zotin, kënaqësia e saj menjëherë pengohet dhe shndërrohet në shqetësim.’ 

Mudar, Lexuesi ishte pyetur, ‘Cila është më e mirë për dashuruesin – frika apo përmallimi?’ Ai u përgjegjë, ‘Kjo është një pyetje që nuk mund të përgjigjem; shpirti nuk ka shikuar në asgjë pa mos e korruptuar.’

Abd el-Aziz b. Abd Allah mi recitoi këto vargje në të njëjtën temë.

Më së miri lere mëkatarin të vuaj dhe frikësohet

Kur të kthehet tek Zoti në lutje;

Zemra e përkulur dhe e pastërt

Vetëm në Dashuri mund të qëndroj I sigurtë;

Por ata që janë të ngritur dhe të zgjuar

Shikojnë në Zotin me sy të përmalluar.

Për këtë arsye thuhet se dashuria është përmallim, sepse njëri nuk përmallohet përveqëse për të dashurin/ën. Nuk ka dallim në mes të dashurisë dhe përmallimit, kur përmallimi është degë e dashurisë origjinale.  


Thuhet gjithashtu se dashuria dihet nga faktet e saja në trupa të dashuruesve, dhe në fjalimet e tyre, dhe gjithashtu nga favorizimet e shumta që I shfrytëzojnë përmes unioni konstant me të Dashurin e tyre.  Kur Zoti I bën shoqëri atyre, Ai e vë Favorizimin e Tij në ta; dhe kur këto Favorizime manifestohen, ata njihen për dashurinë e tyre ndaj Zotit. Vetë dashuria nuk ka ndonjë trajtë apo formë të manifestimit, për natyrën dhe formën e tyre që të njihen; është dashuruesi që njihet me karakterin e tij, dhe me shumë Favorizime që Zoti I shfaqë në gjuhën e tij, duke e këshilluar me butësi, dhe çka I zbulohet zemrës së tij. 

Kur rrënjët e këtyre Favorizimeve janë bërë me një temel të fortë në zemër, gjuha flet për degëzimet e saj; dhe Favorizimet e Zotit arrijnë në zemrat e atyre që Atë e duan.  Shenja më e çartë e dashurisë së Zotit është zbehja e tepruar, që është e asociuar me meditimin e vazhdueshëm,  dhe me një zgjerim të manifestimit të heshtur të shoqëruar me vetë-nënshtrim total, I dorëzuar me  nxitim të madhë para se vdekja e tmerrshme të vie në të; dhe dashuruesi flet për dashurinë në proporcion të Dritës që I është dhuruar atij. Prandaj thuhet, se shenja e dashurisë së Zotit është vendbanimi brenda I Favorizimeve të Zotit në zemrat e atyre që Zoti I ka zgjedhur për Dashurinë e Tij. 

Një dijetar I citon këto vargje në lidhje me këtë temë.

Ai I ka disa nga të zgjedhurit e Tij

Të inspiruar ta duan Atë me të vërtetë;

Të zgjedhur posaqërisht ashtu

Shumë kohë më parë;

Të zgjedhur, apo vetëm për Të

I bëri që të jenë anije të Dashurisë së Tij,

Ti vërtetojnë Benefitet e Tij.

 

El Muhasibi r.a.
"Sufismi, Një llogari e Mistikëve të Islamit"
A.Arberri. - kontakto@udhaezemres.com

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved