Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Unë jamë dhjetë vjeqare dhe jamë kurreshtare të di se a bën të lyhem?

Përgjigje: Dashuria ime ju, rruza të dritës në sytë e mi. Në qoftë se lulja do ta ngjyrosë vetë-veten, origjinalitetin e saj, bukuria natyrore do ti shuhet. Pse Zoti do ta krijonte si lule në qoftë se do të kishte nevojë për tu ngjyrosur? Ajo veq është e bukur dhe aromatike, dhe nuk ka nevojë për tu lyrë.

Nuk ka asnjë, madje as lugatë, që nuk do të joshet nga një vajzë e bukur. Madje edhe një plakë të cilit iu ka afruar vdekja do të joshet tek ajo kur ta shikon atë. Zoti I dha femrës bukuri të tillë natyrore. Ai ty veq të dha atë bukuri, dhe është mirë për ty ta mbashë të bukur. Zgjuarsia jote, kualitetet e tua dhe dashuria do të jenë shumë më të bukura në qoftë se I mban natyrale. Zoti të dha këtë bukuri natyrore si një dhuratë bëmirëse, në mënyrë që ti të mos kesh nevojë ta lyesh atë. Eshtë njësoj sikur të ngjyrosësh arë. Ngjyra e mbulon bukurinë dhe shëndritjen e arit dhe e pengon shkëlqimin e tij.

Kush ka nevojë për tu lyrë? Jo ti. Vetëm plakat kanë nevojë për tu lyrë, plakat me rrudha që I kanë shpenzuar të gjitha vallëzimet dhe aktrimet dhe që nervat u janë harxhuar dhe eshtrat I kanë gati për tu shkrirë.  Ato janë të vetmet që kanë nevojë për tu lyrë.  Ka madje edhe ca pleqë dhe plaka që ende e dëshirojnë botën dhe që ende dëshirojnë të aktrojnë dhe vallëzojnë, kështu që kanë nevojë të shkojnë për të bërë operacion plastikë që ti lëmojnë rrudhat e lëkurës së tyre. Por Zoti të ka dhuruar ty dhuratën që është e përshtatshme për moshën tënde. Prandaj, nuk mendoj se ti ke nevojë për tu lyrë.

Bava Muheijedin (Ral.) "Why can't I see Angels"

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved