Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Djemtë dhe Vajzat - Sa afër?pyetje

Pyetje:  Cila është sjellja e duhur në mes të djemëve dhe vajzave nga mosha  dhjetë vjeqare deri në atë tetëmbëdhjetë vjeqare?

Përgjigje:  Dashuria ime ju, nipërit e mi dhe mbesat e mia, vëllëzërit dhe motrat e mia, djemtë dhe vajzat e mia. Eshtë një periudhë në jetë kur të dy palët fëmijët meshkuj dhe femra tundohen të shkojnë në një udhë të gabuar. Për vajzat kjo periudhë është përafërsishtë nga mosha njëmbëdhjetë vjeqare deri në njëzet e një vjeqare, derisa për djemtë është nga mosha katërmbëdhjetë vjeqare deri në moshën njëzet e pesë vjeqare. Kjo është koha kur kanë dashnorë e dashnore. I gjithë këndimi dhe vallëzimi vinë gjatë kësaj kohe, dhe kualitetet e dashurisë, lakmisë, pasionit, seksit, xhelozisë, falsitetit, dhe tradhëtisë zhvillohen në ta. Bota e iluzionit (maja), gjashtëdhjetë e katër llojet e lojrave seksuale, dhe katërqind trilion e dhjetëmijë lloje të kualiteteve gjithashtu vinë.

 Në qoftë se djemtë dhe vajzat janë shumë afër gjatë një moshe të caktuar, është njësoj sikur ta vësh pambukun afër zjarrit. Kur zjarri e prek pambukun, do ta ndez dhe shkatërrojë atë. Ngjajshmërishtë, në qoftë se gjatë këtyre viteve, këto kualitete I prekin djemtë dhe vajzat, jetërat e tyre do të shkatërrohen.  Kufizimi I jetës së tyre, vlera e tyre, potenciali I tyre, dhe studimet e tyre do të rrënohen.  Urtësia dhe e vërteta do të rrënohen. Uniteti me prindërit e tyre dhe dashurinë që e kanë për ata do të prishet gjithashtu. Ata do të ndahen nga prindërit dhe do të digjen para se ti mbushin njëzet e një vjet.

Në atë moshë, shumë shokë me shumë kualitete të këqia do të mundohen të hynë në jetërat e tyre, shokë që vjedhin, thonë gënjeshtra, bëjnë dashuri me njëri tjetrin, shokë që tradhëtojnë, shkatërrojnë, dhe prishin jetëra të tjera. Në qoftë se djemtë dhe vajzat me kualitete të tilla mblidhen së bashku gjatë këtyre viteve, do të ketë një rrezik shumë të madhë, dhe ky rrezik do tua shkatërron jetërat e tyre.

Vajza është një gjë shumë e njomë. Ajo është e bukur, e vlefshme, dhe shumë delikate. Vajza është sikur një lule e bukur. Në qoftë se buburreci apo ndonjë insekt tjetër bie në lule kur është gati për të qelur, do të fillojë ta grimcojë/hajë atë. Kur lulja të vyshket dhe kur nuk është më e bukur, vlera e saj do të shuhet. Në këtë kohë kopshtari duhet të jetë shumë I kujdesëshëm që të përdorë insekticide që të jetë I sigurtë se lulet nuk do të hahen nga insektet, ashtu që të kanë vlerë kur të vie koha ti dërgojë në tregë.

 Njashtu, në këtë moshë me të vërtetë duhet të përdorni insekticide; përndryshe, bubat do të kërcejnë në ju dhe do të ju hanë. Bukuria juaj, aroma dhe vlera do të shuhen, dhe vlera jote e tregut do të zvogëlohet. Bënu shumë të kujdesëshëm që kjo mos të ndodhë. Ashtu sikurse kopshtari që duhet të kujdeset që lulet të mos e humbin bukurinë e tyre, apo aromën e tyre, prindërit e juaj që ju kanë mbjellur dhe ju fëmijë që jeni vetë lulet, trëndafilat, duhet të jeni shumë të kujdesëshëm. Eshtë në këtë kohë që të gjithë buburrecat dhe insektet do të ngjiten tek ju dhe do të mundohen që të ju shkatërrojnë. Një bubrrec që rri ulur në një lule, ai nuk do të rri vetëm ulur. Ai po vie për të të ngrënë/hangër ty. Kjo është absolutikishtë e sigurtë. Derisa do të piqeni edhe pakë, duhet të jeni shumë të kujdesëshme. Ju duhet ta dini se cdo bubrrec që vie afër ai po vie për të të ngrënë ty. Ai nuk ka ardhur që të jetë shoku yt. Të jeni të sigurtë për këtë punë. Ju duhet të jeni të vëmendshme dhe ta kuptoni këtë. Prandaj djemtë dhe vajzat duhet të jenë shumë të kujdesëshëm njëri me tjetrin. Eshtë sikur të mbash pambukë dhe zjarrë në të njëjtin vend. Nuk është mirë për djemtë dhe vajzat të jenë shumë të afërt.

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved