Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Dritë mbi Dritë - Interpretim

 

Në Emër të Allahut
Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Mik i dashur, zemra jote është një pasqyrë e lustruar. Duhet ta pastrosh deri sa të bëhet e pastërt nga perdja e pluhurit që është grumbulluar në të, sepse është destinuar që ti reflekton dritat e sekreteve hyjnore. Kur drita nga


Allahu [Që] është Drita
e qiejve dhe e tokës

të fillon të shkëlqejë në regjionet e zemrës tënde, kandili i dritës do të ndezet. Kandili i zemrës

është në një qelq, qelqi është sikur të ishte
një yll flakërues që shkëlqen

Mandej brenda në atë zemër, vetëtima e zbulimeve hyjnore qëllon. Kjo vetëtimë do të gjenerohet nga murmurima e reve të domethënieve

as nga Linda e as nga Perendimi,
e ndezur nga një pemë e bekuar ulliri

dhe hedh dritë në pemën e zbulimeve, aq e dëlirë, aq transparente saqë

shkëlqen edhe pse zjarri nuk e prekë.
(Nur, 35)

Mandej kandili i urtësisë ndezet nga vetë-vetja. Si do të qëndronte i pandezur kur drita e sekreteve të Allahut shkëlqen mbi të? Në qoftë se vetëm drita e sekreteve hyjnore shkëlqen në të, sekretet e qiellit të natës do të ndezëshin me mijëra yje,

dhe nga yjet [ju] gjejeni rrugën [tuaj]
(Nahl, 16)

Nuk janë yjet që na udhëzojnë ne, por drita hyjnore. Sepse Allahu e ka

mbushur qiellin e ulët
me bukuri [në] yje.
(Ja Sin, 6)

Në qoftë se vetëm kandili i sekreteve hyjnore të jetë i ndezur në veten tënde të brendshme, të tjerat do të pasojnë, ose përnjëherë ose dalngadalë. Disa ju veq i dini disa do të ju tregojmë ne këtu. Lexo, dëgjo, mundohu të kuptosh. Qiejt e errët të ndërdijes do të ndizen nga prezenca hyjnore dhe nga paqja dhe bukuria e hënës së plotë, që do të lindë nga horizonti duke hedhur

Dritë mbi Dritë
(Nur, 35)

përherë duke u ngritur në qiell, duke kaluar përmes fazës së caktuar, ashtu si Allahu i ka

caktuar për atë faza, derisa të
(Ja sin, 39)

shkëlqen në triumf në qendër të qiellit, duke e hedhur errësirën e pavëmendjes.

(Betohem) në natën kur është e qetë,
(Dhuha, 2)

Në triumfin e dritës së mëngjezit,
(Dhuha,I)

nata jote e ndërdijes do ta sheh zbardhjen e ditës. Atëherë do ta inhalosh parfumin e kujtesës dhe

do të pendohesh në orët e hershme të mëngjezit
(El Imran, 17)

të ndërdijes, dhe do të zhgënjehesh për jetën që e ke kaluar në gjumë. Ti do ti dëgjosh këngët e bylbylave të mëngjezit, dhe do ti dëgjosh ata duke thënë

Ata e kishin bërë shprehi që të flejnë vetëm pakëz
gjatë natës, dhe në orët e hershme të agimit,
[ata ishin parë] duke u lutur që të jenë të falur.
(Zerijet, 17-18)

Allahu e udhëzon Kë të dojë Ai tek Drita e Tij
(Nur, 35)

Mandej do të shohësh duke lindur nga horizonti i Arsyes Hyjnore diellin e njohurisë së brendshme. Eshtë dielli yt privatë, se ti je ai

të cilin Allahu e udhëzon,

dhe je

në udhën e drejtë,

dhe jo ai të cilin

Ai e len në gabim.
(Eref, 178)

Dhe ti do ta kuptosh sekretin se

Nuk është e lejuar diellit që ta arrin hënën,
e as nata nuk mundet ta zhvesh ditën.
Secila noton në orbitën (e tyre të caktuar).
(Ja Sin, 40)

Në fund, nyja do të zgjidhet sipas

alegorive që Allahu i vë para për njerëzimin,
dhe Allahu është i dituri i të gjitha gjërave,
(Nur, 35)

dhe perdet do të hiqen dhe muret do të copëtohen, që do ta tregojnë të njomën nën të vrazhdën; e vërteta do ta shfaqë fytyrën e saj. E tërë kjo do të fillon kur pasqyra e zemrës tënde të pastrohet. Drita e sekreteve hyjnore do të bie në të në qoftë se ti donë dhe kërkon për Atë, nga Ai, me Atë.

Letër nga Hazret Abdul Kadir El-Xhilani ra.

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved