Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Ehli et Tesavufi - Sufizmipema

Sufinjtë [ehli at-tesavuf] quhen kështu për një apo më shumë arsye si në vijim:

1.   Për shkak të tesfije's [pastërtisë] të qenies së tyre të brendshme, që pastrohet nga drita e njohurisë direkte [ma'rifet] dhe të pohimit të Njëshmërisë [Teuidit].

2.  Sepse janë të afërm me Shoqëruesit e Bankës [As'hab es-Suffa].

3.  Sepse veshjet e tyre janë të bëra nga leshërat [suf]: rroba me lesh të deles për të rinjtë, rroba me lesh të cjapit për ata në fazat mesatare, 

Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij.


(Kur'an 50-16)
 dhe lesh të butë [mer'ez]  të dhisë për ata në fazat finale.

Ashtu sikur që rrobat e tyre të jashtme janë të harrnuara së bashku me leshëra  të ndryshme, konsumimi i tyre i ushqimeve dhe pijeve është gjithashtu në proporcion me gjendjen e tyre të progresit të brendshëm.  Sipas autorit të et-Tefsir el-Mejme "Për asketët [ehl az-zuhd], vështirësia është e duhur në të gjitha ato çështje siq janë veshja, ngrënja, dhe pirja.  Për udhëzuesit e njohurisë direkte [ehl el-ma'rifa], në anën tjetër, butësia është e duhur në çdo rastë.  Ata duhet ti trajtojnë njerëzit sipas Sunnetit [shembulli i praktikës së Profetit (Allahu e bekoftë dhe i dhuroftë paqe)],  ashtu që asnjëri prej tyre mos të kalojë rolin e tij të duhur, sepse janë në rangun e parë në prezencën e Njëshmërisë."

Fjala Tesevuf [Sufizëm] shkruhet në Arabishtë me katër germa bashkëtingëllore:  ta, sad, vav, dhe fa:

1.   Germa ta qëndron për teuba [pendim], që ka dy aspekte: pendimi i qenies së jashtme, dhe pendimi i qenies së brendshme.   Pendimi i qenies së jashtme do të thotë kthimi, me të gjithë anëtarët e trupit të jashtëm, nga mëkatet/gjynahet dhe veprimet fajësuese tek veprimet adhurimit nënshtrues, dhe nga opozita dhe kontraditat e pajtueshmërisë dhe përshtatjes në fjalë dhe veprim. Sa për pendimin e brendshëm, do të thotë kthimi tek pajtueshmëria dhe përshtatja përmes pastrimit [tesfia] të zemrës. Menjëherë pasiqë ai që fajëson transformohet në atë që lavdëron, faza e germës ta është kompletuar.

2.  Germat sad qëndron për sefa [pastërti], që ka gjithashtu dy aspekte: pastërtia e zemrës dhe pastërtia përbrenda e qenies sekrete më të thellësishme.  Pastërtia e zemrës do të thotë se Sufi duhet ta pastrojë zemrën duke i hedhur ndytësit e njeriut, sikur lidhjet që shtohen në zemër nga ngrënja e tepërt, pirja, gjumi, dhe folja, dhe intereset e botës sikur dëshira për sa më shumë pronë, sa më shumë marrëdhënie seksuale, sa më shumë dashuri për fëmijë dhe familje, e kështu me radhë.

Në mënyrë që të pastrohet zemra nga këto vese, nuk ka asnjë alternativë tjetër pos përkujtimit konstant të Allahut (I Lartësuar është Ai).  Në fazën nismëtare, ky përkujtim duhet të praktikohet me zë të çartë, derisa të arrihet faza përkutjimit të fshehur privatë.  Ashtu si Allahu (I Lartësuar është Ai) ka thënë:

Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata

të cilëve zemrat u dridhen kur Allahu të përmendet. (K. 8:2)

 

innama 'l-mu'minuna 'lledhina

idha dhukire 'llahu uegjilet kulubu-hum (8:2)

Me fjalë të tjera, [zemrat e tyre dridhen] nga frika.  Një frikë e tillë përjetohet vetëm pasë zgjimit të zemrës nga gjumi i pavëmendjes, dhe pasi të lëmohet.  Të reflektuara në të atëherë bëhen trajtat e të Padukurës, të dyja e mira dhe e keqja. Ashtu si Profeti (bekimi dhe paqja qofshin me të) njëherë tha:

Dijetari i gdhendë imazhet dhe njohësi direktë lustron.

Sa për pastërtinë përbrenda qenies sekrete më të thellësishme,  nevoitet largim nga çdo gjë përveqë Allahut (I Lartësuar është Ai) dhe dashurisë së Tij, duke përsëritur në mënyrë konstante pohimn e Njëshmërisë me gjuhën sekrete të qenies më të brendshme.  Sa të arrihet kjo gjendje, faza e germës sad është kompletuar. 

3.  Germa vav qëndron për vilaje [shenjtëri], që pason si rezultat i pastërtimit. Ashtu si Allahu (I Bekuar dhe Lartësuar është Ai) ka thënë:

Ta keni të ditur se të dashurit e All-llahut (evliatë, të shenjtit),

nuk kanë frikë e as kurrfarë brengosje? (Kur'an 10:62)

 

e-la inna evlija a 'llahi

la khevfun elei-him

ve la hum jehzenum. (10:62)

 

Atyre u jepet myzhde në jetën e Dunjasë

dhe në jetën tjetër (10:64)

 

le-humu 'l-bushra fi'l-hejati 'd-dunja

ve fi 'l-akhira (10:64)

Rezultati i shenjtërisë [vilaje] është se receptuesi i saj sillet në pajtim me standardet  e vëna nga Allahu (I Bekuar dhe Lartësuar është Ai). Ashtu si Profeti (paqja dhe bekimi qofshin me të) njëherë tha:

Ju duhet të silleni në pajtim me standarded e vëna nga Allahu ( I Lartësuar është Ai).

Kjo është sikur kur i vesh rrobat e atributeve të Allahut (I Lartësuar është Ai), pasë rrobave të atributeved të njeriut. Ashtu si Ai ka thënë (I Bekuar dhe Lartësuar është Ai) në Hadith Kudsi:

Kur e dua robin, Unë bëhem për atë një veshë, një sy, gjuhë, dorë dhe këmbë, kështu që përmes Meje ai dëgjon, përmes Meje ai shikon, përmes Meje ai fletë, përmes Meje ai prekë, dhe përmes Meje ai ecën.

Prandajë duhet të abstenosh nga çdo gjë përveqë Allahut (I Bekuar dhe Lartësuar është Ai). Ashtu si Ai ka thënë (Triumfues dhe i Lartësuar është Ai):

Erdhi e vërteta dhe u zhdukë e kota.

E kota është destinuar të zhduket. (Kur'an 17:81)

ue kul ja e'l-Haku ue zeheke 'l-batil:

inna 'l-batile kane zehuka (17:81)

 

Faza e germës vav këtu kompletohet.

 

4.  Sa për germën fa , qëndron për fana [shkrirje] në Allah (E Mbrekullueshme është Madhëria e Tij).  Kur dikush i shkrinë atributet e njerëzimit, atij i kujtohen dhe depërton në atributet e Njëshmërisë [Ahadija]. Allahu (Triumfi është i Tij) kurr nuk shkrihet dhe kurr nuk zhduket, kështu që robi i larguar shpëton/mbijetonë përgjithmonë me Zotin të Përhershmin dhe kënaqësinë e Tij të mirë, dhe zemra që fluturoi mbijeton përgjithmonë me Sekretin e Përhershëm.  Ashtu si Allahu (I Bekuar dhe Lartësuar është Ai) ka thënë:

Çdo gjë do të zhduket përveq fytyrës së Tij.

kullu shei'in haliju illa vejhe-h. (Kur'an 28:88)

Përmes kënaqësisë së Tij të mirë, robi mund të kthehet [nga shkrirja] tek veprat e tij të mira tek të cilat ai ishte i devotshëm për hir të shprehjes së Tij dhe kënaqësisë së Tij të mirë, ashtu që Ai që është Kënaqur do të mbetet me atë që e kënaqë Atë.  Rezultati i punëve të mbara është jetë për realitetin e qenies njerëzore, që quhet fëmiu i domethënieve të brendshme.  Ashtu si Allahu (I Bekuar dhe (Lartësuar është Ai) ka thënë:

Tek Ai veprat e mira mbërrijnë,

dhe të bërat e mira Ai i ngret lartë.

ilai-hi jes'edu 'l-kelimu 't-tejibu

ue 'l-emelu 's-salihu jerfe'-u-h (Kur'an 35:10)

Çdo punë që kryhet për dikënd tjetër e jo për Allahun (I Lartësuar është Ai),  aty bëhet një atribuim i partnerëve për Të [Shirka], ashtu që e mallkon atë që e kryen atë punë në shkatërrim.

Kur shkrirja në Atë kompletohet, robi e fiton kujtimin në fushën e Afërsisë. Ashtu si Allahu (I Bekuar dhe (Lartësuar është Ai) ka thënë:

Me të vërtetë të drejtit do të banojnë..

në një vend të sigurtë, në prezencën

e Mbretit Gjithë-Fuqishmit.

inna'l-mutekine...

fi mek'adi sidkin

inda Malikin Muktadir, (Kur'an 54:55, 55)

Ekziston stacioni i Profetëve dhe i të shenjtëve në fushën e Hyjnorës [Lahut]. Ashtu si Allahu (I Bekuar dhe (Lartësuar është Ai) ka thënë:

Dhe bëhuni bashkë me të vërtetët.

ue kunu ma a 's-sadikin. (Kur'an 9:119)

Në qoftë se novela fenomenale arrinë në kontaktë me të përhershmen, nuk mund të ketë një ekzistencë të përhershme. Ashtu si poeti ka thënë:

Atributet dhe veprimet e Esencës, të gjitha ato,

janë të përhershme, tërësishtë imune nga zhdukja.

Kur varfëria shpirtërore [fakr] të kompletohet, Sufi mbetet përgjithmonë me Zotin e së Vërtetës (Triumfi është i Tij dhe i Lartësuar është Ai). Ashtu si Allahu (I Bekuar dhe Lartësuar është Ai) ka thënë:

Të tillët me të drejtë janë pronarët e Parajsës;

ula ika ashabu 'l-xheneti

Ata jetojnë aty përgjithmonë.

hum fi-ha khalidun. (Kur'an 7:42)

Allahu (I Bekuar dhe Lartësuar është Ai) gjithashtu ka thënë:

Dhe Allahu është me ata që me durim përballojnë.

ue'llahu me a's-sabirin. (Kur'an 8:66).

 

(Kitab Sirr el-Esrar ue Mezher el-Enuar)

SHEJH ABD EL-KADIR EL-XHILANI RA.

kontakto@udhaezemres.com

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved