Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Ebu Jezid El-Bistami (804-874 CE). (Allahu e bekoftë)bistami

 

“Unë kam mbjellur dashuri në zemrën time
dhe nuk do të më largojë vëmendjen askush deri në Ditën e Gjykimit.
Ti ma ke lënduar zemrën kur u afrove afër meje.
Dëshira ime rritet, dashuria ime gumon.
Ai më derdhi një pije.
Ai ma shpejtoi zemrën me një gotë të dashurisë
Që e pat mbushur tek oqeani i shoqërisë.”

Pash se shpirti im i kishte lindur
hyjnores. Nuk shikonte në asgjë dhe pa
interesë, edhe pse Parajsa dhe Ferri i
ishin shfaqur, sepse ishte liruar nga
fenomeni i perdeve.

Mandej u bëra zog, që e kishte trupin e Njëshmërisë dhe që krahët i kishte nga e Përhershmja, dhe vazhdova të fluturojë në ajrin e Absolutit, derisa kalova në sferën e Pastrimit, dhe shikova në fushën e Përjetësisë dhe e përjetova aty pemën e Njëshmërisë.

Kur shikova, unë vetë isha të gjitha ato. Thirra O Zot, me egoizmin tim nuk mund të të arrijë Ty, dhe nuk mund të ikë nga vetë-vetja ime. Çka duhet të bëj?

O Ebu Jezid, ti duhet të fitosh lirim nga vetë-vetja jote duke e përcjellur të Dashurin tim (Muhamedin a.s.). Fshijë sytë e tu me pluhurin e këmbëve të tij dhe përcillle atë vazhdimishtë?

Bistami r.a.

 

Jeta e Tijë

Ebu Jezid El-Bistami, gjithashtu është i njohur me emrin Bajazid Bastami. Kishte lindur në Bostam të Iranit.

Gjyshi i Bajazidit ishte Zoroastrian nga Persia që u konvertua në Islam. Bajazid bëri një studim detale të ligjit Islamik Sheriatit dhe praktikoi me diciplinë të rreptë mohimin e vet-vetës (zuhd). Gjatë gjithë jetës së tijë ai ishte i palodhur në praktimin e obligimeve fetarë dhe në respektimin e adhurimit vullnetar.

Ai i lutej studentëve të tijë (murids) ti lënë të gjitha punët në duart e Allahut dhe i inkurajoi ata që të pranojnë sinqerisht doktrinën e ciltër të Unitetit/Njëshmërisë të Zotit (tevhid). Kjo doktrinë përbëhej prej pesë gjërave esenciale: Ti mbajnë të gjitha obligimet sipas Kuranit dhe Sunetit, që gjithmonë të flitet e vërteta, zemra të jetë e lirë nga urrejtja, ti shmangen ushqimeve të ndaluara dhe ti injorojnë risitë (bid a).

 

Thëniet e tijë

Njëra prej thënieve të tijë ishte: Arrita ta njohë Allahun nëpërmjet Allahut, dhe kam arritur të njohë cka është tjetër gjë prej Allahut me dritën e Allahut.

Ai tha, Allahu u ka dhuruar shërbëtorëve të tijë favor për qëllim që ti ofrojë afër tijë. Në vend që të afrohen afër tijë ata/ato nga mahnitja me favorizimet janë duke u larguar më large prej tijë.”Dhe ai tha, duke iu lutur Allahut, O Allah, Ti e ke krijuar këtë krijim pa dijenin e tyre dhe Ti ke vënë besimin e tyre pa vullnetin e tyre. Në qoftë se ti nuk ju ndihmon kush do të ju ndihmojë?

Bayazidi tha qëllimi kulminantë i Sufit është të përjetojë vizionin e Allahut në botën e përtejme. Për atë efekte ai tha, “Ka shërbëtorë special të Allahut që, në qoftë se Allahu fshihet nga ata gjatë pamjes se Parajsës, do ti luteshin Atijë që ti largojë ata nga Parajsa sikurse banorët e zjarrit do ti luteshin Atijë që ti lirojë ata nga Ferri.”

Ai tha për dashurinë e Allahut ndajë shërbëtorëve të tijë, “Në qoftë se Allahu i don shërbëtorët e Tijë, Ai do të ju dhurojë atyre tre atribute që janë vërtetim i dashurisë së tijë:  

  1. Bujaria sikurse bujaria e oqeanit,
  2. Dashamirësi sikurse dashamirësia e Diellit që jep dritën,
  3. Modestin sikurse modestia e Tokës.

Ai/Ajo që dashuron me të vërtetë kurr nuk konsideron për të ekzagjeruar ndonjë pikellim dhe kurr nuk zvoglohet në adhurim, për arsye të besimit të ciltër.”

Njëri e pyeti Bajazidin, “Me trego një veprim që unë mund ta bëjë në mënyrë që ti afrohem Zotit tim” Ai i tha,

Duaj të dashurit e Allahut në mënyrë që edhe ata të të duan. Sepse Allahu i shikon zemrat e të shenjtëve të Tijë dhe atje Ai do të shohë emrin tënd të ngulitur në zemrat e të shenjtëve të tijë dhe Ai do të falë.”

Shumë dijetarë musliman të kohës së tijë, dhe shumë të tjerë më pas, thanë se Bajazid al-Bistami ishte i pari të shpërndajë Realitetin e Shkrirjes (fana’). Bistami ishte i pari që foli haptasi për shkrirjen e vetës në Zotin (fana fi ‘Allah’) dhe ekzistenca nëpërmjet Zotit (baka ‘bi’ Allah). Është me rëndësi të cekët se ky realitet i arritur nuk është ndonjë lloj mishërimi. Asnjë krijesë nuk mund të barazohet me Krijuesin Suprem dhe të besohet një gjë e tillë konsiderohet shirk.

Edhe nga dijetarët më të rreptë si, Ibn Tejmije, që jetoi në shekullin e 7’të A.H. e adhuroi Bajazidin për këtë dhe e konsideroi atë të jetë njëri nga mësuesit e tijë. Ibn Tejmije tha për të, “ Janë dy kategori të gjendjes FANA’: Njëra është për Profetët dhe të shenjtët e perfektë, dhe tjetra është për kërkuesit midis të shenjtëve dhe njerëzve të devotshëm (saliheen). Bajazid al-Bistami i takon kategorisë së parë prej atyre që përjetojnë fana’,që do të thotë mohim komplet i cdo gjëje përveq Zotit. Ai nuk pranon asnjë vetëm Zotin. Ai nuk adhuron asgjë tjetër përveq Atijë, dhe nuk kërkon nga askush përveq Atijë,” Ai vazhdon, duke e cituar Bajazidin që tha, Unë nuk dua të dua përveq asaj cka Ai don,

Ishte raportuar për Bajazidin të ket thënë, “U shkurorzova nga bota e ulët tre herë në mënyrë që të mos mund të kthehem aty dhe u shpërngula tek Zoti im i vetëm, pa asnjëri, dhe e thirra vetëm Atë për ndihmë duke i thënë,

‘O Allah, O Allah, askush nuk qëndron për mua përveq Teje.’

At kohë e kuptova sinqeritetin e lutjes në zemrën time dhe realitetin kur egoja mbeti e pa ndihmuar. Menjëherë pranimi i asaj lutje u pranua në zemrën time. Ky përjetim më hapi një vizion se nuk isha më në ekzistencë dhe u zhduka kompletë nga vetja ime në vetën e Atijë. Dhe Ai i solli para meje të gjitha ato përjetime nga të cilat u shkurorzova më parë, dhe më veshi me dritë dhe me atributet e tijë.”

Bajazidi tha: “Me Uroni, për Shkelqimin tim më të madh!” Dhe ai vazhdoi duke thënë, “Shkela në një oqean kur profetët e mëhershëm ishin ende pranë bregut.” Dhe ai tha, “O Perëndia ime, bindja jote ndaj meje ishte më e madhe se sa bindja ime ndaj teje.” Kjo do të thotë, “O Zot, ti veq e pranove lutjen time përderisa unë ende duhet të krijojë bindjen ndaj teje.”

Ai tha, “ I kam bërë katër gabime në hapat e parë të ketijë udhëtimi:

  1. Unë mendova se unë e kujtojë Atë
  2. Dhe se unë e njohë Atë
  3. Dhe se unë e dua Atë
  4. Dhe se unë e kërkojë Atë,

por kur e mbërriva Atë e kuptova se

  1. Ai më kishte kujtuar para se unë ta kujtoja Atë,
  2. Ai më kishte njohur mua para se unë ta njohja Atë,
  3. dashuria e Tijë ndaj meje ishte me antike sesa dashuria ime ndajë Tijë,  
  4. Ai më kishte kërkuar mua në mënyrë që unë të filloja ta kërkojë Atë.”  

Adh-Dhahabi e kishte cituar atë në shumë gjëra, midis se cilave ishte:

Me Uroni, për Shkelqimin tim më të madh!” dhe

“Nuk ka asgjë më shumë në këto rroba që i kam veshur përveq Allahut.”

Mësuesi i Adh-Dhahabit, Ibn Tejmije shpjegonte, “Ai nuk e shifte vetën se ekzistonte më, por vetëm e shikonte ekzistencën e Allahut, për arsye të mohimit të vet-vetës.

Adh-Dhahabi më tutje thotë,

Ai tha, O Allah, cili është Zjarri yt?

Është asgjëja.

Me lëjo të jam i pari të shkojë në Zjarrin tënd dhe cdo kush tjetër do jetë i shpëtuar.

Dhe c’farë është Parajsa jote?

Është një lojë femijësh.  

Dhe kush janë ata jobesimtarë që dëshiron ti torturosh?

Ata janë shërbëtorët e tu. Fali ata.

Ibn Hegjar tha, në lidhje me shprehjet e famshme të Bajazidit, “Allahu e din sekretin dhe Allahu e njeh zemrën. C’fardo që Bistami foli për Njohurinë e Realiteteve popullata e kohës se tijë nuk e kuptuan. Ata e denuan atë dhe e larguan shtatë herë nga qyteti i tijë. Secilën herë që e largonin, fatkeqësi të tmerrshme qëllonin qytetin derisa popullata do e thirrnin që ai të kthehej, mandej i premtuan besnikërinë atijë, dhe e pranuan atë si një të shenjtë të vërtetë.”

Një herë Bajazid tha,

“ Allahu më i Drejti më thirri në Prezencën e tijë dhe më tha,

‘O Bajazid si erdhe në Prezencën time?’

Unë ia ktheva,

‘Nëpërmjet zuhd, heqjes dorë nga  bota.’

Ai tha,

‘Vlera e botës së ulët është sikur një krah i mickonjës. Me cfarë lloj braktisje nga bota erdhe?

’ I thashë,

‘O Allah, më falë.’Mandej i thashë,

‘O Allah, erdha tek ti nëpërmjet tawakkul, duke u varur nga Ti.

’Mandej Ai tha, ‘A të kam tradhtuar ndonjëherë besimin që të kam premtuar?’

I thashë, ‘O Allah më falë.’ Mandej i thashë,

‘O Allah, unë erdha tek ti nëpërmjet teje.’ Atëherë Allahu tha,

Tani Ne të pranojme ty.””

Ai tha (Tadhkiratul-Awliya nga Farid al-Din Attar),

Ndejta me të devotshmit dhe nuk gjeta ndonjë përparim me ta. Ndejta me luftëtarët në këtë rruge dhe nuk fitova asnjë shkallë përparimi me ta. Ndejta me ata që lutën shumë dhe me ata që agjerojnë së tepërmi dhe nuk mbërrijta asnjë përparim.:p

Mandej i thashë, ‘O Allah, cila është rruga tek Ti?’ atëherë Allahu tha:

‘Lere veten dhe eja.’”

“Unë kurr nuk pashë ndonjë dritë të shkelqejë më shumë se sa drita e qetësisë”

“Shkova në shkretëtirë, dashuria kishte rënë dhe e kishte mbuluar token, sikurse kembët që depërtojnë në borë, e gjeta vetën të mbuluar me dashuri.”

Ibrahim Khawas tha, “Rrugen që Allahu i tregoi atijë, me fjalët më delikate dhe me shpjegimin më të thjeshtë, ishte ‘lere interesin për vet-vetën në të dy botërat, në dynja dhe në botën e përtejme, leri të gjitha mbrapa përveq Meje.’ Ajo është rruga më e mirë dhe më e lehtë të arrishë tek i Gjithëfuqishmi dhe i Lartëmadhëruari Allah, gjendja më perfekte dhe më e lartë e pohimit të Njëshmërisë, të mos pranosh asgjë apo askend përveq Allahut të Madhërishëm.

Derisa njëri nga nxenësit e Dhul Nun al-Misrit po ndiqte mësimet e Bajazidit, Bazazidi e pyet, “Kend dëshiron ti?” Ai u përgjegj, “Bajazidin.” Bajazid i përgjigjet, O djali im, Bajazidi e donte Bajazidin për dyzet vite të tëra dhe ende nuk po mund ta gjejë.” Atëherë nxenësi i Dhul Nunit u kthye tek mësuesi i tijë dhe ia tregoi atijë incidentin që i kishte ndodhur. Kur Dhul Nun e kuptoi se cfarë kishte ndodhur i bie të fikët. Ai shpegoi me vonë duke thënë, “Mësuesi im Bajazid e ka humbur vetën në dashurinë e Allahut. Kjo i ka shkaktuar atijë që të mundohet dhe ta gjejë vetën e tijë prapë.”

Ata e pyetën, “Mësona se si ke arritur tek relaiteti i Vërtetë.” Ai tha,

Duke e ushtruar vetën, duke u izoluar.”  Ata thanë, “Si, në c’farë mënyre?”

Ai tha, “I kam bërë thirrje vetës që ta pranojë Allahun e Gjithfuqishëm dhe të Lartësuar, por vetja rrezistoi. U betova se nuk do të pijë ujë dhe nuk do të shijojë gjumë përderisa ta sjell vetën time nën kontroll.”

Ai gjithashtu tha, “O Allah! Nuk është cudi që unë të Dua sepse unë jam një shërbëtorë i lige, por është cudi kur Ju më doni mua kur Ju jeni Mbret i Mbretërve.”

Ai tha, Për tridhjetë vite, kur dëshiroja ta përkujtoja Allahun dhe të bëja Dhikr e pastroja gjuhën dhe gojën time për të lartmadhëruar Atë.”

Ai tha, “Përderisa një shërbëtorë i Allahut mendon se midis Muslimanëve ka më të ulët se ai, atëherë atijë shërbëtori i ka mbetur ende mendjemadhësi.”

Ata e pyetën atë, “Përshkruana ditën dhe përshkruana natën.” Ai tha,

Unë nuk kam ditë e as natë, sepse ditët dhe netët janë për ata që kanë karakteristikat e krijimit. Unë e kam shkulur vetën sikurse gjarpri që e shkule lëkurën e tijë.”

Për Sufizmin Bajazid tha: “Të heqësh dorë nga të gjitha dhe të pranosh vuajtjen.”

Për obligimin që të ndiqesh një mësues, ai tha: Ai që nuk ka mësues, mësuesi i tijë është Djalli.”

Për të kërkuar Zotin ai tha: “Uritja është re shiu. Në qoftë se shërbëtori bëhet i uritur, Allahu do ti vërshojë zemrën atijë me zgjuarsi.”

Për ndërmjetesimin ai tha, “Në qoftë se Allahu do të më lejonte të ndërmjetësojë për të gjithë njerëzit e kohës time unë nuk do të isha fare krenar për një privilegj të tillë, sepse unë do të ndërmjetësoja për një copë dheu,” dhe “Në qoftë se Allahu do të më lejonte të ndërmjetësojë, së pari do të ndërmjetësoja për ata që më kanë bërë keq mua dhe për ata që më kanë refuzuar.”

Për një djalë të ri që dëshironte nga Bajazidi një copë të mantelit të tijë për bekim (baraka), Bajazid tha: “Edhe po ta marrësh të gjithë lëkurën e Bajazidit dhe ta veshësh sikur lëkurën tënde, nuk do të duhet asgjë por vetëm në qoftë se e përcjell shembullin e tijë.”

Ata i thanë atijë, “Qelsi i Parajsës është ‘La ilaha il l’Allah’ (dëshmia që nuk ka tjetër Zot përveq Allahut).” Ai tha, Është e vërtetë, por qelësi është për të qelur dryrin; dhe qelësi i një dëshmie të tillë mund të funksionojë vetëm ndër konditat si një vijim:

1) Një gjuhë që nuk gënjen dhe nuk ia kthen askujt me të keq;

2) Një zemër pa tradhëti;

3) Një stomak pa ushqime haram apo të dyshuara;

4) Veprime pa dëshira apo risi.”

Ai tha, Egoja apo vetja gjithmonë e shikon botën dhe shpirti (ruh) gjithmonë shikon jetën e ardhshme dhe njohuria shpirtërore (ma’rifat) gjithmonë shikon Allahun e Gjithëfuqishëm dhe të Lartësuar. Atë të cilin egoja e mund është nga ata që shkatërrohen, dhe ai, shpirti i të cilit del fitmtarë ndaj egos, është besimtari i devotshëm, dhe atijë të cilit njohuria shpirtërore ia mbizotëron egon, ai është nga ata të quajtur vetëdije-Zoti. (God-conscious).”

Ad-Dailami tha, “Një herë pyeta Abdur Rahman bin Jahja për gjendjen e besimit në Allah (tawakul). Ai tha, “Në qoftë se e vë dorën pranë gojës së luanit, mos u frigëso nga askush tjetër përveq Allahut.” Shkova tek zemra ime të vizitojë dhe pyeta Bajazidin për këtë punë. Trokita dhe degjova për nga brenda, A nuk ishte e mjaftueshme ajo që të tha ‘Abdur Rahman? Ti erdhe vetëm të bësh pyetje, e jo me qëllim që të më vizitosh mua.” Kuptova dhe erdha më vonë prapë mbas një viti, trokita në derë. Këtë herë ai u përgjegj, “Mirseerdhe djali im, kësaj radhe erdhe tek unë si një vizitor dhe jo si një pyetës.”

Ata e pyetën “Kur një njeri bëhet njeri me të vërtetë?” Ai tha, Kur ai ti kupton gabimet e vetës së tijë dhe kalon kohën për ti përmirsuar ato.”

Ai tha, “Unë kam qen për dymbëdhjetë vite farkëtari i vetës sime, dhe pesë vite lustruesi i pasqyrës së zemrës sime, dhe për një vit po shikoja në atë pasqyrë dhe pash në barkun tim rripin e mosbesimit. U mundova fortë që ta pres dhe i kalova dymbëdhjetë vite duke u përpjekur. Mandej shikova në pasqyrë dhe e pashë brenda në trupin tim atë rrip. I kalova pesë vite duke e prerë. Mandej kalova një vit duke shikuar se cka bëra. Dhe Allahu më hapi vizionin e gjithë krijimit. Dhe i pashë të gjithë ata të vdekur. Dhe i fala katër lutje (takbire) të gjenazeve mbi ta.”

Ai tha njëherë: Në qoftë se Kurora dhe cka është përreth saj dhe cka është brenda saj të ishin vendosur në qysh të zemrës së atijë që është i Zgjuar, ato do të tretëshin komplet brenda tij.”

Për gjendjen e Bajazidit, al-Abbas ibn Hamza tha: “Njëherë kur e fala vaktin e drekës mbrapa Bajazidit, vërejta se kur i ngriti duart të thotë ‘Allahu Akbar’ ai nuk ishte në gjendje ti shqiptonte fjalët, nga frika e Emrit të Shenjtë të Allahut, dhe i gjithë trupi i tijë dridhej dhe një zë sikur eshtrat duke u thyer vinte nga ai: Mua më kaploi frika.

Munawi tregon kur një ditë Bajazidi morri pjesë në klasën e qujtur shkencë e drejtësisë apo jurisprudencës (faqih) dhe në këtë klasë po shpjegoheshin ligjet e trashëgimisë: “Kur njëri vdes dhe len mbrapa këtë-dhe-atë, djalit të tijë do ti takojë kjo-dhe-ajo etj.” Bajazid tha:

O faqih, O faqih! Cka do të thoshe për një njëri që vdiq dhe nuk la asgjë përveq Zotit?” Njerëzit filluan të qanin, dhe Bajazidi vazhdoi:

Robi nuk zotëron asgjë; kur vdes, nuk le asgjë përveq Zotit të tijë. Ai është ashtu siq e krijoi Allahu në fillim.” Dhe recitoi:

“Ju do të ktheheni tek në të vetëm, ashtu si ju krijuam për të parën herë” [Kur’an, 6:94].

Sahl at-Tustari i dërgoi një letër Bajazidit në të cilën shkruante: “Këtu është një njeri që piu një pije dhe e la përgjithmonë atë të freskët.” Bajazidi ia ktheu:

Këtu është një njeri që e ka pirë të gjithë ekzistencën, por që goja e tijë është tharë dhe digjet nga etja.”

Vdekja e tijë

Kur Bajazid vdiq, ai kishte mbi shtatëdhjetë vjet.Para se të vdiste, dikush e pyeti se sa vjet i kishte. Ai tha:

“Unë i kam 4 vjet. Për shatëdhjetë vite kam qenë mbrapa perdes. E hoqa perden time vetëm katër vite më parë.

Shejhu i 39 i Zingjirit të Artë, Sultan al-Awliya Sheikh ‘Abdullah Daghestani, thoshte se kur ishte takuar me Kidr (udhëzues nga bota e përtejme) ai i kishte thënë, deri sa po vizitonin varret Muslimanë të disa dijetarëve të mëdhenjë: “Ky i ka tri vjet; ky tjetri shtatë vjet; Ai tjetri dymbëdhjetë.”  

Bajazidi vdiq në vitin 261 H. Thuhet se është varrosur në dy vende, njëri në Damaske dhe tjetri në Bistam të Persisë. Sekreti i Zingjirit të Artë kishte pasuar nga Bajazid al-Bistami tek Abul Hassan al-Kharqani.

 

http://www.naqshbandi.org/chain/6.htm

 

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved