Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Engji Fenimor - Vdekje Klinike

Një grua e martuar dhe nënë e ndjekur nga mendimet e abuzimit që i kishte përjetuar në fëmijëri dhe e mbushur në depresion, Engji e gjen veten në një gjendje dëshpëruese të mendjes. Në vitin 1991 ajo bën vetëvrasje me shpresë që ti ikë ndjenjës së zbrazësirës dhe vështirësive. Por rezultati I vdekjes klinike e dërgon atë në vend të dritës në një fushë të errësirës. Libra e saj, “Beyond the Darkness” (Përtej Errësirës) e përshkruan ferrin që ajo e përjeton që është shumë më I tmerrshëm dhe personal sesa metaforat me gurë dhe zjarrë. Eshtë një botë e vizioneve të tmerrshme dhe shkëputjeve psiqike.

 

Engji bën vetëvrasje dhe kalon nëpër një tunell të ngrohtë dhe e ri-përjeton lindjen e saj. Ajo vë re një ekran të madhë para saj dhe tërhiqet në një shfaqje tre dimenzionale të të gjithë jetës së saj. Në mënyrë spontane ajo e përjeton tërë jetën e saj nga këndvështrimi I të tjerëve, duke përfshirë edhe atë të vetes. Ajo e sheh fëmijërinë e saj nga këndvështrimi I një të rrituri. 

 

Pas rishikimit të jetës së saj, ajo e gjen veten në një errësirë të gjërë. Kur shikoi në të djathtë, ajo e sheh së është krah për krahu me disa të rinjë që gjithashtu kishin bërë vetëvrasje. Ajo zhytet më tutje në errësirë tek një fushë që I thuhet se është purgator. Kishte me mijëra njerëzi atje. Cdonjëri aty ishte futur thellë në mendimet e tyre për mizerien që I kishte kapluar saqë nuk komunikonin njëri me tjetrin. Ajo I dëgjon mendimet e tyre dhe tmerrohet nga izolimi aty. Ajo e kuptoi se ky ishte një vend I pa shpresë.

Arsyeja thotë,
Bota është e kufizuar
në gjashtë drejtime,
Nuk ka rrugëdalje.
Dashuria thotë:
Ka një rrugë, dhe
Unë e kam udhëtuar
disa herë.


Rumi r.a.

 

Papritur një zë rezonon nga një pikë e dritës që ajo e identifikon si Zoti, Ati. I mbushur me fuqi, zemërim, dhe dashuri, Zoti e pyet atë,libri;mso-bidi-font-family: Tahoma;color:black" 

“A është kjo c’farë dëshiron?”

 

“A nuk e din se ky është veprimi më I keq që ke mundur të bësh?”

 

Ajo ia kthen,

 

“Por jeta ime është shumë e vështirë.”

 

Zoti ia kthen asaj,

 

“Ti mendon se ajo jetë është e vështirë?  Nuk është asgjë në krahasim me c’farë të pret në qoftë se e vret e vetë-veten. Jeta është dashur të jetë e vështirë. Nuk mund ti ikësh disa pjesëve. Ne të gjithë e kemi bërë. Ti duhet ta fitosh atë që e merr.”

 

Jezusi I shfaqet dhe I thotë. “A nuk po kupton? Unë e kam bërë këtë për ty?” Engji bëhet një me Krishtin dhe e kupton në mënyrë perfekte sakrificën e Krishtit. Jezusi ndërmjetëson për rastin e saj te Zoti. Zoti I thotë asaj,

 

“Unë të kam treguar si duhet ti kalosh vështirësitë.” Duke ju referuar librave të shenjtë.

 

Asaj I tregohet e ardhmja, ashtu si do të ishte në qoftë se vetëvrasja e saj do të kishte sukses.Ajo e kupton se askush në purgator nuk e shihte Zotin duke folur me të. Kjo ishte për shkak se atyre u mungonte vullneti ta kërkonin Zotin ashtu si ajo e kërkonte. Ajo e kupton se qenie të dritës ka qenë përreth saj gjatë gjithë kohës. Derisa fiton më shumë dritë, ajo ngritet nga fusha e errësirës dhe e gjen veten në trupin e saj fizikë.

Angie Fenimore

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved