Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Fillimi i KrijimitFillimi i Krijimit

Ta dish – Allahu ta bëftë të mundur të arrish çka është e dashur dhe e këndshme për Të! se Allahu (I Lartësuar është Ai) së pari e krijoi shpirtin e Muhamedit (Allahu e bekoftë dhe i dhuroftë paqe) nga drita e Bukurisë së Tij. Ashtu si Allahu (I Gjithëfuqishëm dhe I Lavdëruar është Ai) na ka thënë:

E krijova shpirtin e Muhamedit a.s. nga drita e fytyrës Sime.

Ashtu si Profeti a.s. ka thënë:

Sendi i parë që Allahu e krijoi ishte shpirti im [ruh]. Sendi i parë qe Allahu e krijoi ishte drita ime [nur].  Sendi i parë që Allahu krijoi ishte kalemi [kalem]. Sendi i parë që Allahu krijoi ishte intelekti. [akl].

Kjo do të thotë se ata janë të gjithë një send, që janë Realiteti i Muhamedit [el-Hakikat el-Muhamedija], por quhet “dritë [nur]” sepse është e dëlirë dhe e pamjegullosur nga Madhëria e errësirës.  Ashtu si Allahu (I Bekuar dhe Lartësuar është Ai) ka thënë:

Tani ka ardhur tek ju nga Allahu

Ked ja a-kum mina’llahi

Një Dritë, dhe një Libër e qartë.

Nurun va Kitabun mubin (Kur’an 5:15)

Gjithashtu quhet “intelekt [akl],” sepse i kupton të vërtetat univerzale [kullijat]. Gjithashtu quhet “kalem [kalem],” sepse është një instrument për transmetimin e njohurisë, sikurse kalemi që është një instrument në fushën e germave [të alfabetit].

Shpirti Muhamedan prandaj është fytyra e të gjitha entiteteve, e para e të gjitha qenieve dhe origjina e tyre.  Ashtu si ka thënë (bekimi dhe paqja qofshin me të):

Unë jam nga Allahu dhe besimtarët  janë nga unë.

Allahu i krijoi të gjithë shpirtërat nga ai në fushën e Hyjnorës [Lahut], dhe në formimin më të mirë real. “Muhamed” është emri i të gjitha qenieve njerëzore në atë fushë, dhe ai është shtëpia origjinale.

Mandej kur kaluan katër mijë vite, Allahu e krijoi Kurorën e Parajsës [Arsh] nga drita e syrit të Muhamedit (Allahu e bekoftë dhe i dhuroftë paqe), dhe nga Kurora e Parajsës Ai krijoi entitetet e tjera ekzistuese.  Mandej Ai i zvogloi shpirtat gjer tek niveli më i ulët i ekzistencës, që do të thotë trupat fizikë.  Ashtu si Allahu (I Lartësuar është Ai) ka thënë:

Mandej Ne e zvogluam atë (qenien njerëzore)

Thumma radadna-hu

Tek të ultit prej më të ultëve.

Asfal safilin. (Kur’an 95:5)

Me fjalë të tjera, zbritja e parë ishte nga fusha e Hyjnorës [Lahut] në fushën e Omnipotencës [Gjabarut]. Midis këtyre dy vendeve të shenjta, Allahu (I Lartësuar është Ai) i veshi me dritën e Gjithëfuqishmërisë, që është shpirti madhështor [ruh sultani]. Mandej i dërgoi poshtë, në këtë veshje, tek fusha e Sovranitetit [Malakut], dhe i veshi me dritën e Sovranitetit, që është shpirti i palëndët [ruh ruhani]. Mandej i dërgoi më poshtë tek fusha e Dominimit [Mulk], dhe i veshi me dritën e Dominimit, që është shpirti fizikë. Mandej nga kjo Allahu i krijoi trupat.

Ashtu si ka thënë (I Lartësuar është Ai):

Nga ajo [toka] Ne ju krijuam,

Min-ha khalakna-kum

dhe në të Ne do të ju dërgojmë prap,

va fi-ha nu idu-kum

dhe Ne do të ju nxjerrim nga ajo për të dytën herë.

Wa min-ha nukhriju-kum taratan ukhra. (20:55)

 

Mandej Allahu (I Lartësuar është Ai) i urdhëroi shpirtërat të hynë në trupa, prandaj hynë me urdhërin e Allahut (I Lartësuar është Ai).  Ashtu si ka thënë (I Gjithëfuqishëm dhe i Lavdëruari është Ai):

Dhe i fryva në të nga Shpirti Im.

Va nafakhtu fi-hi min Ruhi (Kur’an 38:72)

Kur shpirtërat u bashkuan me trupat fizikë, ata harruan marrëveshjen që e kishin kontraktuar në ditën kur Allahu i pyeti ata: 

“A nuk jam Unë Zoti juaj?”dhe ata thanë:  Po me të vërtetë!” (Kur’an7:172)

Për këtë shkak, ata nuk u kthyen tek shtëpia e tyre origjinale, por i Gjithë-Mëshirshmi Burimi i Ndihmës, tregoi dhembshuri ndaj tyre. Ai dërgoi poshtë Libra Hyjnore që të ia kujtojë atyre shtëpinë origjinale.  Ashtu si ka thënë (I Lartësuar është Ai):

Ne e dërguam Musën me shenjat Tona, (duke thënë):

Ve la-qad ersalna Musa bi-ajati-na

“Silli njerëzit e tu jashtë nga errësira në dritë,

En ekhrij kevma-ke mina ‘z-zulumati ila’ n-nuri

Dhe përkujtoju atyre ditët e Allahut.”

Ve dhekkir-hum bi-ejemi’ llah. (Kur’an 14:5)

Me fjalë të tjera:  Tua kujtosh atyre për ditët e mëparshme të bashkimit shpirtëror me Të, në shoqërinë e shpirtërave.”

Të gjithë Profetët erdhën në këtë botë dhe u larguan tek Bota e Përtejme vetëm për shkak të këtyre këshillave, por shumë pak qenie njerëzore i kushtuan vëmendje atyre dhe shumë pak u përmalluan për shtëpinë e tyre origjinale, prandaj edhe shumë pak u kthyen në të, derisa Profesia i ishte caktuar shpirtit supremë Muhamedan, vula e Misionit dhe këshilla larg nga gabimi. Allahu e dërgoi tek ata njerëz të humbur, që tua hap sytë nga gjumi i pavëmedshëm, prandaj i tuboi ata te Allahu (I Lartësuar është Ai), të kontaktojnë me Atë, dhe takimin me Bukurinë e Tij të përjetshme. Ashtu si Allahu (I Lartësuar është Ai) i tha atij:

Thuaj:  “Kjo është rruga ime: Unë e thërras Allahun

Kur hadhihi sebili ad u ila ‘llah:

Me njohurinë intuite, Unë dhe kushdo që më përcjell mua.”

ela besiretin ana ve mani ‘teba’ a-ni. (Kur’an 12:108)

Profeti (Allahu e bekoftë dhe i dhuroftë paqe) njëherë tha:

Shoqëruesit e Mi janë sikur yjet. Cilindo që do ta përcjellni, do të këshilloheni drejtë.

Intuita vie nga syri i shpirtit që hapet brenda në zemrën e të shenjtëve (evliave). Prandaj nuk mund të përfitohet me njohurinë e jashtme të botës, por vetëm me njohurinë e Prezencës së brendshme. Ashtu si Allahu (I Lartësuar është Ai) ka thënë:

Dhe ne i mësuam atij njohuri nga Prezenca Jonë.

Ve ‘allamna-hu min ladun-na ‘ilma. (Kur’an 18:65)

Prandaj është e nevojshme për qenien njerëzore ta përfitoj atë sy, dhe kështu të bëhet njëri nga zotëruesit e intuitës, duke marrë instrukcione nga evliaja, këshilluesi shpirtëror mësimet e të cilit kanë të bëjnë me fushën e Hyjnorës [Lahut].

O Vëllezër! Zgjohuni, dhe lutuni tek Zoti juaj për të iu falur përmes pendimit! Ashtu is Allahu (I Lartësuar është Ai) ka thënë:

Dhe nxitoni për të kërkuar falje tek Zoti juaj,

Va sari u ila meghfiretin min Rabi-kum

dhe një Kopsht të gjërë sa parajsa dhe toka,

va jennetin ‘erdu-he’s s-semavatu ve ‘l-erdu

që është bërë gati për ata që me të vërtetë janë të devotshëm.

U’iddet li’l-mutekin.  (Kur’an 3:133)

Bashkojuni kësaj udhe, dhe kthehuni tek Zoti juaj me këta karavana shpirtërorë.  Udha shpejt do të këputet, dhe asnjë shoqërues i udhëtimit nuk do të gjindet. Ne nuk kemi ardhur që të vendosemi në këtë vend të ligë, në këtë botë të copëtuar, jo për hir të ngrënjes, pijes, dhe për ti kënaqur instinktet e vrazhda natyrore.  Profeti juaj po pret, i pikëlluar për hir tëndin. Ashtu si ka thënë (Paqja qoftë me të)

Pikëllimi im është për anëtarët e Komunitetit tim që do të vinë në kohën e mëvonshme.

Njohuria që na është dërguar është në dy pjesë:  egzoterike (jashtme) dhe ezoterike (brendshme), që do të thotë ligji i shenjtë [sheriati] dhe kuptimi direkt [ma’rifa].  Allahu (I Lartësuar është Ai) na ka urdhëruar të ushtrojmë ligjin e shenjtë tek qenia jonë e jashtme, dhe kuptimin direktë tek qenia jonë e brendshme, në mënyrë që kombinimi i të dyjave të rezultoj në njohurinë e Realitetit [Hakika], sikurse frutet që prodhohen nga druri dhe gjethet. Ashtu si Allahu (I Lartësuar është Ai) ka thënë:

Ai i ka ndarë të dy detërat.

mereje 'l-behreini

Ata takohen, [por] në mes tyre është një barrierë

Jeltekijan: beine-huma berzekhun

Që nuk e kalojnë

La jebghijen.  (Kur’an 55:19, 20)

Realiteti nuk mund të arrihet, dhe qëllimi nuk mund të arrihet vetëm përmes njohurisë egzoterike (të jashtme).  Adhurimi perfektë arrihet përmes të dy formave të njohurisë, jo njëra pa tjetrën.  Ashtu si Allahu (I Lartësuar është Ai) ka thënë:

Nuk i kam krijuar xhindët dhe njeriun

Ve ma khelektu ‘l-xhina ve ‘l-insa

Për asgjë tjetër veqse të më adhurojnë Mua.

Illa li-ja budun. (Kur’an 51:56)

Me fjalë të tjera: “Të më njohin dhe kuptojnë Mua.”  Në qoftë se ndonjëri nuk e njeh dhe nuk e kupton Atë, si do të mundet ai ta adhuron Atë? Njohuria direkte arrihet duke e hequr perden e vetës së ulët (nefs) nga pasqyra e zemrës, dhe duke e pastruar dhe lustruar atë pasqyre.  Atëherë do të reflekton bukurinë e thesarit të fshehur mu në sekretin e qendrës së zemrës.  Allahu (I Lartësuar është Ai) ka thënë në Traditën e Shenjtë [Hadith Kudsi]:

Isha një thesarë i fshehur dhe dëshirova që të njihem, prandaj e krijova krijimin.

Prandaj është e qartë, se Allahu (I Lartësuar është Ai) e krijoi qenien njerëzore ta njeh dhe ta kuptojë Atë.

Njohuria direkte është e dy llojeve:  njohuria e atributeve [sifat] të Allahut (I Lartësuar është Ai), dhe njohuria e Esencës së Tij [Dhat]. Njohuria e atributeve përjetohet nga trupi fizikë në të dy fushat (këtë botë dhe botën e Përtejme), përderisa njohuria e Esencës përjetohet nga shpirti i shenjtë në botën e Përtejme. Ashtu si Allahu (I Lartësuar është Ai) ka thënë:

Dhe ne e mbështetëm atë [Jezusin] me shpirtin e shenjtë.

Ve ejeedna-hu bi-Ruhi’l-Kudus. (Kur’an 2:87)

Ata [që e njohin Esencën] mbështetën gjithashtu me shpirtin e shenjtë.

Këto dy përjetime janë të arritshme vetëm përmes të të dy formave të njohurisë, njohurisë egzoterike (të jashtme) dhe njohurise ezoterike (të brendshme) që i përmendëm më lartë. Ashtu si Profeti (paqja qoftë me të) njëherë tha:

Njohuria [‘ilm] është e dyfishtë: njohuria e përcjellur nga gjuha, që është dëshmia e Allahut tek shërbyesit e Tij, dhe njohuria e përcjellur nga zemra, është njohuria që është e dobishme për të arritur qëllimin.

Pik së pari, qenia njerëzore ka nevojë për njohurinë e ligjit të shenjtë, në mënyrë që ta ushqejë trupin me edukim të mjaftueshëm në fushën e atributeve, që është fusha e stazave të pjekurisë. Atij mandej i duhet njohuri ezoterike (e brendshme), në mënyrë që ta ushqejë shpirtin me edukim në fushën e tij të kuptimit.  Ajo mund të arrihet vetëm duke abstenuar nga të gjitha praktikat që janë në papajtueshmëri me ligjin e shenjtë dhe udhën shpirtërore [tarika].  Për të pasur sukses është e detyrueshme qëndresa e personit dhe vështirësitë shpirtërore, vetëm për hir që ta kënaqim Allahun (I Lartësuar është Ai), pa ndonjë shfaqje hipokrite [rija] dhe qëllimit për të arritur famë [sum’a]. Ashtu si Allahu (I Lartësuar është Ai) ka thënë:

“Pra kushdo që shpreson për ta takuar Zotin e tij,

Fe-men kana jerju lika a Rabbi-hi

Le të bëjë punë të drejta,

Fe-l-je’mel’emelen salihan

Dhe mos ti japë askujt asnjë copë

Ve la jushrik

Në adhurimin që i takon vetëm Zotit.

Bi-ibadeti Rabbi-hi ehada. (Kur’an 18:110)

Fusha e njohurisë direkte është fusha e Hyjnores [Lahut], dhe ajo është shtëpia origjinale, në të cilën shpirti i shenjtë ishte krijuar në formën më të bukur.  Shpirti i shenjtë do të thotë shpirti i vërtetë i njeriut, që është vënë në qendrën e zemrës, dhe që manifestohet përmes pendimit, këshillave, dhe duke deklaruar pandërprerë: “Nuk ka Zot përveq Allahut [la ilaha il l’Allah].” Ky deklarim së pari është bërë me gjuhë, mandej me qenien e brendshme, kur zemra është bërë e gjallë.

Sufinjtë e kanë quajtur qenien e brendshme “fëmija i koncepteve shpirtërore [tifl al-me’ani],” sepse buron nga nocionet e shenjta. Quhet fëmijë për disa arsye:

1.Lind nga zemra, ashtu si fëmiu që lindë nga nëna, mandej rritet nga babai derisa gradualisht arrin pjekuri.

2.Ashtu sikurse njohuria e botës mësohet nga fëmijët e zakonshëm, njohuria shpirtërore i mësohet këtij fëmije të veçantë.

3.Fëmija i zakonshëm është i pazhytur në ndytësirat e mëkateve të jashtme, dhe ky fëmijë i veçantë gjithashtu është i pastër dhe i pazhytur në ndytësirat e politeizmit [shirk], pavëmendshmërisë, dhe trupit fizikë.

4.Në rastin e këtij fëmije të veçantë, pastërtia e formës është edhe më e madhe, prandaj shihet në ëndrra në trajtat si të engjujve.

5.Allahu (I Lartësuar është Ai) i ka përshkruar pjesëmarrsit e Kopshtit të Parajsës në terme të fëmijëve [tiflija], në të thënën e Tij (I Gjithëfuqishëm dhe Lavdëruar është Ai):

Atje i presin çunat imortal (të pavdekshem)

Jetufu ‘ala-him vildanum mukhalladun.  (Kur’an 56:17)

Dhe sillen rrotull, duke i pritur ata,

Ve jetufu ‘alai-him

Çunat e rinjë të tyre,

Ghilmanun la-hum

Sikur të ishin margaritar të fshehur.

Ka-annahum lu’lu un maknun (Kur’an 52:24)

6.Emri “fëmijë” do të thotë ndjenjë e butësisë dhe pastërtisë së tij.

7.Emri “fëmijë”  është përdorur si alegori apo një metaforë, të dëftoj lidhjen e tij me trupin dhe ngjashmërinë e tij me formën e njeriut, por vetëm për hir të krahasimit, jo për qëllim të nënvlerësimit.  E paraqet gjendjen nismëtare të “fëmiut”.

Ky “fëmijë” është qenia e njeriut të vërtetë, sepse ai ka një lidhje me Allahun (I Lartësuar është Ai), kështu që trupi dhe fizikaliteti nuk janë të paligjshme për të. Ashtu si Profeti (Allahu e bekoftë dhe i dhuroftë paqe) njëherë tha:

E kam një kohë me Allahun, kur nuk ka hapësirë për ndonjë engjull të ngritur afër (te Zoti), as për ndonjë Profet të dërguar si Lajmëtar.

Kjo i referohet (Profet të dërguar si Lajmëtar) natyrës njerëzore të Profetit (Allahu e bekoftë dhe i dhuroftë paqe).  Engjulli i ngritur afër (te Zoti), i referohet spiritualitetit të tij, që është krijuar nga drita e Gjithëfuqishmërisë [Gjabarut], ashtu sikur engjulli, prandaj nuk ka hyrje në dritën e Hyjnores [Lahut].  Profeti (bekimi dhe paqja qofshin me të) gjithashtu ka thënë:

Allahu ka një Kopsht në të cilin nuk ka hyrija, apo pallate, apo mjaltë, apo qumësht, por ku njëri e shikon vetëm fytyrën e Allahut (I Lartësur është Ai)

Ashtu si Allahu (E Madhëruar është Lartësia e Tij) ka thënë:

Fytyrat atë ditë do të shkëlqejnë,

Vujuhun jevma’idhin nadira:

Duke shikuar drejt Zotit të tyre.

Ila Rabbi-ha nazira.  (Kur’an 75-22,23)

Ashtu si Profeti (paqja qoftë me të) tha:

Do ta shikosh Zotin tënd ashtu si e sheh hënën gjatë natës kur është e plotë.

Në qoftë se engjulli dhe trupi fizikë do të hynin në këto fusha, do të bëheshin hi e pluhur. Ashtu si Allahu (I Lartësuar është Ai) ka thënë në Traditën e Shenjtë [Hadith Kudsi]

Po ti hapja shkëlqimet e Madhështisë Sime, do të djegia çdo gjë aq largë sa do të më shihte syri.

Ashtu si Xhebraili (paqja qoftë me të) që tha:  Po të afrohesha edhe një çikë më afër se maja e gishtit, do të më merrte flaka.

(Kitab Sirr el-Esrar ue Mezher el-Enuar)
SHEJH ABD EL-KADIR EL-XHILANI (Allahu e Mëshiroftë)

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved