Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Islami i Brendshëm dhe Universal

Interviste me Sheikh Muhamed Rrahim Bawa Muheijedin (Ral.), një Mysliman Sufi nga Sri Lanka (Allahu qofte i kenaqur mire prej tij)

Përderisa i afrohem dhomës së tij vërej një plak mjaftë të ligë nga shëndeti që gjendet i shtrirë në krevatin e tij. Lart mbi kokën e tij, një flladitëse rrotullohet dhe flladitë këtë dhomë modeste ku, për shkak të shëndetit delikat, ai ka kaluar gati dy vite. Është mbrëmje në Sri Lankë, ky ishull i Indisë që më parë është quajtur Ceylon. Nxehtësia tropikale e ditës i ka hapur rrugën flladit lehtësues të natës që përhapet nëpër kryeqytetin e Kolumbise.

Plaku i vjetër papandehur e ndien veten që duhet të ngrihet. Përderisa mundohet të ngrihet, dy prej Amerikanëve të ri të ulur pranë shtratit të tij me kujdes i ndihmojnë të Shenjtit Bawa Muheijadin. Duke e vendosur veten me këmbët kryq, ai e pyet dikënd ta lëshoj “Radio Tambi” – stacionin e radios të quajtur “vëlla i vogel”.

Me nxitim u futa brenda, ishte momenti edhe për një intervistë. Prej që kisha ardhur në Kolumbi dy javë më parë, i kam inqizuar disa sesione me Bawën për ti transmetuar në serien e radios Amerikane, “Shpirtërat e Afërm” (Kindred Spirits)

I ulur në dysheme pranë tij, njëri tërhiqet në thellësinë e syve të tij të përjetshëm, ku koha pushon së ekzistuari. Bava ndricon. “Dashuria ime ju, tambit e mi.” ai fillon duke buzëqeshur. Gjuha Tamile e Bawes përkthehet njëherësh në Anglisht nga gruaja e një mjeku lokal. “Më keni pyetur për fenë e Islamit.” Zëri i tij është i butë.

“Të veprosh kualitetet e së vërtetës, dhe të përqafosh me dashuri të vërtetë, është Islam. Zemrat e lodhura, ato të lënduara, ti përqafosh ato me dashuri, dhe tu japësh qumështin e dashurisë, ti përqafosh ato fytyrë për fytyre, zemër në zemër, në bashkim, ajo është Islam. Ti ngushëllosh zemrat që janë të lënduara. Të gjithë nuk do të pranojnë këtë. Disa njerëz që kanë gjetur qartësim mund të pranojnë këtë të jetë Islam. Në qoftë se e kupton këtë është mirë.”

Plaku i urtë qindvjeqar duket shumë i lodhur. Ai me durim po i përgjigjet pyetjeve të mija të shumta. Pyetjet janë bërë më së shumti nga perspektiva e një audience Amerikane – ku për të cilët termi “Islam” shpesh kuptohet me imazhet e televizionit të të kidnapuarve, bandave të frigshme, dhe zakoneve mesjetare. Një pjesë e interesimit tim në Baven ishte nxitur nga një artikull i publikuar në Time magazine atëherë kur kishte arritur kulminacioni i krizës së kidnapuarve në ambasadën Amerikane në Iran. Bava paraqitet me një mospajtim të rreptë ndaj Ajatollah Homeinit.

  Bava qëndronte pas asaj se veprimet e prezentuara nga Homeini si Islamike kurr nuk kanë qenë më larg të vërtetës dhe në kundërshtim me mesimet e Profetit Muhamed a.s. dhe Kuranit, shkrimi i shenjtë i Islamit. Shkruajti Bava Ajatollahit: “Para pesëqind viteve, një numër i Sufinjëve Persian, mistikëve dhe njerëzve të lartësuar jetonin në Iran. Librat e zgjuarsisë që ata shkruajtën ende ekzistojnë. Së paku lexojë ato. Për shkak të këtyre njerëzve, vendi lulëzoi me zgjuarsinë e Zotit. Por sot, Irani ka ndryshuar në një komb të luftës, ku gratë, fëmijët dhe burrat po nxitën që ti kapin armët, të bërtasin se ata do të vrasin dhe derdhin gjak, dhe po thërrasin për hakmarrje. Mos i mëso përcjellësit e tu dhunë dhe luftë; mësoi të besojnë në Zot.”

Bawa Muheijedin është një njeri i paqës. Kjo shihet në fytyrën e tij pa rrudha, dhe reflektohet në një harmoni integruese tek studentët e tij, që ishin ulur me mua në dysheme gjatë intervistës në Sri Lankë verën e kaluar.  Më kujtohet kur vura re reflekimin e ngjyrave nga më të ndryshmet të pjesëmarrësve atë natë: Grate Hinduse me pik në ballë, murgjit Budistë në rroba ngjyrë portokalli, Myslimanët që mbanin kapelë të lutjes, dhe nxënësit të Krishterë dhe Jehuditë që kishin ardhur nga Bawa Muhaiyaddeen Fellowship e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e bazuar në Filadelfi.  Rezultati ishte një atmosferë e një ngrohtësie të madhe dhe pasurisë së lindur nga ky unitet. Bava e kishte bekuar këtë mbledhje të përbashkët me fjalët. “Familja e qeshur e Zotit”. Dëshmon për thirrjen Universale që Islami mëson.

Nga këndvështrimi i Bavës, Islami, si më e fundit nga fetë e mëdha, e kulminoi linjën profetike që kishte filluar nga Ademi a.s. Kurani përqafon në mënyrë të barabartë mësimet e Musës, Jezusit, dhe Muhamedit (a.s.). Në përgjithesi, Sufinjët (mistikët Islamik) numërojnë Njëzet e pesë profetë kryesore, ku secili prej tyre pat bartur copa të njëpasnjëshme informimi si një gjë-e-gjezë për misterien e konshiences së njeriut. Është nga kjo madhësi e vazhdueshme që Bava e nxjerr dashurinë e tij të përgjithshme.

Dimensioni mistikë që ai mëson përveq përkrahjes së unitetin në mes të përcjellësve të të gjitha feve në botë, gjithashtu vë në shënjestër një domethenie të brendshme. Forma e jashtme e Jezusit a.s. shihet si një “shembull” i Jezusit a.s. të brendshëm që rron si shpirti i secilit njeri, Musai a.s. i jashtëm që rron si zgjuarsia e cdo personi; Muhamedi a.s. i jashtëm që rron si drita e secilit. Kjo me përpikshmëri dëshmon budallallëkun e fanatizmit në fe. Se në qoftë se njerëzit do ti përqeshnin cilën do nga këto tradita profetike, do të dukej sikur që e kan keqkuptuar veten e tyre.

Islami, sipas Baves, “nuk është vetëm për Muslimanët.” Është në fakt themeli esencialë i të gjithë njerëzimit. “Cdo gjë është Islam. Në qoftë se mësohet për Zotin, atje është Islam. Ta nxjerrësh njeriun nga injoranca dhe errësira, dalngadal është Islam.”

Nevoja që të shikosh brenda është një fill konstant tregojnë shpjegimet e Bavës. Në rrugën e definuar nga Bava, kërkuesit shpirtërorë janë duke bërë një hulumtim të brendshëm. Mikroskopi i tyre është aftësia e zgjuarsisë – që e dallon dritën nga errësira në jetën tonë – dhe sa më imet thjerrëza, aq më shumë njëri mund të vlerësojë. Lloji që këtu është duke u ekzaminuar është vetë-vetja, dhe sikurse shkenctarët modern që janë duke hetuar aluzione me rekuizita edhe më delikate të atomit, gjithashtu nuk ka fund të kërkimit të vetvetës për mistikun. Në qoftë se fuqia pa trajtë e Allahut mund të gjendet brenda, me siguri se hulumtimi do të jetë i mjaftueshëm të zgjasë aq sa është jeta.  

E gjeta veten të nxitur kur në njërën nga intervistat, Bava e aplikoi këtë parim tek problemi i interpretimit literal të shkrimeve të shenjta. E pyeta për dënimin që Kurani udhëzon për ata që vjedhin – duke ia prerë dorën hajdutit – apo për vrasje – masakra. Bava me shpejtësi sqaroi rëndësin e kuptimit të brendshëm:

“Në kohën e Muhamedit a.s. asnjë dorë nuk u pre, asnjë kokë nuk u pre. Më vonë, njerëzit e interpretuan literalisht dhe sollën këtë lloj ‘drejtësie’. Në qoftë se ia pren një dorë dikujt, ai do të vjedhë me tjetrën! Është dëshira në zemrën e njërit që duhet të prehet. Domethënia e vërtetë e Islamit është të falësh. C’fardo gabime që janë bërë, duhet të falësh menjëherë në momentin e ardhshëm.”

Bava u bë i animuar. “Në qoftë se dëshiron ta kuptosh Islamin, duhet ta kuptosh nga një njeri i zgjuar. Në qoftë se dëshiron të kuptosh Imanin (besimi perfektë), Allahun, Kualitetet e Tij, vendosmërinë dhe bindjen e plotë, me të vërtetë duhet ta kuptoni Kuranin nga njëri që e kupton Allahun. Mund të marresh dicka pak nga ai, njëfarë qetësie shpirtërore. Sepse Islami është një oqean i gjërë, dhe cdo fjalë e Kuranit ka 70,000 domethënie. Cdo pikë i ka 70,000 domethënie. Për këtë arsye Kurani quhet oqeani i njohurisë hyjnore. Kurani ka një thesarë të përhershëm që përmban zgjuarsi të mjaftueshme për shumë shumë gjenerata. Në proporcion me intelegjencën dhe Imanin (besimin) tënd, Kurani të jep një shpjegim.

Bava Muheijedin ishte në fakt shumë bujar me ne nga perëndimi. Edhe pse i lodhur jashtë mase nga shërbimi i përjetshëm i tij ndaj të varfërve dhe të uriturve të Sri Lankës, edhe pse i kufizuar nga trupi i sëmurë, shpesh e ndieja veten të lodhur nga faktet dhe domethëniet që më shpjegonte.

Për gjashtë javë, ne diskutuam shumë mënyra të kuptimit të Islamit nga këndvështrimi Sufi. Nga të gjitha pyetjet, njëra që me së shumti e irritonte Baven ishte përshtypja që perendimorët kishin ndaj Islamit si një lëvizje ushtarake.

Ai i përshkruante ngjarjet që e kishin rrethuar Muhamedin a.s. në shekullin e shtatë të Arabisë, ku korrupsioni, kurvëria, dhe praktika që ti varrosnin foshnjet e femrave për së gjalli ishte bërë e zakonshme. Deklarimi i Profetit për Një Zot të Gjithëfuqishëm u shpall si një rrezik fetar dhe financiar tek ata që adhuronin idolet në ceremonitë e tyre.

Sipas fjalës së Bavës, shoket e Muhamedit a.s. sulmoheshin pa ndonjë arsye apo provokim, familjet e tyre qenë vrarë, dhe pasuria u ishte vjedhur. Por Profeti i dashur dhe paqësor ua ndaloi që të luftonin. Më në fund, Engjëlli Xhabrail (Paqja qoftë me të) iu shfaqë Muhamedit a.s. me fjalë nga Zoti se vetë-mbrojtja u është lejuar, por vetëm nën kushtet më të rrepta.

Ishin ndaluar lëndimi i grave dhe fëmijëve, shkatërrimi i pronave, dhe të luftojnë kudo që në mënyrë direkte nuk i ka sulmuar. Edhe në qoftë se ndonjë luftëtarë i armikut plagoset dhe bie në tokë, njëri do të ishte i detyruar të ndalojë së luftuari dhe menjëherë ti ofrojë ndihmë.

“Nuk është shpata që pushton,” tha Bava, “është dashuria ajo që pushton. E vërteta, zguarsia, dhembshuria, barazia, paqja, mëshira, të konsiderosh uritjen e të tjerëve si uritjen tënde – jane keto kualitete që e pushtuan tokën, jo shpata – kualitetet e mëshires, lumturisë, nënshtrimit, dhe falenderimit të Allahut. Tani në qoftë se një gabim është bërë në këtë minute, nuk duhet të kujtohet në sekondin e ardhshëm. Duhet të falet në atë moment. Hakmarrja nuk vazhdon. Dhe mandej vazhdo duke bërë punën e Allahut. Dhe në qoftë se kemi bërë ndonjë të keqe, atëhere duhet të kërkojmë falje për atë që kemi bërë, dhe në minutin e ardhshëm ta falenderosh Allahun. Ky është Islam. Ky është Islami i vërtetë. Ky është Islami që Muhamedi a.s. ka mësuar.”

 Me 6 Nëntorë, Bava doli në një karrike të invalidëve nga aeroplani i agjencisë British Airways në Filadelfi. Ai u kthye në Shtetet e Bashkuara për një vizitë më të gjatë duke iu përgjegjur kërkesës së qindra njerëzve të “Familjes së tij të Qeshur” në Amerikë.

Përkthyer nga Buletini Hyjnore i Universitetit të Harvardit

Titulli i ketij buletini quhet: “Bawa Muhaiyaddeen: Inner & Universal

Meaning of Islam".  Harvard University / The Divinity School / Dec. 1982-Jan. 1983

Volume XIII Number 2” Shkruajtur nga: David Freudberg që është Producent Ekzekutiv në programin e radios nacionale “Kindred Spirits” dhe që publikon vazhdimisht në Washington Post.

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved