Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

JERUSALEM - Një Shembull Për Botën

Jerusalem 

El-Kudreh - Fuqia e hirit të Zotit

Ne duhet ta shfrytëzojmë Fuqinë e Zotit që ti ikim
rreziqeve dhe shkatërrimeve që e kërcënojnë njerëzimin.
Në qoftë se do të mund të jetojmë me dhembshuri dhe drejtësi,
atëherë ligjet e së vërtetës do të sundojnë, dhe drejtësia
absolute do të mbretëronë përgjithmonë. Uniteti do të vazhdojë të jetojë,
durimi do të jetë i përjetshëm, dhe dhembshuria kurr nuk do të
dështojë. Njeriu duhet të mendojë për këtë punë. Të gjithë ne
duhet të bashkohemi së bashku ti sjellim paqe Qytetit të
Shenjtë.


Eudhubilahi Mino Shejtane Rraxhim
Bismilahe Rrahmane er-Rrahim


Kërkoj strehim te Allahu nga shejtani i mallkuar.
Në emër të Allahut, Më të Dhimb'shmit, Më të Mëshirshmit.


Letra në vijim është shkruar në Shkurt të 1980-tës, dhe i është dërguar udhëheqësve kryesorë të Lindjes së Mesme dhe të botës së lirë.


Një Letër Udhëheqësve të Botës
Që Ende kanë Besim Në Zemrat e Tyre

Zoti i dhuroftë ndihmën e Tij të gjithë vëllëzërve dhe motrave që kanë besim. Amin.

Jerusalem nuk është vetëm emri i qytetit. Selam do të thotë paqe. Jerusalemi është vend i paqes dhe qetësisë, por sot ai vendë i paqes është bërë një vend i konfliktit. Ne të gjithë duhet të reflektojmë për këtë punë në zemrat tona. Ne duhet ti ekzaminojmë zemrat tona dhe konshiencën dhe ta pyesim vetëveten, "Cilit qëllim i shërbehet duke bërë luftë dhe duke pushtuar toka? A jeton ndonjë pushtues përgjithmonë? A jeton ndokush përgjithmonë? Ne duhet të analizojmë c'farë ka ndodhur në të kaluarën dhe ta gjejmë një udhë që sjellë paqe në Jerusalem. Pjesa e parë e kësaj letre tregon historinë e ngjarjeve që ndodhën në Jerusalem në të kaluarën, dhe pjesa e dytë tregon se si duhet të veprojmë në të tanishmen. Ju lutem lexojeni me kujdes. Ne po e shkruajmë me shpresë se po qe se kuptojmë historinë e Jerusalemit, ne do të mësojmë nga e kaluara dhe do ti përmirësojmë gabimet tona, dhe në shpresë se në qoftë se i realizojmë se sa të pavlefshme janë konfliktet e vazhdueshme, ne do ta lirojmë veten nga e hidhura që na lidhë ne dhe ta shikojmë punën tonë të drejtë drejtuar gjithë njerëzimit. Ne besojmë që secili nga ju do ta lexojë këtë letër me qartësi në zemrat tuaja dhe mandej të mundoheni ti sjellni paqe dhe qetësi Qytetit të Shenjtë dhe botës.

Ju lutem më falni në qoftë se kam bërë ndonjë gabim në atë që kam shkruar. Ne nuk po mundohemi që të prezentojmë një histori të tërë të Jerusalemit; ne vetëm sa duam të illustrojmë pavlefshmërinë e luftës dhe gjakëderdhjes konstante që e ka kapluar Qytetin e Shenjtë.

Këto luftëra dhe mizerie e kishin kapluar Jerusalemin që nga koha e Ibrahimit as. Incidente të ngjashme ndodhën edhe më parë, që nga koha e Ademit as. Jerusalemi duhet të jetë një vend i shenjtë, një vend i përbashkët i adhurimit ku e tërë raca njerëzore mund ta shpreh besimin e tyre në Zot. Si vërtetim për këtë, që nga koha e Ademit as. Zoti dërgoi profetë të ndryshëm në botë të dëshmojnë se është vetëm një Zot, por në secilin vend ku profetet e sollën lajmin, njerëzit vetëm sa u ndanë në mes tyre. Disa besuan në fe por nuk besonin në Zot. Disa u kapën pas ndryshimeve në racë por nuk u kapën për Zotin.

Megjithatë kishte nga ata që patën besim edhe në Zot edhe në fe. Kishte edhe disa që e pranuan Zotin dhe të gjithë profetët dhe besuan se të gjithë njerëzit ishin fëmijët e Ademit a.s. Por shumica e tyre kërkonin vetëm tituj dhe pozita pa e pranuar Zotin dhe të vërtetën.

Ata ishin të gatshëm të pushtojnë vende për hir të arit, tokës, pasurisë, por ata nuk I pranonin fjalët e Zotit, dhembshurinë e Tij, mëshirën e Tij, apo kualitetet e kujdesit për jetërat e tjera ashtu si kujdesëshin për jetërat e tyre. Ata refuzuan ti ushqenin kualitetet e dhembshurisë së Zotit apo të pranonin mbretërinë e dashurisë që e përqafonë dhembshurinë, mëshirën, tolerancën, dhe barazinë. Në vend të kësaj ata e pranuan shejtanin/djallin, pronat dhe gjërat e botës.

Ata sunduan mbretërinë e tyre me egoizëm, duke preferuar që ta adhurojnë shejtanin, kafshët, gjarpërijtë, skorpionët, dhe shpirtërat, dhe duke besuar në mbrekullitë e shpirtërave, xhinëve, tokës, zjarrit, ujit ajrit, diellit dhe hënës, dhe iluzionit. Ata besonin në fuqinë e këtyre mbrekullive dhe I përdorën ato për të munduar që ta shkatërrojnë Zotin, besimin në Zot, dhe të vërtetën, barazinë, dhe paqen e Zotit.

Historia e Jerusalemit është shembull I gjendjes së tërë botës. Është një dëshmi e luftës së vazhdueshme që nga koha e Ademit a.s. e gjer më tani. Ne që I takojmë races njerëzore duhet ta kuptojmë këtë shembull dhe të mësojmë nga ai.

Të gjithë ata që e pushtuan Jerusalemin në të kaluarën e derdhen gjakun e shumë qenieve njerëzore, duke ua prerë kokat dhe duart dhe duke u zhytur në veprime të tjera të liga të egërsisë dhe dhunës. Ne I kemi dëshmuar këto gjakëderdhje që nga atëherë e gjer më tani. Zoti I dërgoi profetët botës që ta vendosin fjalën e Zotit, ligjet e Tij të drejtësisë , të paqes dhe tolerances, dhembshurinë e Tij për të gjitha jetërat, dhe veprimet e nëntë dhjetë e nëntë fuqive të Tij. Ai I dërgoi profetët me fjalët e Tij që të themeloj dhembshuri në zemrat e njerëzve. Ata erdhën që të ndërtojnë unitet dhe besim në Zot, ashtu që raca njerëzore të mund të jetojë si një familje, duke e pranuar vetëm një Zot, Ditën e Gjykimit, dhe ligjet e Zotit. Për këtë qëllim, Zoti dërgoi total 124 000 profet. Njëzet e pesë prej tyre janë përmendur në Kur’an. Tregimet e tyre rrëfehen edhe në Bibël e edhe në Tevrat.

Po qe se raca njerëzore ta kishte kuptuar domethënien e mesazheve të Zotit ata nuk do të ishin futur në luftëra që kanë rezultuar në lumenj me gjakë dhe me shkatërrimin e jetërave. Megjithëse luftëra janë zhvilluar anë e mbanë botës gjatë dyqind milionë viteve të kaluara, ato sidomos janë koncentruar në pikën qëndrore të botës – Jerusalem. Ky qytet, që do të duhet të ishte një vend, ku njerëzit nga të gjitha vendet e botës do të mund të mblidhesin së bashku në unitet, është kthyer në një fushëbetejë. Të gjithë ne duhet ta kuptojmë këtë. Cdo person I c’fardo feje që e ka pare këtë sakrificë të jetës njerëzore, këtë vrasje të jetës së njeriut, dhe këta lumenj me gjakë, duhet ta kuptoj c’farë po ndodhë. Tregimi I Jerusalemit është historia e botës.

Në qoftë se ndonjëherë do të shpresojmë të jetojmë si vetëm një race njerëzore, ne duhet të kemi besim absolute në Zotin. Ky është thesari ynë I vetëm. Ne duhet të jetojmë sipas drejtësisë dhe konshiencës, duke I respektuar jetërat dhe trupat e të gjithë të tjerëve ashtu si bëjmë për vetë veten, dhe të njohim uritjen dhe vuajtjen e të tjerëve si uritjen dhe vuajtjen tone. Në qoftë se qeniet njerëzore nga të katër fetë do ta realizojnë / kuptojnë këtë dhe të jetojnë si një në unitet, atëherë këto vende të adhurimit nuk do të shndërroheshin në fushëbeteja. Është e nevojshme për njerëzit nga të gjitha racat dhe nacionalitetet ta kuptojnë këtë.

Ata që erdhën për ta sunduar Jerusalemin tani pas shumë viteve që kanë kaluar ata nuk janë më gjallë. Nuk ka rëndësi a e pushtuan Jerusalemin apo Egjiptin apo të tërë botën. Sot këta sundues nuk janë këtu. Madje edhe vetë toka ka ndryshuar. Një pjesë e tokës ka humbur në detë, dhe disa pjesë të tokës të cilat dikur I kishte mbuluar uji tani janë sipër tij. Aty ku dikur pyjet qëndronin, qytete janë ngritur dhe qytete antike tani janë varrosur nën pyje. Varrezat janë bërë qytete, dhe qytetet janë shndërruar në varreza. Me kalimin e shumë shekujve, shumë pjesë të botës janë shkatërruar nga deti, nga era, nga zjarri, dhe nga termetet.

Ne e kemi treguar historinë e Jerusalemit në mënyrë që tu bëhet me dije se të gjithë ata që dikur kishin sunduar gjatë gjeneratave të ndryshme nuk janë më, dhe se kushdo që sundon sot atje një ditë nuk do të jetë më. Kjo është e vërteta. Prandaj, në këtë vend të vetëm të cilin të katër fetë e nderojnë, ta themelojmë ta pandryshueshmën. Le të vijmë së bashku si një dhe të besojmë në një Zot dhe ta adhurojmë Atë. Ne që kemi lindur si qenie njerëzore duhet ti pranojmë fjalët e profetëve, komandat e Zotit, dhe ligjet e unitetit. Ne duhet të sjellim cartësi në besimin tone, në urtësinë tone, dhe në paqen tone.

Allahu teala Najen, Zoti I Gjithëfuqishmi, është vetë forma e dhembshurisë. Ai mund të thirret në c’fardo e mir dhe në c’fardo gjuhe: Zot, Andeven, Rrahman, Edonei, Allah, apo Jahveh, por prapë Ai është I vetmi Zot. Të gjitha fetë e races njerëzore duhet ta kuptojnë këtë. Dhashtë Zoti secili nga ne ta kuptojë këtë, dhashtë Zoti që secili nga ne ti pres mendimet ndasive nga zemrat tona.

Vendet Arabe, Shtete e Bashkuara, Kanada, Izraeli, Franca, Anglia, Australia, dhe vendete e Afrikës duhet të mendojnë për gjendjen e botës sot. Ata duhet të reflektojnë në gjendjen dhe fatin e Jerusalemit. Koha e shkatërrimit tani është paraqitur. Ne jemi duke ju afruar një lufte të tretë botërore. Kanë lindur grupe që e prezentojnë antikrishtin, dexhallin. Ata jetojnë duke besuar në botë, dhe humbin besimin në Zot, sapo të ndeshen me ndonjë pikëllim. Ata futen në veprime egoiste, duke sunduar si diktator dhe duke shkaktuar shumë vuajtje.

Shumë grupe si këto janë ngritur sot në botë. Ata I kanë dhënë qëllim vetes që ta zotërojnë botën dhe ti shkatërrojnë njerëzit që kanë besim në Zot. Një grup që e refuzon ekzistencën e Zotit është bashkuar me grupe të tjera, të cilët për shkak të varfërisë, e kanë humbur besimin në Zot. Natyra e udhëheqjes së tyre është që të sundojnë me armë dhe ta kthejnë botën në lumenj të mbushur me gjakë. Prej se njerëz të tillë u shfaqën, ata kanë hyrë në vende të ndryshme, duke përhapur propaganda falso, duke e shkatërruar besimin në Zot, dhe eventualisht i pushtojnë njerëzit.

Të gjitha vendet që kanë besim në Zot, vendet që ndiejnë dhembshuri dhe që kanë ndjenja, duhet të reflektojnë në këtë cështje. Ata që nuk besojnë në Zot janë duke u futur brenda dhe po hynë kudo që besimi në Zot ende ekziston. Ata po mundohen që të ndajnë toka, ta prishin paqën në mes njerëzve, dhe të krijojnë varfëri – të gjitha këto po I arrijnë me premtime falso për paqe dhe stabilitet. Ata po hynë në vende, po shkatërrojnë cdo gjë që është e mirë, duke e ruajtur cdo gjë që është e ligë, kështu që sjellin vështirësi tek të gjitha jetërat, I shqyejnë trupat përgjysmë, dhe krijojnë vuajtje të paparapara. Kjo është gjendja e botës në këtë shekull.

Të gjitha vendet që kanë besim në Zot duhet të bashkohen. Ata që kanë vetëdije, ata që kanë drejtësi dhe urtësi dhe dhembshuri në zemrat e tyre, dhe ata që janë munduar të krijojnë paqe në mes të qenieve njerëzore duhet të bashkohen që tu sjellin paqe njerëzve të botës. Kur të arrijmë bashkimin, ne duhet ti kërkojmë vështirësitë kudo që ato ekzistojnë dhe të mundohemi që ti heqim vuajtjet që e shoqërojnë atë.

Vendet e mëdha tek të cilat besimi në Zot ende ka mbijetuar, siq janë Anglia, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, dhe Australia, duhet të bashkohen dhe ti bartin ligjet e drejtësisë. Ne duhet ti zbulojmë zonat të cilat këta agjentë I kanë infiltruar, këta agjentë të cilët nuk kanë besim në Zot, agjentë të cilët shumë vende tani janë të gatshme ti përcjellin. Kjo është arsyeja pse paqja në botë, dhembshuria, dhe mirësia janë në rrezik që të humbasin. Prandaj është bërë e domosdoshme që vendet të cilat ende kanë besim në Zot dhe në drejtësinë e Tij që ti konsiderojnë këto fjalë. Në qoftë se e hulumtoni historinë, se cka ka ndodhur në Jerusalem, do ta kuptoni se sa urgjente dhe e rëndësishme është kjo cështje.

Në qoftë se të gjithë ne bashkohemi së bashku në emër të besimit dhe në gjendje barazie, urtësie, dhe drejtësie, po qe se mund ta hedhim jashtë rrënjën e së keqes përmes së cilës të gjitha shkatërrimet ndodhin, dhe në qoftë se do të mund ti tregojmë vendeve të botës një udhë në të cilën të gjithë mund të jetojnë në unitet dhe paqe, këta virusa helmues do ta humbasin aftësinë e tyre për të infektuar arena të reja, dhe shumë vende të botës do të gjejnë paqe. Atëherë këto erëra të liga dhe këto mikrobe helmuese të afta për të shkatërruar të mbjellurat e mira nuk do të kenë mundësi tia arrijnë qëllimit të tyre. Këto forca të liga dhe kualitetet e tyre helmuese do ta humbin fuqinë e tyre.

Në qoftë se të gjithë ne reflektojmë në këtë, në qoftë se figurat udhëheqëse në Kombet e Bashkuara dhe në qeveritë e të gjitha kombeve të mëdha të bashkohen së bashku dhe të mundohen të zbulojnë se ku ka depërtuar ajo gjilpërë helmuese dhe ta nxjerrin jashtë, vetëm atëhere vendet që ende kanë besim në Zot do të arrijnë një lloj paqe.

Rrënja e kësaj të keqeje/ligësie duhet të gjindet dhe të hiqet. Atëherë paqja do të lulëzojë në mes të njerëzve të botës. Drejtësia do ringjallet, ashtu si më parë. Nderi dhe integriteti prapë do të ngriten, dhe njerëzit do të jetojnë në një gjendje paqeje të përhershme. Vendet e mëdha, vendet Arabe, Izraeli, dhe vendet e tjera që ende kanë besim në Zot duhet të mendojnë për këtë punë dhe ta largojnë gjilpërën përmes së cilës këto mikrobe helmuese u janë dhënë njerëzve.

Shtetet e Bashkuara, Anglia, dhe shumë vende të tjera kanë marrë pjesë në luftë më parë, por kanë treguar mëshirë dhe ua kanë kthyer pavarsinë vendeve që I kishin pushtuar, duke I lejuar ata të jetojnë në liri. Ata kanë ndihmuar për ti ndalë luftërat që do të mund të ndodhnin në këto vende, dhe I kanë mbrojtur ata gjatë kohërave të rrezikshme.

Kur kolonistët së pari erdhen në Amerikë para më shumë se dyqind viteve, ata u ballafaquan me shumë vështirësi. Duke e kujtuar këtë, Shtetet e Bashkuara se këto vështirësi të njëjta mund tu ndodhë edhe njerëzve në vende të tjera. Perandoria Britanike u rrit dhe u zgjerua shumë, duke u shtrirë që nga lindja e diellit e gjer tek perendimi I diellit, por tani këto koloni u janë kthyer njerëzve të atij vendi, dhe Anglia është kthyer tek kufijtë e saj. Por sot një virus I ligë është futur në mesine këtyre vendeve dhe vazhdimisht shkakton probleme. Kjo lëvizje, që e refuzon ekzistencën e Zotit, me lakmi po mundohet që ti zë dhe ti plackitë vendet e tjera.

Kur Gjermania e sulmoi Rusinë, Vendet Aleate u bashkuan që ta mposhtin Gjermaninë dhe ta mbrojnë Rusinë. Vendet Aleate mandej I liruan vendet të cilët ata I okupuan gjatë luftës, por ata (komunistët) nuk e bënë këtë. Duke sunduar me pushkë në dorë dhe duke I detyruar njerëzit që tu nënshtrohen, ata skllavëruan shumë vende dhe I detyruan që të veprojnë ashtu si u është thënë, pa protesta. Dhe sot (në komunizëm) vazhdohet të sundohet mbi vende, duke ua imponuar vlerat e tyre dhe qeverinë atyre, duke u refuzuar atyre liri. Ende të pakënaqur, dëshiron ta zgjeroj dominimin e vet edhe më tutje. Kapet tek ajo që ka dhe kërkon të pushtojë më shumë e më shumë. Për përfitimet e tyre, e përcajnë unitetin e botës.

Të gjitha kombet dhe të gjithë njerëzit duhet të kuptojnë që secili profet erdhi të na liroj ne nga tirania e atyre që nuk kanë besim në Zot dhe që e refuzojnë ekzistencën e Tij. Profetët erdhën që të na lirojnë ne nga mbërthimi I varfërisë dhe skllavërimi I shpirtit. Ata erdhën që të na lirojnë ne nga shejtani/djalli, nga iluzioni, nga skllavëria e trupit tonë, dhe nga skllavëria e qeverive. Profetët në të vërtetë na liruan ne nga të gjitha këto forca të skllavërisë dhe na dhuruan ne një vend ku të jetojmë në liri dhe unitet, apo jo?

Duke menduar prapa me të tërën që na kishte ndodhur ne, ne duhet të jemi të vetëdijshëm për vuajtjet e të tjerëve. Ne nuk jemi ndryshe nga njerëzit e tjerë. Në qoftë se e kujtojmë vuajtjen tonë, ne do ta kemi lehtë të jetojmë tani pa shkaktuar vuajtje. Të jetosh së bashku në unitet si vëllëzër dhe motra është një shenjë e fëmijëve që e pranojnë Zotin dhe që do të sundojnë në mbretërinë e Zotit. Njerëzit e Izraelit, Egjiptit, vendet Arabe, Shtetet e Bashkuara, dhe të gjitha vendet duhet të reflektojnë thellë në këtë cështje. Ne duhet ti kuptojmë vuajtjet e të tjerëve, dhe të shmangim shkaktimin e vuajtjes tek njëri tjetri. Ne duhet të veprojmë me dhembshuri dhe dashuri, duke e përcjellur atë që konshienca jonë na thotë është e mirë. Ne duhet të përpiqemi që të lejojmë cdonjërin të jetojë në liri dhe paqe.

Ka edhe një problem tjetër, që vendet e mëdha kanë nevojë ti kushtojnë vëmendje. Në të njëjtën ditë kur një marrëveshje miqësore të arrihet në mes të Palestinës dhe Izraelit, paqja në botë do të arrihet, të gjitha ndarjet do të shlyhen, luftërat e botës do të ndalen, dhe shkatërrimi I botës do të ndalet. E vetmja shpresë për paqe atje është për ti bindur këto dy grupe që të jetojnë si fqinjë paqësorë dhe themelimi I një Force Paqësore të Kombeve të Bashkuara që ta mbajnë sigurinë kufitare në mes të këtyre dy vendeve.

Në qoftë se I sigurojmë këto dy grupe që mund të jetojnë në paqe dhe unitet, ne do ta kishim hequr shkakun kryesorë të pakënaqësisë.

Shikojeni Jerusalemin. Sa e sa njerëz kanë sunduar, sa e sa luftëra janë zhvilluar, sa e sa njerëz janë skllavëruar, sa shumë rreziqe dhe vuajtje kanë ndodhur. Në qoftë se e kuptojmë gjithë këtë dhe I sjellim paqe Jerusalemit, atëherë të gjithë armiqtë e atyre që kanë besim në Zot do të rrëzohen. Ndryshimet fetare do të zhduken, dhe të gjithë ata që besojnë në Zot mund të jetojnë në unitet. Armiqësitë do të ndalen në qoftë se ata që nuk kanë besim në Zot dhe ata që e refuzojnë Zotin do të mund të mbaheshin jashtë Jerusalemit, dhe në qoftë se njerëzit e të gjitha feve që e adhurojnë dhe besojnë në një Zot do ta kuptojnë se mungesa e besimit në Zot është rrënja e të gjitha armiqësive. Mu në atë ditë, betejat do të ndalen. Nuk do të ketë më vrasje, e gjakëderdhje. Të gjitha dallimet do të zhduken.

Secili nga ju, Kombet e Bashkuara, Amerika, Evropa dhe vendet Arabe, Izraeli, Anglia, vendet Afrikane, dhe të gjithë të tjerët që besojnë në Zot duhet ta realizojnë këtë shkakë themelorë të urrejtjes dhe ta hedhin andej. E them këtë sepse lufta e shkatërrimit duket të jetë e paevitueshme, dhe mund të shoh se ku ndodhet armiku. Të gjithë duhet të bashkohen në unitet, tani.

Zoti I pranon Judenjtë, Krishterët, dhe Muslimanët njësoj, dhe të gjithë mund ti gjejmë në Jerusalem. Megjithatë e tërë lufta është për Jerusalemin. Ata që kanë besim në Zot megjithë ata që nuk kanë besim në Zot janë futur në betejë. Kjo ka rezultuar vetëm në shkatërrim. Secili pushtues sundoi për një kohë të shkurtër dhe mandej e la mbretërinë tek ai që vinte pas tij. Ju lutem reflektoni mbi këtë dhe kuptojeni se përveq Zotit e tëra do të ndryshon. Cdo gjë në këtë botë ndryshon; vetëm Zoti mbetet I njëjti përgjithmonë. Ka pasur shumë që e kanë sunduar botën dhe shumë që I kanë sunduar fshatërat por të gjithë ata janë larguar. Dhe do të ketë edhe të tjerë që do të vinë dhe do të sundojnë dhe mandej të largohen. Asnjëri nuk mund të sundojë përgjithmonë. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë të vërtetë.

Në qoftë se qenia njerëzore do të arrij ta kuptojë këtë, atëherë mund ta shmangim shkatërrimin duke ardhur së bashku me besim në Zot dhe duke jetuar në unitet dhe dhembshuri. Mos jetoni të ndarë. Me dhembshuri për njëri tjetrin, jetoni në unitet dhe në të vërtetën, në prezencën e Zotit. U arriftë unitet në mesin e njerëzimit. Keni durim – sabur, kënaqësi – shukur , besim në Zot – tauakulun ‘alAllah, dhe të gjitha falënderimet janë për Zotin – el-hamdu lilah. Jetoni duke e lavdëruar Zotin përherë, dhe paqja do të arrihet lehtë.

Nuk është e zakonshme për mua të flasë për politikë. Por kur e shoh se c’farë po ndodhë tani, e shohë botën të kërcënuar nga rreziku i energjive atomike dhe nga arroganca e qenieve njerëzore. E shoh sa shumë vuajtje është duke u shkaktuar nga kokëfortësia dhe egoizmi i njerëzimit. Dhe e shoh se do të përfundon në shkatërrim.

Kjo gjendje me shpejtësi është duke u afruar, dhe të gjithë ne do të vdesim. Ne duhet ta kuptojmë këtë dhe të marrim masa që ti shmangemi shkatërrimit para se bombat të fillojnë të binë. Shumë shpejtë ato bomba mund të binë dhe të pëlcasin në duart tona. Por në qoftë se mund të themelojmë një gjendje të paqës, ne mund të arrijmë fitore kundër shkatërrimit.

Të gjitha këto gjëra kanë ndodhur më parë, dhe prapë po ndodhin. Dhe me c’farë qëllimi? Ne duhet të jetojmë në unitet si një racë njerëzore, të adhurojmë një Zot, dhe ti modelojmë ligjet e drejtësisë që do të na dërgojnë prapa tek Krijuesi ynë. Kjo do të dhurojë lartësim në jetërat tona. Kjo do të na ngre lart jetërat tona.

Ne të gjithë duhet ta arrijmë këtë gjendje. Për këtë arsye më duhet të ju lus me përulje të gjithë juve të mundoheni ti shmangeni shkatërrimit që po na kërcënohet ne. Ne duhet të ikim nga ky shkatërrim I paevitueshëm. Në qoftë se do të jetojmë pa dallimin “Unë” dhe “Ti”, ne do të mund të ikim nga shkatërrimi I së keqes në këtë botë. Në vend që të mundohemi ti shërojmë këto sëmundje me arrogancën që mendon, “Ne jemi më të mëdhenj se ata!” ne duhet ti shërojmë ata duke përdorur kualitetet e Zotit dhe tolerancën e Zotit. Ne duhet të përdorim Fuqinë e Zotit ti shmangemi rreziqeve dhe shkatërrimeve që e kërcënojnë njerëzimin. Në qoftë se do të mund të jetojmë me dhembshuri dhe drejtësi, atëherë ligjet e vërtëta do të sundojnë, dhe drejtësia absolute do të sundojë përgjithmonë. Uniteti do të vazhdojë së jetuari, durimi do të jetë I përjetshëm, dhe dhembshuria kurr nuk do të dështojë. Njeriu duhet të mendojë për këtë.

Të gjithë ne duhet të bashkohemi së bashku që ti sjellim paqe Qytetit të Shenjtë.

Zoti e dhuroftë Mirësinë e Tij, pasurinë e të tre botërave, jetën që nuk fiket kurrë, dhe paqen pa ndonjë pikëllim tek vëllezërit dhe motrat e mia të dashura, tek ata që janë më të moshuar se unë, tek ata që janë më të ri se unë, dhe tek të gjithë që kanë lindur me mua. Amin.

Po e shkruaj këtë letër në mënyrë që të tregoj se si paqja mund të arrihet në botë. Secili me zgjuarsi dhe besim duhet ta kuptojë këtë, dhe në qoftë se ne që jemi gjenerata njerëzore mund të sjellim një paqe të tillë të lulëzojë, atëherë mund të arrijmë lartësim në jetërat tona. Po e them këtë nga vetëdija që vie nga zemra ime. Këto fjalë nuk janë duke u thënë për të sulmuar ndonjërin, të gjejmë gabime me ndonjërin, apo të shfaqen dallime drejt dikujt. Në qoftë se ka ndonjë gabim në atë që kam folur ju lutem më falni. Në qoftë se ka gabime në këtë letër, po e lus cdonjërin që e lexonë të më falë. Amin. Allahu është I mjaftueshëm për të gjithë. Amin.

Islam and World Peace
M.R. Bawa Muhaiyaddeen.
p.16-38

Komente

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved