Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Karl JungDr. Karl Jung

"Ndërdija psiqike beson në jetën pas vdekjes"

Karl Jung

Në një spital në Zvicerr në vitin 1944, psikiatri i mirënjohur boteror Karl G. Jung, përjetoi një sulm në zemer (infarkt) dhe mandej një përjetim afër-vdekjes.  Përballimi i tij i cartë me dritën, plus domethënia intense e pamjes së brendshme e bën që Jung të arrij në përfundim se përjetimi i tij erdhi nga dicka reale dhe e përjetshme.  Përjetimi i Jungut është një përjetim unik në atë se ai e pa Token nga një lartësi prej 1600 km përmbi të.  Pamja e tij e Tokës nga hapësira ishte përshkruar nga Jung, me një precizitet të hatashëm përafersisht dy dekada para se astronautet e parë në hapësirë së pari e përshkruan atë.  Përderisa reflektonte në jetën pas vdekjes, Jungut iu kujtua Hindusi qe meditonte nga përjetimi afer-vdekjes dhe e lexoi si një simbol arkitipi të vet-vetes së lartë, Imazhi i Zotit përbrenda.  Karl Jung, qe e themeloi “psikologjinë analitike”, u përqendrua në arkitipet e Ndër-dijes kolektive.  Shkrimi në vijim është një shkëputje nga autobiografia e tij e quajtur “Memories, Dreams, Reflections” ku e përshkruan përjetimin e tij afër-vdekjes. 

Mu duk se isha lart në hapësirë. Larg atje poshtë e pash globin e Tokës, të shpërlarë në lavdin e dritës së kaltërt.  E pash detin e thellë të kaltërt  dhe kontinentet.  Larg nën këmbët e mia shtrihet Sejlon, dhe në distancë më tutje nga unë India.   Fusha e vizionit tim nuk përfshinte të gjithë tokën, por trajta globale dallohej cartësisht dhe vijat anësore shkëlqenin me një ndriqim argjendi përmes bukurisë së kaltërt të dritës.  Në shumë pjesë globi dukej i ngjyrosur, apo me shenja të ngjyrës së gjelbërt të mbyllur sikurse argjendi i oksiduar.  Larg më tej në të majtë shtrihej gjerësisht  - e kuqe -  në të verdhë shkretëtira e Arabisë;  të conte mallin sikur argjendi i Tokës kishte marr një hije të kuqe në të art. Mandej e pash Detin e Kuq, dhe prapa shumë më larg – sikur lart në të majtë të hartës – mezi mund të dalloja Mediteranin.  Shikimi im ishte drejtuar kryesisht atje.  Cdo gjë tjetër dukej e paqartë. Mund ti shihja Himalajat të mbuluara me borë, por në ate drejtim ishte mjegull dhe me re.  Nuk shikova në të djathtë fare.  E dija se isha tek pika e largimit nga Toka.

Më vonë e kuptova se sa lart në hapësirë njëri duhet të jetë të ketë një pamje aq të gjërë – përaferisht 1600 km!  Pamja e Tokës nga kjo lartësi  ishte gjëja më madhështore qe kam parë ndonjëherë.

Pasi meditova për një kohë për të tërën c’farë po ndodhte, u ktheva rrotull.  Kisha qen duke qëndruar me shpindë nga Oqeani Indian, dhe fytyra ime në veri.  Mandej mu duk se u ktheva në jug. Dicka e re hyri në fushën e shikimit tim.  Në distancë të shkurtë më tej e pash në hapësirë një bllok të hatashëm guri të errët, si një meteor. Ishte përafërsisht i madh sa shtëpia ime, apo edhe më i madh.  Po levizte në hapesirë, dhe une po levizja në hapësirë.

Kam parë gurë të ngjashëm në bregun e Golfit të Bengalit.  Ato ishin blloqe graniti, dhe disa prej tyre i kishin hapur në tempuj.  Guri im ishte një bllok i tillë i errët dhe gjigand.  Një hyrje të shpiente tek një paradhomë e vogël. Në anën e djathtë të hyrjes, një Hindus i zi rrinte ulur në gjendjen lotus mbi një ulëse të gurit.  Ai kishte veshur një mbulesë të bardhë, dhe e kuptova se ai po më priste mua. Dy shkallë të qonin tek kjo paradhomë, dhe brenda, në të majtë, ishte dera e hyrjes për në tempull.  Bira të vogla dhe të panumërta, secila me një formë si konkave të mbushura me vaj kokosi dhe qirinjë të vegjël qe digjeshin, e rrethonin derën me një perde që flakëronte me ndriqim.  Në fakt e kisha parë njëherë këtë lloj tempulli tek Dhembi i Shenjtë në Kendy në Seilon;  Dera ishte ndërtuar me disa rreshta me llampa të tilla që digjeshin me vaj.

Derisa u afrova afër shkallëve që të dërgonin tek hyrja në guri, një gjë e papritur ndodhi:  Ndjeja sikur cdo gjë po zhvishej nga unë;  cdo gjë që synoja apo dëshiroja apo ndonjë mendim, e tërë fantazia e ekzistencës së tokës,  ra nga unë – ishte një proces jashtzakonisht i vështirë.  Megjithatë dicka mbeti;  ishte sikur tani unë mbaja me vete cdo gjë që kisha përjetuar apo bërë, cdo gjë që kishte ndodhur përreth meje.  Gjithashtu të them:  ishte me mua, dhe une isha përjetimi im.  Përbëhesha nga e tërë ajo, ashtu të them.  Përbëhesha nga historia ime dhe ndihesha shumë i sigurt; kjo është cka unë jam.  Unë jam i tëri ky c’farë kam qenë dhe c’farë kam arritur.

Ky përjetim më solli një ndjenjë të madhe zbrazëtie, por njëkohësisht të një mbushje të madhe.  Nuk kishte më asgjë që dëshiroja.  Ekzistoja në një formë objekive; Isha c’farë kam qenë dhe jetuar.  Së pari një ndjenjë e zhdukjes predominonte në mua, pasi qe isha zhveshur; por papritur u bë pa pasojë.

Cdo gjë dukej të ishte e kaluar;  cka mbeti ishte “fait accompli”, pa ndonjë referencë mbrapa c’farë kishte ndodhur.  Nuk kishte më ndonjë pendim se dicka më është hequr mua.  Përkundrazi:  Une kisha cdo gjë që isha, dhe ajo ishte e tëra.

Dicka tjetër më kapi vëmendjen:  përderisa iu afrova tempullit kisha një ndjenjë sigurie se do të hyja në një dhomë të ndricuar dhe do të takoja atje të gjithë ata njerëz tek të cilët unë takoj, në realitet.  Atje në fund do të kuptoja – kjo gjithashtu ishte e sigurtë – cilit neksus të jetës unë apo jeta ime i takonte.  Do ta dija c’fare ka ndodhur para meje, përse une kam ardhur në ekzistencë, dhe ku po më dërgonte jeta. Jeta ime ashtu si e kisha jetuar shpesh herë më dukej sikur një tregim qe nuk ka as fillim e as mbarim.  E kisha një ndjenjë se isha një fragment i historisë, një shkrim në të cilin fillimi dhe fundi i tekstit mungonin.  Mu duk sikur jeta ime u hoq nga një zingjir i gjatë i ndodhive, dhe shumë pyetje mbeten pa përgjigje.  Pse kisha marrur këtë drejtim?  Pse i kam sjellur mu këto supozime me mua?  Cka nxorra nga ato? Cka do të vijon më tutje? Ndihesha i sigurt se do të merrja një përgjigje për të gjitha ato pyetje që kisha, posa të hyja në tempullin e gurit.  Atje do ti takoja njerëzit që e dinin përgjigjen e pyetjes për atë c’farë ishte më pare dhe cka do të pasonte më tutje.

Përderisa po mendoja për këto cështje, dicka ndodhi që ma tërhoqi vëmendjen. Nga poshtë, nga drejtimi i Evropes, një imazh u ngrit lart. Ishte mjeku im, apo më mirë të them, ajo që i përgjante atij-i rrethuar me një zingjirë ari… e dita menjëherë:  ‘Aha, ky është mjeku im…, ai qe po më shëronte.  Por tani po vie në formën e tij primare.  Në jetë ai ishte një avatar i një trupi të përkohshëm që i shërbente formës së tij primare, që ka ekzistuar që nga fillimi.  Tani ai po paraqitet në formën e tij primare.’

Me siguri se edhe unë isha në formen time primare, edhe pse kjo ishte një gje qe nuk e kisha vështruar por thjesht e dija në mënyrë instinkte.   Përderisa po qëndronte  para meje, një shkëmbim i mendimeve (pa folur) ndodhi në mes nesh.  Mjeku ishte deleguar nga Toka të sjell një mesazh për mua, të më tregoj se ishte bërë protest kundër largimit tim nga Toka.  Unë nuk kisha drejt ta lëshoja Tokën dhe duhej të kthehesha.  Në momentin që i dëgjova këto fjalë, vizioni u zhduk.

Isha jashtzakonisht i dëshpëruar, se tani e tëra dukej se u bë për asgjë. Procesi i vështirë i zhveshjes ishte bërë për asgjë, dhe nuk do të më lejohej të hyja në tempull, qe të iu bashakngjitesha njerëzve tek të cilës shoqëri une i takoja.

Në realitet, tre javë të mira kaluan para se të vendosja që të jetoja prapë. Nuk mund të haja sepse të gjitha ushqimet më refuzonin mua.  Pamja e qytetit dhe bjeshkëve nga shtrati më dukeshin sikur një perde e vizatuar me bira të zeza në të, apo si një faqe e gazetës së ndrydhur me plot fotografi që nuk përmbanin asnjë kuptim për mua.  i dëshpëruar, mendova, “Tani prap duhet të kthehem tek ‘sistemi i kutis”.  Sepse me dukej mua sikur prapa horizontit të kozmosit një botë tre-dimenzionale ishte ndërtuar artificialisht, në të cilën cdo person rrinte vet i ulur në një kuti të vogël.  E tani duhet ta bind veten prap nga fillimi se kjo është me rëndësi! Tani jeten dhe të gjithë botën po e shikoja si një burg, dhe më mundonte pa masë se prap me duhet ta pranoj të tërën si krejt në rregull.  U pata gëzuar shumë qe u zhvesha nga e tëra, dhe tani prap unë me cdonjërin do të virremi në kuti nga një fije.

Ndjeva një rezistencë të dhunshme për mjekun tim qe më kishte sjellur prapa në jetë. Njëkohësisht isha brengosur për të. “Jeta e tij ishte në rrezik,…! Ai më është paraqitur mua në formën e tij primare! Kushdo që e merr këtë formë do të thotë se do të vdesë, sepse ai veq i takon “shoqërisë më madhështore”.  Papritur ky mendim i tmerrshëm më erdhi mua se në vend timin mjeku do të vdes.  U mundova sa munda të bisedoj me të, por ai nuk më kuptonte.  Mandej u zemërova me të.

Në fakt aktual unë kisha pas qen pacienti i tij i fundit.  Me 4 prill, 1944 – ende më kujtohet data e saktë, mu lejua që të ulem në anën e shtratit për të parën herë prej fillimit të sëmundjes time, dhe po në atë ditë mjeku im u shtri në shtrat dhe nuk u ngrit më. Dëgjova se kishte pasur sulme të njëpasnjëshme të temperaturës.  Shpejt pas asaj ai vdiq nga septicernia.  Ai ishte një mjek i mirë; kishte dicka gjeniale për të.  Përndryshe nuk do të më ishte shfaqur mua si një avatar i trupit të përkohshem të formës së tij primare.

“Ndërdija psiqike beson në jetën pas vdekjes”

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved