Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Kujdes nga Botakujdes nga bota

Kujdes nga kjo botë me dyshimin më të madhë; sepse është sikur një gjarpër, e lëmuar ta prekësh, por helmi është vdekje prurës. 

Largohu nga çkado që të sjell kënaqësi, sepse shoqëri të vogël do të sjell kjo kënaqësi; 

Heqi nga vet vetja kujdesjen për to, sepse ti e ke parë shancën e papritur, dhe e din të sigurtë se ti do të ndahesh nga ajo;

Qëndro I vendosur vështirësive, sepse lehtësia do të takoj ty. 

Sa më shumë që të sjell kënaqësi, aq më shumë bëhu I dyshimtë në të; sepse njeriu I kësaj bote, saherë që ndihet I sigurtë në ç’fardo kënaqësie të till, bota e dërgon tek ndonjë pakënaqësi, dhe saherë që do të merr ndonjë pjesë të saj dhe e shtyn atë në të, bota papritur do ta rrotullon atë poshtë.

Dhe prapë, ke kujdes nga kjo botë, sepse shpresat e saja janë gënjeshtra, të priturat falsitet; lehtësia e saj është vrazhdë, që e ka mjegullosur të çaluarën e saj.

Dhe aty përbrenda je në rrezik: apo në një lumturi kalimtare, ose papritur në tragjedi, ose nën vuajtjen e dhimbjeve, ose përfundim të pashmangshëm. 

E vështirë është jeta e njeriut në qoftë se është i kujdesëshëm, në rrezik në qoftë se është rehat, duke qenë gjithnjë në pritje të katastrofës, e sigurtë për fatin e tij përfundimtarë.

Edhe në qoftë se I Gjithëfuqishmi nuk do të ishte lajmëruar në botë fare, as të mos u kishte bërë thirrje njerëzimit, as mos tu kishte vënë obligim njerëzve të largohen nga ajo, prap a do ti kishte zgjuar bota vetë ata që janë në gjumë, dhe a do ti kishte ngritur të pavëmendshmit?; Si pra kur e shohim se Zoti Vetë na ka dërguar vërejtje kundër botës, një tërheqje sa I përket asaj! Se kjo botë nuk ka as vlerë as peshë me Zotin; aq e lehtë është, nuk peshon më shumë për Zotin sesa një gurë I vockël, apo një copë e dheut të tokës;

Si më kanë thënë,  Zoti nuk ka krijuar asgjë më të urryer për Të sesa kjo botë, dhe nga dita qe Ai e ka krijuar nuk ka shikuar në të, aq shumë që e urren.  I është ofruar Profetit tonë a.s. me të gjithë qelsat dhe thesaret, dhe ajo nuk do ta kishte zvogluar Atë nga pikëpamja e Zotit, aq sa krahu I një mushkonje, por ai refuzoi ta pranoj; dhe asgjë nuk e pengoi atë për ta pranuar – sepse nuk ka asgjë që mund ta zvoglojë Atë nga pikëpamja e Zotit – por e dinte se Zoti e urren një sendë, prandaj edhe ai e urrente, dhe Zoti nuk e donte një sendë dhe ai nuk e donte,  dhe Zoti e degradonte një sendë dhe ai e degradonte.  Po ta kishte pranuar, pranimi I tij do të ishte evidencë se ai e donte; por ai u largua nga dëshira të donte atë që Krijuesi I tij urrente, dhe të lartëson çka Ai I Pavaruri e ka përulur.

Sa për Muhamedin a.s. ai e lidhte një gurë në barkun e tij kur uritej; sa për Musën a.s. lëkura e barkut të tij duke e gjelbërt si bari nga e tëra: Ai nuk kërkoi asgjë nga Zoti, që nga dita që u strehua nën hije, vetëm ushqim për të ngrënë kur uritej, dhe thuhej për të në tregimet qe Zoti ia ka shfaqur, ‘Musë, kur e sheh varfërinë që afrohet, thuaj Mirëseerdhe tek emblema e të drejtëve! Dhe kur e sheh pasurinë qe afrohet, thuaj, Me të vërtetë! Mëkatë të cilit denimi I është dhënë më parë,’

Në qoftë se dëshiron mund ta përmendim të tretin Zotin e Shpirtit dhe të Fjalës (Jezusin a.s.) sepse në punët e tij është një mbrekulli; ai thoshte, ‘Buka ime e përditshme është uritja, simboli im është friga, veshja ime është pambuku, ngritja ime është këmba, drita ime natën është hëna, zjarri im ditën është dielli,dhe frutet …. e mija janë ato gjëra që dalin nga toka për shtazët e egra dhe bagëtinë.  Gjithë natën nuk kam asgjë, dhe prap askush nuk është më I pasur se une!’

Dhe në qoftë se dëshiron të katërtin mund ta përmendim Davidin a.s. që nuk ka qenë më pak I mbrekullueshëm se këta; Ai hante vetem bukë gruri në dhomën e tij, … dhe kur bëhej natë… I vinte duart në qafën e tij, dhe qante deri në agim; hante ushqim të thatë dhe vishte rroba të leshta.  

Të gjithë këta urrenin çka Zoti urren, dhe përulnin atë që Zoti përul; mandej të drejtit më vonë e përcollën rrugën e tyre, dhe qëndruan afër gjurmëve të tyre.

 

Kjo ishte një Letër e Hasan Basrisë r.a. - një figurë eminente e teologëve të hershëm i njohur për asketizëm - dërguar një shoku të tij.  Marrë nga EbuNuaim. Hilya II. pp/134-40.  kontakto@udhaezemres.com

 

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved