Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Sa herë që merr frymë thuaj:

"LA ILAHE IL L'ALLAHU"kujtoje Zotin

Thuaj, “La ilahe, il-l’Allahu.” Ç’fardo kohe, kurr mos rri në pauzë. Qoftë këtu apo tjetër vend, këto fjalë duhet të thuhen.  Duhet të thuhen me frymën tënde. Nuk ke nevojë të bësh zë. Gjuha jote duhet ti formojë këto fjalë me butësi brenda në gojën tënde. Duhet të thuash, “La ilahe il l’Allahu.” Kur nxjerr frymën jashtë, La ilahe: Përveq Teje asgjë nuk ekziston, duhet të nxirren me vëmendje. Lëvizja duhet të ndodhë gjatë kësaj kohe. Zëri il l’Allahu  duhet të tërhiqet brenda me vëmendje dhe urtësi dhe të mbillet mirë brenda në zemrën e brendshme  (kelb). Ç’fardo kohe apo ç'fardo vendi, ti duhet ti thuash këto fjalë.

Qoftë duke ecur, i/e shtrirë, zgjuar, punuar, apo duke fjetur gjatë gjithë kohës fryma, këto fjalë, kujtimi, ndjenja, vëmendja, intelekti, gjykimi, dhe urtësia duhet të funksionojnë pandërprerë. Kuptimi duhet të arrihet përmes urtësisë analitike hyjnore, dhe çdo lëvizje duhet të perceptohet. Njëri duhet të jetë i vëmendshëm për të gjitha lëvizjet. Ardhja dhe largimi i çdo fryme duhet të kuptohet. Duhet të perceptohet  përmes urtësisë hyjnore luminare, me të gjithë zërat e sajë, shpjegimet dhe dritat duhet të kuptohen.

Thuaje kështu. Mos e humbë madje as një sekondë! Mendja, ndjenja, vëmendja, intelekti, gjykimi, urtësia, urtësia analitike hyjnore, urtësia luminare hyjnore, duhen të jenë të vëmendshme për këtë.  Ti duhet ti sjellësh të shtatë gjendjet e vetëdijes së bashku dhe ti recitosh këto fjalë. Ti thuash këto fjalë qoftë në je ulur këtu apo diku tjetër. Është mirë ti recitosh këto fjalë vazhdimishtë pa marrë parasyshë ç’farë pune tjetër je duke bërë. Mos e kalo gati tërë kohën duke qeshur. Fryma duhet të funksionojë me këtë kujtesë pa marrë parasyshë punën që je duke e bërë. Duhet të vazhdojë kështu.

Derisa fryma vazhdon të funksionojë në këtë mënyrë, ti do të arrishë urtësi, veprimet e Zotit, dhe kualitetet e Tij. Veprimet e Zotit duhet të bëhen veprimet e tua, dhe ti duhet ta kryesh detyrën e Tij. Ju lutem bëjeni këtë.

Mos rri i shtanguar! Mos u ulë në një qosh dhe të qeshësh apo të ulesh në kopshtë dhe ti marrësh njerëzit nëpër gojë. Ç’fardo që të bësh, kjo punë duhet të vazhdojë. Kudo që të jeshë, kjo punë duhet të vazhdojë. Këto fjalë duhet të lundrojnë pandërprerë në zemrën tënde të brendshme përmes vetëdijes dhe zgjuarsisë. Qoftë në parkë apo prapa në oborrë, qoftë se je në të majtë  apo në të djathtë, këto fjalë duhet të rezonojnë çdo herë.

Lutja duhet të vazhdojë! Puna për tu bashkuar me Zotin duhet të vazhdojë çdo herë! Ti duhet ta bësh këtë! Secili nga ju duhet ta bëni këtë! Ju nuk bën të qëndroni në pauzë as edhe për një minutë të shpenzimit të kohës suaj.

Kur të vini këtu për të dëgjuar urtësi, kujtesa juaj për Zotin duhet të vazhdojë. Të vini këtu, dëgjoni ligjërimin dhe fjalë urtësie.  Kohën tjetër, kudo që të jeni, ju duhet të vazhdoni ti thoni këto fjalë. Ju duhet të vazhdoni ti thoni këto fjalë pa u ndalë.  Ju duhet të vazhdoni të bëni këtë punë. Kjo është puna më e rëndësishme që ju mund të bëni. Në qoftë se nuk e bëni këtë dhe mbeteni në pauzë, nuk do të ketë ndonjë përparim. Kjo punë duhet të vazhdojë çdo herë. Kur të jipet ligjeratë këtu mund të vini dhe të dëgjoni.  Herave të tjera, aty ku jeni duhet ta bëni këtë punë. Vetëm atëherë të mbjellurat do të piqen. Vetëm atëherë drita do të shkëlqejë. Vetëm atëherë uniteti mund të ndodhë. Vetëm atëherë mund të bashkohemi me Zotin dhe ti kryejmë obligimet ndaj Tij. Kjo nuk mund të arrihet në ndonjë mënyrë tjetër.  Mos e humb kohën! Bëjeni këtë, fëmijët e mijë.

Tregojë çdo fëmiu se kjo duhet të bëhet. Çdo fëmijë duhet tu japë guxim fëmijëve të tjerë dhe të shikon se kjo punë vazhdonë. Dy apo tre fëmijë mund të mbildhen së bashku dhe ta thonë këtë.  Bëjuni thirrje atyre që janë në pauzë, dhe ftoni ata ta bëjnë këtë.

Sikurse njëri që e ushqen një foshnje me qumësht dhe ushqim, fëmijët që e dinë këtë njohuri duhet ti ushqejnë të tjerët. Fëmijët që e dinë këtë duhet tu japin qumështin e Zotit fëmijëve të tjerë. U jepni qumështin e Zotit ta pinë. Mos u ulë kotë përrethë duke menduar se unë e di si ta bëjë këtë. Ti duhet ta bësh dhe tu japësh guxim të tjerëve ta bëjnë gjithashtu.  Bëjeni kështu. Mos humbë kohë.  Ka mbetur vetëm pak kohë. Gjatë kësaj periudhe ne duhet ta bëjmë punën tonë dhe ta arrijmë qëllimin e kësaj pune.

Djali im, vajza ime, dëgjoni me vëmendje këto fjalë. Disa njerëz i dëgjojnë ligjëratat kur ato fliten por mandej qëndrojnë në pauze kohën tjetër. Ky veprim nuk është i mirë.  Kjo nuk është mënyra se si bëhen gjërat. Nuk do të thotë se duhet të vish këtu. Ti mund të jesh këtu, atje, apo kudo, por duhet ta bësh punën tënde.  Kur urtësia flitet, apo kur e vërteta shpjegohet, ti mund të vish këtu, por megjithatë, ti duhet ta bësh këtë punë kudo që të jesh. Ti duhet ti ndihmosh fëmijëve të tjerë të arrijnë pjekuri, dhe ti vetë duhet të arrishë pjekuri.

Eshtë ajo Fjalë e Vetme. Një pjesë i takonë të majtës dhe një pjesë të djathtës. Recito këto Fjalë! Kjo është Fjalë e Dëlirë: Asgjë përveq Zotit nuk ekziston. Vetëm Zoti ekziston. Unë u thashë dje se Zoti është i përjetshëm.  Dhe kjo është mënyra se si të bashkohesh me Atë të Përjetshmin. Bëjeni këtë.

 Vetëm në qoftë se vazhdoni ta bëni këtë do të jetë “Mirë Mëngjezi.” Përndryshe është vetëm mëngjezë. Thuaje ashtu si duhet me vendosëshmëri.  Vetëm atëherë do të jetë “Mëngjezë i Mirë” për ne.

M.R. Bawa Muhaiyaddeen "With every breath say: La Il Laha Il'lAllah"

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved