Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Rumi dhe Shemsi - TakimiTakimi i Rumit dhe Shemsit

Takimi I Rumit dhe Shemsit ishte një ndodhi madhështore në evolucionin e misticizmit në planet. Me shoqërinë e tyre, kategoritë mësues dhe student, dashurues dhe I dashur, master dhe dishepuj, u shkrinë.

Xhelaledin Rumi kishte lindur në një vend të quajtur Balkh, ku tani është Afganistani.  Ai ka jetuar shumicën e jetës së tij në Konia të Turqisë, ku në shekullin e 13të ishte një qendër takimi të kulturave të ndryshme në tehun Perendimorë te Rrugës së Silkut, një vend ku udhëtarët Muslimanë, Krishterë, Hindusë madje edhe Budistë përziheshin.


Ai (Rumi) do të paraqitet në mesin e njerëzve të tu në kohërat e fundit,
dhe do ta mbush botën me dritat dhe të vërtetat e misterieve tua.
Dhe Zoti ynë do ti dhurojë atij këmbë, penë dhe një zë
të tillë saqë gjenerata të njerëzve do ta duan atë dhe
do të bëhen nxënësit e tij;
ai do të bëhet misteria dhe drita
e botës së manifestuar
dhe ai do ti sjell pastërti fesë tënde.
Në cdo mënyrë, në sjellje dhe pamje, ai do të jetë sikur ti!


Hadith

Rumi, në moshën tridhjetë e shtatë vjeqare, kishte arritur të bëhet doktorr I teologjisë në qendrën e shkollës së tij hyjnore.  Ai ishte një dashurues venezian I të bukurës dhe të mirës, dijetar dhe artist.

Shemsi ishte një sufi endacak, I rritur në kushte të vështira dhe mendjehollë.  Ishte njëbodisatva I rrugëve që përzihej me punëtorë dhe udhëtarët e deveve, ai nuk kishte asnjë ditë shkollë. Në mënyrë spontane njerëzit tuboheshin rreth tij, edhe pse I ishte bërë shprehi të ikte nga dyert anash pa e hetuar njeri dhe largohej nga vendi, kur ndodhte kjo.  Ai nuk donte përcjellës apo famë, ai dëshironte ta gjente vetëm një person që kishte shpirtë të gjërë të bëhej shoqëruesi I tij. 

Ai e takoi Rumin në Konia.

Përderisa Rumi i hypur në gomar po kalonte përmes tregut të pazarit, I rrethuar nga dishepujt e tij, një I huaj me sy që shponin doli nga dera në rrugë dhe ia kapi dyzginat.  Me te kapur dyzginat e gomarit I panjohuri I bën një pyetje provokuese:

Kush është më I lartësuar, Muhamedi apo Bistami?”

Rumi ia ktheu përgjigjen e duhur, “Muhamedi.”

“Por Bistami tha, “Unë jam Lavdia!’ Muhamedi tha, ‘Nuk mund të të falenderoj sa duhet!’”

Përderisa Rumi deshi tia kthente përgjigjen, ai e kuptoi se ky nuk ishte një debatë seminarësh për misteriet.  
Në një treg me pluhur në qendrën jugore të Anatolisë, ai ishte takuar ball për ball me Misterien.

Një derë tek përjetësia u hap… dhe në një akt të pastërt marramendësh të besimit, Rumit I bie të fikët dhe bie nga gomari.  Në një instancë të zhdukjes mistike, zjarri takoi zjarrin, oqeani oqeanin, dhe Rumi ra në një qenie të pastërt. 


Kur Rumi u kfjellua, I shtrirë ne tokë, ai u përgjegj, “Bistami morri vetëm një përtypje të njohurisë dhe mendoi se ajo ishte e tëra, por për Muhamedin madhëria vazhdimishtë shpalosej.”

Shemsi e ndjeu thellësinë e përgjigjes. Ky ishte ai që po e kërkonte. 

Të dy filluan seri të tërheqjes me muaj të gjatë në izolim ku hyn në një komunikim të thellë të fjalëve dhe qetësisë e quajtur sobet.

Disa nga studentët e Rumit e shikonin mësuesin e tyre të dashur sikur që po shterrohej shpirtërish nga një njeri I cmendur, dhe intrigat e tyre e detyruan Shemsin ta lëshojë Koninë.


Pas ca kohe Rumi e dërgon djalin e tij, Sulltan Veledin, që ta ftoj prapë Shemsin. Ai e gjeti atë në Damaskë, duke luajtur letra në lokal me një djalë të ri nga Perëndimi, që më vonë u bë I njohur me emrin Francis nga Assisi. Djali I ri po mashtronte në lojë. Kur Veledi bëri respektin më të madh për Shemsin si të një perandori të shpirtit, Francisi pranoi se po mashtronte dhe u mundua që të ia kthente të hollat Shemsit.

“Jo,” tha Shemsi, “merri dhe tua dërgosh shokëve tanë në Perëndim.”

Shemsi ishte detyruar disa herë të largohej, por ai gjithnjë kthehej me ftesën e Rumit.  Më në fund me 5, Dhjetor, 1247, fanatikët e komunitetit e vranë Shemsin.  Trupi u zhdukë. Rumi me muaj të tërë endej gjithandej për ta kërkuar – I vetmuar në pabesim që shoqëruesi I tij me të vërtetë është larguar. Një ditë në Damaskë ai arriti tek realizimi se nuk është e nevojshme ta kërkojë më tutje.  Shemsi ishte me të, në të.  Rumi e personifikoi shoqërinë.  Me këtë iluminim finalë, ai filloi të këndonte poezitë e tij spontane të asaj bukurie dhe perfekcioni që tani duhen dhe cmohet anë e mbanë botës si një zbulim. 

Kur Rumi vdiq, ai qe vajtuar nga Muslimanët, Krishterët, Cifutët, dhe Budistët. Përderisa ai e kishte bërë punën e tij shpirtërore sipas Sufizmit Islamik, e tërë jeta e tij ishte një dëshmi tek univerzaliteti I pakufishëm I zemrës. Sufinjtë duhen në botë sepse na kujtojnë se lavdia gjendet në realitetin tonë të brendshëm, qenia e jashtme një lloj I gjuhës që shpjegon SE: Dashuria është feja. Universi është libra.

 

Coleman Barks " Rumi i Iluminuar" kontakto@udhaezemres.com

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved