Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Kur e Harruam Zotin

Kur shpirtërat u bashkuan me trupat fizikë, ata harruan marrëveshjen që e kishin kontraktuar në ditën kur Allahu i pyeti ata:

“A nuk jam Unë Zoti juaj?”dhe ata thanë:  Po me të vërtetë!” (Kur’an7:172)

 

Për këtë shkak, ata nuk u kthyen tek shtëpia e tyre origjinale, por i Gjithë-Mëshirshmi Burimi i Ndihmës, tregoi dhembshuri ndaj tyre. Ai dërgoi poshtë Libra Hyjnore që të ia kujtojë atyre shtëpinë origjinale.  Ashtu si ka thënë (I Lartësuar është Ai):

 

Ne e dërguam Musën me shenjat Tona, (duke thënë):

Ve la-qad ersalna Musa bi-ajati-na

“Silli njerëzit e tu jashtë nga errësira në dritë,

En ekhrij kevma-ke mina ‘z-zulumati ila’ n-nuri

Dhe përkujtoju atyre ditët e Allahut.”

Ve dhekkir-hum bi-ejemi’ llah. (Kur’an 14:5)

 

Me fjalë të tjera:  Tua kujtosh atyre për ditët e mëparshme të bashkimit shpirtëror me Të, në shoqërinë e shpirtërave.”

Të gjithë Profetët erdhën në këtë botë dhe u larguan tek Bota e Përtejme vetëm për shkak të këtyre këshillave, por shumë pak qenie njerëzore i kushtuan vëmendje atyre dhe shumë pak u përmalluan për shtëpinë e tyre origjinale, prandaj edhe shumë pak u kthyen në të, derisa Profesia i ishte caktuar shpirtit supremë Muhamedan, vula e Misionit dhe këshilla larg nga gabimi. Allahu e dërgoi tek ata njerëz të humbur, që tua hap sytë nga gjumi i pavëmedshëm, prandaj i tuboi ata te Allahu (I Lartësuar është Ai), të kontaktojnë me Atë, dhe takimin me Bukurinë e Tij të përjetshme.

Abdul Kadir Gjilani r.a. 
(Kitab Sirr el-Esrar ve Mezher el-Envar)

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved