Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Kurorëza Urtësie - Ibn Arabiu ra.

 

Këtu do të keni rastin ti lexoni disa shkrime të shejhut Ibn Arabiut (Zoti e bekoftë) të zgjedhura nga vepra e tij famshme Fusul el-Hikam "Kurorëza Urtësie" Libri është titulluar "The Bezels of Wisdom"
 
Parathënie
 
Në Emër të Zotit, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
 
Lavdia qoftë e Zotit Që ka zbritur poshtë [zbulimet] e Urtësisë në zemrat e logoi (e të dalluarve) në një mënyrë unike dhe direkte nga Stacioni I Përjetësisë, edhe pse sektet dhe komunitetet mund të ndryshojnë për shkak të nacionaliteteve të ndryshme. Zoti e bekoftë dhe e mbrojtë atë që ofron aspirime nga thesari me bollëk… I Muhamedit dhe familjës së tij.
 
E pash (në vizion) Apostullin e Zotit në një vizitë që mu pranua gjatë fundit të muajit Muharrem në vitin 627, në qytetin e Damaskës. Ai e kishte në duart e tij një libër dhe më tha mua,
 
“Kjo është libra e “Kurorëza Urtësie”; merre dhe tua dërgosh njerëzimit që të mund të kenë dobi nga ky libër.”
 
I thashë,
 
“E Gjithë bindja është nga Zoti dhe Apostulli I Tij; do të bëhet ashtu siq jemi urdhëruar.”
 
Prandaj e barta dëshirën, e bëra synimin e çiltër dhe ia kushtova qëllimit tim për ta publikuar këtë libër, ashtu sikur Apostulli e kishte zbritur, pa I shtuar apo hequr diçka.
 
Iu luta Zotit që, edhe në këtë çështje dhe në të gjitha kushtet e tjera, Ai të më numërojë mua nga mesi I atyre robëve të Tij mbi të cilët Djalli/Shejtani nuk ka autoritet. Gjithashtu se, në të gjitha që dora ime do të shkruaj, në të gjitha që gjuha ime do të nxjerr jashtë, dhe në të gjitha që zemra ime mund të fshehë, Ai të më favorizon mua me dëshmimin e Tij, dhe inspirimin shpirtërorë për mendjen time dhe mbështetjen e mbrojtjes së Tij, që të mund të jem një transmetues e jo një kompozues, ashtu që nga Populli që do ta lexojnë të jenë të sigurtë që vie nga Stacioni I Shenjtërimit dhe se është tërësishtë I lirë nga të gjitha qëllimet e shpirtit të ulët, që gjithnjë synojnë të mashtrojnë.
 
Shpresoj se Realiteti, pasi të ma ketë dëgjuar lutjen time, do ta dëgjoj thirrjen time, sepse unë nuk kam sjellur asgjë këtu përveq asaj që më është vënë para meje, as nuk kam shkruar në këtë libër asgjë pos çka më është zbritur mua. As nuk jam profet as apostull, por thjesht një trashëgimtar duke u përgaditur për botën e Përtejme.
 
“Nga Zoti është, prandaj dëgjo!
Dhe tek Zoti do të kthehesh!
Kur të dëgjosh ç’farë
Kam sjellur, mëso!
Mandej me kuptim shiko detajet në tërësi
Dhe gjithashtu shikoj ato si pjesë të tërësisë.
Mandej tua japësh atyre
Që e kërkojnë, dhe mos hezito.
Kjo është mëshira që
Të përqafonë dhe ty; prandaj përcille.”
 
Nga Zoti shpresoj të jem nga ata që janë të ndihmuar dhe që pranojnë ndihmë, nga ata që janë të lidhur me Ligjin e pastërt të Muhamedit a.s. që pranojnë të jenë të lidhur dhe nga ai të lidhin. Na bashkoftë Ai ne me Atë ashtu si na ka bërë Ai neve të jemi të komunitetit të tij.
 
fq. 45-46

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved