Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Kush ishte Bava?Bawa M.

Muhamed Rrahim Bawa Muhaiyaddeen (Ral.) (Allahu e bekoftë)

Muhamed Rrahim Bava Muheijedin (Ral.), një Musliman/Sufi nga Sri Lanka, ishte një njeri me zgjuarsi, dhe dhembshuri të jashtëzakonshme për njerëzimin. Për më shumë se shtatëdhjetë vite ai ndau njohurinë dhe eksperiencën e tij me njerëz nga të gjitha fetë dhe racat.

Ai hyn në historin moderne në vitet e dyzeta, kur ishte zbuluar nga udhëtar spirituale në një vend të shenjtë në xhunglën e Sri Lankës, të quajtur Kataragama. Besohet se ai kishte kaluar shumë vite I vetmuar në këtë vend. Ata e lutën që të vinte dhe ti mësonte, dhe ai iu pergjegj kërkesës së tyre duke I ndihmuar për dyzet vite gjer në vitin 1971, kur ai pranoi një ftesë që të vinte në Amerike në qytetin Filadelfia, prej nga ai mësoi me dashuri deri kur ndërroi jete në Dhjetor të vitit 1986.

Mësimet e Baves shprehin shpjegimin e rrugës Sufi, të Islamit ezoterik; se qenia njerëzore është krijuar në mënyrë unike me aftësinë e Zgjuarsisë, që ia mundëson njërit të gjurmoj prapa vetëdijen deri tek origjina –Allahu, tek Qenia Hyjnore që është Një, Krijues I çdo gjëje – dhe ta nënshtroje vetën brenda në atë Burim, duke e lënë Zotin Një, të Vërtetën, si të vetmin realitet në jetën e njërit. Ai foli pandërprerë për këtë të Vërtetë nëpërmjet gje-e-gjezave, ligjërimeve, këngëve dhe tregimeve, ku të gjitha kishin në shënjestër rrugën për tu kthyer tek Zoti.

Njerëzit nga të gjitha fetë dhe racat vërshonin vendbanimin e tij ta dëgjonin atë dhe vetëm të jenë afër tij; ai mësoi çdonjerin, pa marr parasysh origjinën, me dashuri, dhembshuri dhe pranim. Një qenie e jashtzakonshme, ai mësoi nga eksperienca, pasi që vet kishte kaluar Udhëtimin dhe ishte kthyer, me Vetëdije Hyjnore – ishte kthyer prapa të përcjell mesazhin tek të gjithë që lëngojnë me mallëngjim për përjetimin e Zotit, të gjithë që lëngojnë për të gjetur Zgjuarsinë e brendshme, rrugën tek nënshtrimi tek Ai që është NJË.

Në këto kohëra shqetësuese, mësimet e tij janë duke u njohur dhe pranuar çdo ditë e më shumë si një prezentim I synimit origjinal të Islamit që është pastërtia – marrëdhënia në mes të njeriut dhe Zotit ashtu siq është shpjeguar nga profetët e Zotit, që nga Ademi gjer tek Nuha, Ibrahimi, Musa, Jezusi dhe Muhamedi, paqja dhe mëshira e Zotit qofshin me ta – të gjithë të dërguar për ti treguar njerëzimit se është një dhe vetëm një Zot, dhe se ky që është Një është burimi I tyre, që mund të arrihet, dhe pret për kthimin e çdo shpirti individual.

Fjalët e tij nuk lanë pa prekur thellë në zemër pothuaj gati të gjithë që patën rastin për ta dëgjuar. Shumë prej tyre braktisën mënyrën e jetesës se mëparshme që e kishin trashëguar me gjenerata të tëra dhe iu bashkangjitën një jetese që mësonte Bava. Përcjellesit e tij formuan një shoqatë në Filadelfi të Amerikës të quajtur “The Bawa Muhaiyaddeen Fellowship”. Përcjellesit e Bavës I ndihmuan Bavës dhe e ndërtuan edhe një Xhami në Filadelfi, ku Namazi falet pesë herë në dite rregullisht edhe në kohën e tanishme. Kam pasur rastin ti takoj disa nga ata, madje edhe intelektuale-njerëz të ngritur, dhe të vjetër ku shpreheshin në mënyrën me të sinqertë kur thonin se “para Baves  ne e ndienim veten si fëmijë të vegjël”.

Dhe nga ata që une vetë kam takuar përbënin një diversitet të pasur nga raca, kombe, dhe fe të ndryshme që kishin ndërruar komplet mënyrën e jetesës, dhe e kishin perqafuar me zemër Islamin shpirtërorë që u kishte mësuar Bava, siq ishte falja e Namazit pesë herë në ditë, Agjerimi I Ramazanit, dhe ditëve të tjera, meditimi, Kujtimi I Allahut (Dhikr), leximin e Kuranit etj.

Sipas të gjitha gjasave sipas Sufinjeve Bava mund të ketë qenë Kutb. Ata e definojne Kutbin si një përputhshmëri e boshtit magnetik të kozmosit dhe boshtit spiritualë të vetëdijes njerëzore.

Kur shfaqet nevoja për një përtëritës të Udhës, atëhere fusha-zgjuarsie së Kutbit mund të paraqitet si person. Duke punuar thellë në lumin e ngjarjeve të njerëzimit, Kutbi ndonjeherë është I fshehur, ndonjëhere jo, por gjithmone është I njohur tek komuniteti I të dashurve te Zotit. 

Ai të qonte mallin e një njeriu jashtzakonisht të vjetër, të perjetshëm, edhe pse në pamje të jashtme I imët dukej I ri dhe lëkura e tij e bute si e një femiu. Bawa gjithmonë I ikte pyetjeve që I bënin njerezit për historinë e tij personale, shpesh duke u përgjegjur se tregimi më I rëndësishem është tregimi I Zotit. Saqe kur mbërriu në Amerike në aeroporte autoritetet e kishin pyetur për emrin e prindërve, dhe ai u kishte thëne Ademi dhe Hava. Ai kurr nuk u martua dhe nuk kishte fëmijë.

Kur erdhi në Amerikë/Filadelfi filloi të ekzistojë në mënyrë të thjeshtë në një shtëpi me zhurmë. Ai nuk zotëronte asgjë, dhe nuk ishte I zotëruar nga askush, dhe I dha jetë fjalëve të Rumit: (që tani u be njëri ndër poetët më të famshëm në Amerikë”. Sufi e hapë dorën tek universi dhe dhuron falas në cdo moment. Jo sikur lypësit në rrugë që luten për para në mënyrë që të mbijetojnë, Sufi të lutet që të ta japë jetën. Ai nuk morri asnjëherë para, nuk pranonte asnjë dhuratë, dhe trajtoi cdo kërkues njësojë si të ishin familja e tij.

Ai gjithmone  pyeste një pyetje të thjeshtë shpirtërore: Çka dëshiron ti? Ç’fardo që të ishte përgjigja, Bava e kthente gjithmonë të transformuar. Jonathan Granoff tregon se si kishte dëshmuar punën e ketij mësuesi Sufi në një mbasdite me dy kërkues.

Kërkuesi I parë shprehu dëshirën e flakët ta njohë Zotin. Ndërsa Bava ia ktheu përgjigjen duke I dhënë një recept Aurvedik për ti shëruar hemorroided. I dyti, që kërkonte një këshille praktikore për një problem të vogël që kishte në familje, ishte këshilluar me zgjuarsinë e perfeksionit më të lartë.  Jonathan më vonë intervistoi të dy, dhe kuptoi se Bava ia kishte qëlluar problemit të tyre në mënyrë spektakulare, dhe që të dy ishin ndihmuar.

Bava shpesh në mënyre spontane fillonte ta falënderonte Zotin duke kënduar ajete, duke hyrë në mënyrë intime në kontakt me Zotin që ishte njëherësh transcendent , personal, dhe pjesa më e thellë e jona.

Me shume se një herë pas mbarimit të ndonjë kënge, Bava komenton duke thëne: sa numër I madh që kanë ardhur Jo ne, ai thoshte për qeniet e dritës që kishin ardhur të dëgjonin: engjujt dhe të tjerët, të padukshem për sytë e tonë, por jo për sytë e tij, të gjithë tërhiqeshin tek fusha e vërtetë e një njeriu plotësisht të ndricuar.

Gradualisht agoi kuptimi tek ne se në këtë njeri Vediku më I pastërt I traditës se jo dualitetit ishte përqafimi I tij I Islamit të Dëlirë.

Në procesin më të madh të sistemit të zbulesës spirituale, të Vjetrit martojnë të Rinjt, jo simbolikisht, për në mënyrë transformative. Një Cikël I Madh kishte MBARUAR.

udhaezemres.com

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved