Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Mbi Sekretet e Agjërimitsekretet e agjerimit

Shejl el-ekber Ibn Arabi (Allahu e Mëshiroftë)

Përkthyer në anglisht nga Aisha Bewley

Dhe në shqip nga udhaezemres.com

E zgjedhur nga një prej librave të tij të famshëm:  El-Futuhat el-Mekkija

 

 

 

 

 

 

O Ju që qeshni në formën e vajtuesit!

për ne ti je ankesa dhe ankuesi.

 

A është agjerimi abstenim pa lartësim

apo lartësim pa kontroll?

 

Ato janë të dyja bashkë

se ai që e pranon teudin (njëshmërinë) me shoqërim

 

Intelektet I janë kurthëruar dhe ndaluar

nga liria e tyre e të vepruarit pa rrjetë apo grackë.

 

Intelektet i janë dobësuar nga liria e tyre e veprimit,

rreptësisht të prera nga Sheriati.

 

Ata dorëzohen tek ajo që faktet e tyre I hedhin poshtë

dhe besojnë pa perceptim.

 

Ylli këshillues I bartë ata me vete

duke notuar në mes të engjujve dhe sferave.

 

Për vete, mos të ishte për ty, unë nuk do të isha

sikur unë të isha Ai, po mos të ishe ti! Po mos të ishe ti!

 

Agjero nga qeniet fenomenale dhe mos e prish agjerimin!

Zoti I krijimit do të të sjell afër, të merr në mbrojtje ty me atë.

 

Meqenëse është agjerim, bëje njet (vendos)

nga natyra është ushqimi yt.

 

Në qoftë se do të reflektosh në të, ka një kuptim në agjerim

kurdoherë një krijesë ndriqon në vendbanimin tënd.

 

“Nuk ka asgjë sikur agjerimi.”

Ligjëdhënësi mi tha këto fjalë mua, prandaj reflekto!

 

Kjo është kështu sepse është mos-veprim. Ku është

ajo ç’farë ke bërë dhe ku është kërkesa jote?

 

Çështja është kthyer tek rrënjët e saj.

Zoti im të ka marrë në kontrollë ty përmes saj.

 

Në qoftë se reflekton në parimin e agjerimit

dhe bazën e domethënies së saj nga kuptimi yt,

 

Dikush me lajme erdhi nga Ai

për porosinë e agjerimit tënd që do të zhvesh ty.

 

Agjerimi I takon Allahut, prandaj mos u bë injorant.

ti je thjesht vend I manifestimit.

 

Agjerimi I takon Allahut,

megjithatë ti je ai që po vdes nga uria, prandaj dije këtë!

 

I Mëshirshmi të bëri femërorë për shkak të asaj çka shfaqet

nga ti kur Ai të dha formë ty (vetja).

 

Lavdia qoftë e Atij që të dha formë? Mirëprite Atë!

Ai të dha vetëm atë ty!

 

Ti, sikur toka, je një shtratë për të

dhe ujë-burimi (syri) yt përshkruhet  sikur kur loton.

 

E sheh burimin e punimit me dorë të Allahut

ne mes ju të dy, atëherë ku është manifestimi yt?

 

Kur e thirre Allahun nga përulja për Të, I Lartësuari,

Ai tha, “Në shërbimin tënd” për ty.

 

Kalemi më I lartë në Tabletën e Tij

I shkruajti përshkrimet e tua të dëlira nga Ai.

 

Ti je burimi I të tërës, jo burimi I Tij.

Ai të solli afër nga një aspektë dhe të dërgoi largë nga një tjetër.

 

Ke kujdes kur je I gëzuar me atë që të kënaqë ty

për hir të asaj ç’farë Ai e bën të kënaqshme për ty.

 

Rri me rrënjët e tua në të gjitha që Ai dëshiron.

Mos harro ashtu që të mos harrohesh.

 

Kjo është njohuria

që më erdhi mua nga ai që nuk gënjen.

 

Ai e zbriti poshtë me komandën e Atij që posedon më së shumti

njohuri të asaj çka është në mes të asketit dhe të devotshmit.

 

Lavdia qoftë e Allahut që më dhuroi mua njohurinë e dritës dhe errësirës.

Ai më dha një formë ku përsosja e saj është vetëm përmes strehimit tënd.


Agjerimi është abstenim dhe lartësim

 

Allahu të mbështetë! Dije se agjerimi (seum) është edhe abstemin edhe lartësim. Njëri thotë “dita e ka arritur lartësinë e plotë (sama)” kur e ka arritur pikën më të lartë.

(Poeti) Imru’l-Kejs tha:

Kur dita e mbërriu lartësinë e saj (sama) dhe kur nxehtësia e saj ishte e madhe, i.e. dita e arriti shtrirjen kulminante.  Ndodh për shkak se agjerimi ka një gradë më të lartë se të gjitha aktet e tjera të adhurimit  që quhet “agjerim” (seum).  Allahu e ka lartësuar atë duke mohuar se është sikur ndonjë veprim tjetër I adhurimit ashtu si do të diskutojmë. Ai e mohoi zotërimin e agjerimit tek robi I Tij edhe pse ata e adhurojnë Atë nga ajo dhe e atribuoi agjerimin tek Vetja e Tij. Një pjesë e këtij pranimi është se Ai e shpërblen atë që është përshkruar nga kjo nga dora e Tij edhe pse Ai e lidhi me Veten e Tij ku Ai tha se nuk është sikur asnjë send tjetër.

 

Agjerimi në realitet është mos-veprim, nuk është veprim

 

Në realitet, agjerimi është mos-veprim, nuk është veprim. Negacioni I ngjashmërisë është një atribut negativ.  Prandaj marrëdhënia në mes të saj dhe Allahut forcohet. Allahu I Gjithëfuqishmi thotë për Veten, “Nuk ka asnjë sikur Ai.” (Kur’an, 42:11) Ai refuzoi se ka dicka sikur Ai prandaj nuk ka asgjë sikur Ai përmes fakteve logjike dhe përmes Sheriatit. En-Nesa’i tha se Ebu Umama ka thënë, “Erdha tek I Dërguari I Allahut, Allahu e bekoftë dhe I dhuroftë paqe, dhe thashë, ‘Më jep dicka që mund të marrë nga ti.’ Ai tha, ‘Ti duhet të agjerosh. Nuk ka asgjë sikur agjerimi.”’ Ai refuzoi se është si ndonjë  veprim I adhurimit që janë përshkruar për robt e Allahut.

 

Cdokush që e kupton se është një atribut negativ – pasiqë përbëhet nga braktisja e sendeve që e prishin – e dinë absolutikishtë se nuk ka asgjë sikur agjerimi pasiqë nuk ka burim që përshkruhet nga ekzistenca e kuptuar. Për këtë arsye Allahu tha, “Agjerimi është I Imi.” Në realitet nuk është as adhurim e as veprim.  Eshtë e lejuar të quhet ‘veprim’ pasiqë aplikimi i shprehjes ‘ekzistent’ mund ti aplikohet Allahut. Ne e kuptojmë se lejohet edhe pse atribuimi I ekzistencës së Tij e të cilit ekzistenca është e njëjtë sikur Esenca e Tij nuk është sikur atribuimi I ekzistencës tonë. “Nuk ka asnjë sikur Ai.” (Kur’an 43:11)   

 

Çdo veprim I birit të Ademit është I tij përveq agjerimit. I takon Allahut.

 

Muslimi e ka transmetuar në Sahih që Ebu Hurejra (Allahu e bekoftë) e ka transmetuar nga I dërguari I Allahut (Paqja dhe Mëshira e Zotit qofshin me të) se Allahu (I Lartësuar është Ai) ka thënë,  “Cdo veprim I birit të Ademit I takon atij përveq agjerimit. Eshtë I Imi, dhe do ti japë shpërblimin për të. Agjerimi është mbrojtje. Kur ndonjëri nga ju është duke agjeruar, ai atëherë nuk bën të flasë as fjalë të pahijshme e as të bërtasë; dhe në qoftë se ndonjëri kërkon që ta mallkojë atë, apo të luftojë me të, le ti thotë, ‘Unë jam duke agjeruar.”  Pasha Atë që në dorën e tij është shpirti I Muhamedit a.s. era e gojës së njërit që agjeron është me e mirë te Allahu sesa era e myshkut…..”(Muslim: 13:163)

 

Kënaqësia e agjeruesit varet në lidhjen e tij me shkallën e negacionit të ngjashmërisë

 

Dije se prej se Profeti a.s. mohoi se ka dicka tjetër sikur agjerimi, ashtu siq është themeluar në hadithin e en-Nesa’it, dhe “Allahu nuk ka asgjë sikur Ai,” agjeruesi e takon Zotin e tij të përshkruar si “nuk ka asgjë sikur Ai”.  Ai e sheh Atë përmes kësaj mënyre, dhe Ai është Shikuesi-i Shikuar. Për këtë arsye Profeti a.s. tha, “ai kënaqet në agjerimin e tij” dhe jo “Ai kënaqet kur e takon Zotin e tij.” Kënaqësia nuk gëzohet në vetë-vete; ai është bërë të gëzohet nga ajo.  Kushdo që e ka Allahun si pamjen e tij kur ai shikon dhe e mendon Atë, e shikon vetëm veten kur e sheh Atë. 

 

Agjeruesi ka kënaqësi kur arrin në rankun e negacionit të ngjashmërisë. Ai kënaqet kur e mbaroh agjerimin në këtë botë pasiqë ajo I jep vetes shtazarake hakun e saj pasiqë nga brenda kërkon ushqim.  Kur gnostiku e sheh se vetja e tij shtazarake ka nevojë për ushqim dhe kur e sheh se ajo ekziston nga ushqimi që I jep, atëherë ai e mbush hakun e saj që Allahu e ka bërë të obliguar për atë dhe e ka vënë në pozitë që përshkruhet si e drejtë. Ai jep nga dora e Allahut xh.sh. pasiqë Ai e sheh Allahun në takim përmes syrit të Allahut xh.sh. Për këtë arsye ai kënaqet kur e mbaron agjerimin ashtu sikur kënaqet në agjerimin e tij kur ai e sheh Zotin e tij. 

 

 

Agjerimi është atribut vetëmbështetës (samadia) dhe I Vërteti e shpërblen

 

Sqarim se cka përmbanë kjo traditë:

Robi përshkruhet se ka agjerim dhe I takon emri ‘agjerues’ me këtë atributë.  Pasiqë e pohon agjerimin e tij, mandej Allahu e zhveshë atë nga ai dhe ia cakton Vetë-Vetes. Ai tha “Agjerimi është I Imi,” që do të thotë atribut vetë-mbështetës (samadia) pakohorë. Eshtë shkëputje nga ushqimi.  “Eshtë vetëm I Imi, edhe në qoftë se të kam përshkruar ty me atë.  Të kam përshkruar me një kualifikim të vecantë kufizimi të shkëputjes, jo me shkëputjen (tenzih) që madhërisë Sime I takon.  Unë thashë, ‘Do ta shpërblej atë për të.’” Allahu e shpërblen agjerimin e agjeruesit kur të transferohet tek Zoti I tij dhe e takon Atë me një atributë si asnjë tjetër; që është agjerimi, pasiqë “Njëri që nuk ka asgjë sikur Ai” shihet vetëm nga njëri që nuk ka asgjë sikur ai. Kjo është sikur teksti  nga Ebu Talib el-Maki, njëri nga zotëruesit e njerëzve të shijimit. “Kushdo që gjen në udhëtimin e tij, është shpërblimi I tij.” Kjo është c’farë është e obliguar në këtë gjendje.

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved