Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Vdekje Klinike - Mej Julit (May Eulitt)May Eulitt

Shkrimi në vijim është njëra nga ato Vdekje Klinike (NDEs) që përjetohet përnjëherësh nga disa njerëz. Një pjesë e këtij përjetimi është përshkruar me fjalët e Mej Julit tek Stefen Hojer, PH.D. nga libra e tyre e titulluar “Fireweaver.”

 

Gjatë vjeshtës në vitin 1970, kur I kisha 21 vjet, përjetuam përnjëherë vdekje klinike unë me kusheririn tim Gjejms dhe shokun e tij më të ngushtë Reshadin, që ishte nga India.  Të dy djemt e rinjë ishin në pushim nga shkolla dhe po qëndronin me familjen time tek ferma jonë. Në një mbasdite ne të tre shkuam tek fusha e kallamoqëve të presim sanë. Për të shkuar tek kjo fushë duhej të kalonim përmes një porte të metalit, dhe njëri nga ne saherë që shkonim me rradhë ngjiteshim tek porta për ta hapur dhe për ta mbyllur. Nga fundi I mbasditës moti filloi të keqësohet në perëndim, dhe vendosëm që të mbarojmë për atë ditë.  E kishte radhën Gjejmsi për ta hapur portën, dhe deri sa e bëri atë, ai u mbajt për krahun tim që të ngjitet lart në qerre.  Unë po qëndroja në një pozitë të pavolitshme, dhe pesha e tij më tërheqi drejt tij. Reshadi më kapi krahun tjetër që të më mbanë, dhe kur ishim mu në këtë pozitë vetëtima na qëlloi.  E pashë kur vetëtima xixëlloi në maje të portës. Mandej veq kur e pamë veten, se ne ishim në një dhomë të madhe apo korridor I bërë nga gurë të errët. Tavani ishte shumë I lartë dhe mjegullina ishte aq e trashë saqë nuk mund ta shihnim majën. Nuk kishte mobile apo sende të varura në murë, vetëm ftohtë, gurë I zi kudo përrethë. E dija se duhet të kisha frikë, por ndihesha e qetë, duke fluturuar aty në mjegullinë me dy shokët e mi në atë korridor të madhë e të zi. Këta murë të mëdhenj të këtij vendi qëndronin mbi ne dhe dukej sikurse rrezatonin edhe fuqi të madhe edhe një fuqi të madhe mashkullore.  Më kujtohet kur mendoja se do ti ishte përshtatur Mbretit Artur.  Ishte në atë moment kur e kuptova se ne të tre ishim të bashkuar në mendime dhe në trup. Imazhet e Arturit erdhen tek unë nga Gjejmsi dhe Reshadi.  Gjejmsi e pa vetëm versionin komik të mbretit të dikurshëm dhe të ardhshëm. Reshadi dukej se e paramendonte veten në kohën e Arturit. Derisa u bëmë të vetëdijshëm për mendimet e njëri tjetrit, papritur e kuptova se tani e njihja Gjejmsin dhe Reshadin më mirë se cdokënd tjetër që e njihja.

 

Filluam të vërejmë një dritë që po vinte brenda këtu nga një udhë harkore; nga fundi I njërës anë. Ishte më shumë sesa vetëm dritë. Ishte një përqafim I artë ngrohtësie. Lëshoi një ndjenjë të paqës dhe kënaqësisë më të intensifikuar sesa cdo gjë që kemi ndjerë më parë. Ne u tërhoqëm drejt sajë. Nuk po flisnim, por po komunikonim me njëri tjetrin në një nivel tjetër, shihnim përmes syve të njëri tjetrit. Sapo erdhëm tek udha harkore dhe kaluam përmes saj, ne hymë në një luginë të bukur.

 

Kishte livadhe dhe kodra të renditura me drunjë që të qonin tek një bjeshkë e lartë në distancë. Cdo gjë xixëllonte me grimca të dritës së artë.

 

Ne I pamë se dritat xixëlluese ishin shumë të vogla, flluska transparente që lëviznin në ajër dhe shkëlqenin në livadhë.  Ne e kuptuam që secila xixë e vogës ishte shpirtë. Mua lugina mu dukë të jetë parajsa, por njëkohësisht e dija se Gjejmsi dhe Reshadi po e shihnin ndryshe.  Gjejmsi e shihte sikur një Gji e Shpirtave. Reshadi po e shihte si Nirvana, dhe disi e dinim të gjithë këtë pa folur. Drita filloi të grumbullohet nga fundi I luginës, dhe dalngadale, nga mjegulla një dritë e dëlirë filloi të materializohet. E pash një engjull me një fytyrë të fortë dhe të ndritshme, por jo sikur njëri zakonisht e imagjinon. Ajo I përngjante më shumë një Vikingu Valkyrie.  E dita se ajo ishte një engjull speciale që po I ruante femrat në familjen time, dhe e perceptova ta kishte emrin Helena.  Gjejmsi e pa të njëjtën qenie sikur babai I tij një oficer me karrierë në Marinë, në një uniformë të bardhë. Reshadi e perceptoi qenien të jetë I Zgjuari apo Buda.

Qenia së pari I foli Reshadit dhe e mirëpriti atë. Ai tha se koha e Reshadit në tokë ka mbaruar.  Ai ishte I vlefshëm tani për Nirvana.  Reshadi e pyeti, pse Gjejmsi dhe unë ishim aty dhe I ishte thënë se ne ishim një pjesë e arsyes që ai kishte arritur vlerën për Nirvana. Të dy, shoku dhe shoqja e tij e donin aq shumë sa që me dëshirë e kishin shoqëruar atë në udhëtimin e tij të fundit. Megjithatë, njëkohësisht, Gjejmsi morri një tjetër mesazh. Ai brengosej se c’farë babai I tij do të mendonte për aktivitetet me protesta të tij kundër luftës, dhe babai I tij I tha se ai ishte krenar ndaj tij për qëndresën e tij në atë që besonte.  Babai e dinte se ai nuk është qyqarë sepse një qyqarë nuk do ta kishte marrë këtë udhëtim me Reshadin. Unë e morra edhe një mesazh tjetër në të cilin Helena më tha se ajo ishte e kënaqur se mua më ishte kujtuar shembulli I qëndresës, drejtësis, urtësis, dhe lojalitetit që më ishte mësuar nga familja ime.

 

Ne kaluam cka dukej sikur një përjetësi në këtë vend derisa po flisnim tek entitetet tona të ndara megjithatë të bashkuara. Ata na thanë se na u shfaqën në këtë mënyrë sepse prapa në botë ne kishim qenë të prekur me njëri tjetrin kur vetëtima kishte qëlluar.  Ata gjithashtu thanë se symbolizon unitetin e të gjitha feve dhe doktrinave.  Ata më thanë so do të jetojë të shohë një gjeneratë të re të tolerancës, kur shpirtat dhe zemrat e humanizmit do të bashkohen sikur ne të tre.

 

Këshilluesit na mësuan se doktrinat, besimet, dhe racat nuk vlenin. Pa marrë parasysh cka ne besojmë, ne të gjithë ishim fëmijë të bashkuar nën një Zot, dhe I vetmi rregull ishte ligji I vërtetë I Zotit – bë për të tjerët cka kishe pasur dëshirë të tjerët të bëjnë për ty.  Ne duhet të sillemi me të gjithë njerëzit sikur të ishin pjesë e shpirtit tonë sepse në të vërtetë janë. Të gjitha gjallesat në universë ishin të lidhura njëra me tjetrën. Ata thanë se shpejt humanizmi do të arrij maturitet të mjaftueshëm që të merr një vend më të lartësuar në skemën universale të sendeve, por derisa të arrij kjo kohë ne duhet të mësojmë pranim tolerancë dhe dashuri për njëri tjetrin. Ata thanë se do të vijë një kohë e re kur njerëzit nuk do të jenë në gjendje ti shohin të tjerët pa shtëpi dhe të uritur. Ne do të kuptojmë se vetëm duke I ndihmuar të tjerëve I ndihmojmë vetë-vetes.

 

Eventualisht na thanë se është koha të shkojmë.  Nuk do të na lejohej të qëndrojmë më tutje se tani nuk është koha për mua dhe Gjejmsin por vetëm për Reshadin.  I ndricuari I tha Reshadit se ai do të ketë pak kohë në tokë që ti mbarojë ca punë të botës para se të kthehet. Babai I Gjejmsit I tha atij se edhe ai do të kthehet tek vendi I tij shpejt pas Reshadit, por ata të dy sa për tani duhet të kthehen ashtu që të kthehem edhe unë. Unë ju thash se edhe unë dëshiroj të rri në këtë luginë me ta, por Helena më tha se fati im nuk ka mbaruar akoma, unë kisha fëmijë që ende nuk kishin lindur.

 

Ne lëvizëm ngadalë drejt rrugës harkore. Tërheqja u bë më e fortë dhe literalishtë u dëbuam prapa në botë.  Fluturuam një cikë mbi trupat tonë. Disa nga kusherirët e mij kishin qenë në një fushë më tutje dhe kishin parë se c’farë kishte ndodhur. I pamë ata duke vrapuar aty ku kishim mbetur të shtrirë. Duart e Gjejmsit dhe Reshadit ende kishin mbetur mbi krahët e mi.  Ne I pamë kusherinjët e mi që I hapen me forcë gishtërinjtë e tyre në mënyrë që ti lironin dhe ti ndihmonin Reshadit.

 

Kur duart e tona u liruan, Gjejmsi dhe unë hymë në trupat tonë. Ndjenim sikurse të ishim në zjarrë, por e kuptuam se kishim vetëm lëndime të lehta. Si dukej, Reshadi, pasiqë kishte qenë në fund, ishte elektrikuar më së shumti. Mjekët I thanë se vetëtima I kishte shkaktuar dëm në zemër, mushkëri, dhe veshkë. Ai qëndroi në spital për disa javë. Gjatë asaj kohe, rezultatet e testeve mjekësore të Gjejmsit treguan se ai kishte tumor në kokë që eventualisht do tia marrë jetën.

 

Sapo që Reshadi pati mundësi të udhëtojë, Gjejmsi e dërgoi në shtëpinë e tij në Indi.  Gjejmsi deshi të rrinte me Reshadin ti bëjë shoqëri, por Reshadi I tha se dëshironte që kohën e fundit të tij ta kalon në tërheqje/ I vetmuar. Reshadi e morri jetën e një asketi, në traditën Vedike. Ai e luti gruan e tij që të rrijë me familjen e saj sepse ai dëshironte që ditët e tij të fundit ti kalojë në një zgjim shpirtërorë. Pas një viti e gjysmë, në një ditë të ftohtë të Janarit, Reshadi u kthye në Nirvana. Gjejmsi dhe unë e ditëm menjëherë kur shpirti I tij e lëshoi këtë botë pa na treguar askush.

Gjejmsi jetoi përafërsishtë tre vite pasi që e morri vesh se kishte tumor në tru.  Ai e dhuroi shumicën e trashëgimisë së tij tek një organizatë bëmirëse që I edukonin të rinjtë në Indi. Unë në anën tjetër, isha në gjendje të jetojë edhe për tridhjetë vite të tjera (gjer tani) me njohurinë e kësaj eksperience që e ndava me shokët e mi më të ngushtë e që ka qenë një forcë këshilluese në jetën time.  Mundohem me gjithë fuqinë që kam cdo ditë ta përballoj fatin tim, ckado që të jetë, me të njëjtin dignitet të qetë dhe vendosmërinë që ata treguan kur u përballuan me fatin e tyre. Ata me të vërtetë kanë qenë udhërrëfyesit e mij, dhe e di se lidhjen që e kam ndarë me ta shumë kohë më parë është e njëjta lidhje që ne të gjithë e ndajmë.  Vetëm se nganjëherë dështojmë që ta kuptojmë.

 

“Planifiko për këtë botë sikur pret të jetosh përgjithmonë, por planifiko për botën e përtejme sikur pret që të vdesësh nesër.”

Ibn Gabirol

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved