Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Mensur Hallaxh r.a. (857-922) - Martir i Dashurisë

ne pikellim

E tëra që dashuruesi
dëshiron
është të mbetet i vetëm
me Zotin

Mensuri Hallaxh ra

El-Hellaxh e parashikoi dhe e mirëpriti, sakrifikimin/martirizmin e tij. Ai u lut që të falen armiqtë e tij derisa po e vrisnin:

Ibrahim-b-Fatik tha:

Kur e sollën Hallaxhin për ta kryqëzuar, dhe kur ai e pa gibetin dhe ikserët (masamir), ai qeshi aq shumë saqë sytë e tij lotonin. Mandej u kthye nga turma e njerëzve dhe e njohu Shiblin në mesin e tyre:

“Ebu Bakr, a e ke qilimin e faljes së namazit me vete?”

Shibli I tha “Po”

Hallaxh i tha: “O Shejh, shtrije për mua.”

Shibli ia shtriu qilimin e tij: Mandej Hallaxh I fali dy rekate: dhe unë isha afër tij.

Në rekatin e parë ai e recitoi Fatihen dhe vargjet e Kur’anit (2:155-157):

“Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndëshme thonë: "Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!" Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë.”

Në rekatin e dytë ai e recitoi Fatihen dhe vargjet e Kuranit (3:185) 

“Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit, e kush shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.”

Dhe pasi e përfundoi edhe këtë rekat, dhe selamin final dhe rukhsen e tij, ai e bëri një lutje (du’a): Nuk më kujtohen të gjitha fjalët por në mesin e tyre këto: 

“O Zoti ynë, Ti je Ai që rrezaton në secilën anë, pa qenë I vendosur në asnjërën anë…..
…..
I sheh këta njerëz, adhuruesit e Tu, 
janë mbledhur sot së bashku për të më vrarë mua, 
nga pasioni për Ty, të afrohen Ty [duke ofruar sakrificë]… 
Fali ata! (irhamhum) 
Po tu kishe shfaqur atyre çka më ke shfaqur mua, 
ata nuk do të bënin ç’farë janë duke bërë. 
Dhe po të kishe fshehur nga unë 
atë që Ti e ke fshehur nga ata 
unë nuk do të përjetoja këtë që jam duke e përjetuar tani. 
Lavdia qoftë e Jotja për atë që Ti bën! 
Lavdia qoftë e Jotja për atë ç’farë Ti dëshiron!” 
Dhe mandej recitoi:

Më vrani , O shokët e mi besimtarë (Uktuluni, je thikati),
Se të më vritni është të më bëni të jetoj;
Jeta ime është në vdekjen time, dhe vdekja ime është në jetën time
.1

Fjalët e fundit të Hallaxhit ishin:

E tëra që dashuruesi
dëshiron

është të mbetet i vetëm
me Zotin

Vdekja e tij përshkruhet nga Attar si një akt heroik, sikur kur e dërgonin në gjykim, një Sufi e pyet: 

“Cka është dashuria?”
Ai I përgjigjet:
“Do ta shikosh sotë, nesër, dhe mbasnesër.”
Ata e vranë atë ditë, e dogjën të nesërmen, dhe të mbasnesërmen e hodhën hirin e trupit të tij në ajër nga minarja e xhamisë.
“Kjo është dashuri” thotë Attar.

Kur ia prenë këmbët, ai buzëqeshi dhe tha, “dikur ecja tokën me këto këmbë, tash ka mbetur vetëm edhe një hap për në parajsë, preje atë po të mundeni.”

Dhe kur ia prenë duart ai e ngjyrosë fytyrën e tij me gjakun e vet, kur e pyetën pse, ai tha: 

“Kam humbur shumë gjak, dhe e di se fytyra ime është zbehur, nuk dua të dukem ne qehre i zbehur, se mos mendojnë njerëzit që kam frikë"


Jeta dhe veprimtaria e tij

Jeta dhe vdekja e el-Hellaxhit, martirit, mistikut, dhe evliasë, ka qenë subjekti masivë i dy vollumeve të studimeve nga orientalisti Francez Luis Masignon, prandaj më shumë dihet për të në Perëndim sesa figurat e tjera ndikuese të të njëjtit rang

Një folës i Arabishtes nga Farsi, el-Hellaxh së pari e adoptoi Sufizmin në Basra ku u bë një asket i entuziazmuar. Në udhëtimin e parë (tre herë gjithsej kishte shkuar në Mekë) haxhi për në Mekë, ai qëndroi për një vit të tërë në oborrin Heram, vazhdimisht duke agjëruar dhe duke mbajtur një heshtje të përhershme.

Me tu kthyer në Persi ai largohet formailsht nga Sufizmi - sepse dëshironte të shprehej publikisht për anën e brendshme të Islamit, gjë që Sufinjtë nuk e bëjnë –duke i nxitur përcjellësit e tij ta kërkojnë ‘Zotin përbrenda’ duke I dhënë një rëndësi të brendshme akteve rituale.

Armiqtë e tij në mesin e ehl el-zahir e akuzuan atë pa të drejtë sipas Masignonit, kinse ai dëshiron të heqë nga praktimi ritualet e ‘jashtme’.

Pas udhëtimeve të shumta dhe të gjata misionare në Indi, përtej kufinjëve të dar el-Islam ai u vendos në Bagdad, ku e shpalli doktrinën e quajtur ‘uniteti i dëshmisë’(vehda el-shuhud), një doktrinë teosefike jo aq e komplikuar sipas së cilës ‘bashkimi me Zotin’ duhet të kuptohet jo si ‘bashkim i substancës’, por si një rezultat I ‘një akti të besimit dhe dashurisë’ në të cilin qëllimi i Sufit të bashkojë intelegjencën e tij, vullnetin e tij, dhe egon me Zotin është një veprim i mëshirës Hyjnore.

Duke lajmëruar se Zoti po e dëshmonte Vet-vetën ‘në zemrën e robit të tij’, el-Hellaxh e rriti dyshimin e ehl el-zahir(legalistët egzoterik) edhe pse ai u kujdes në dogmen e tij teologjike, që mos të largohet nga rrënjët orthodokse Sunnite.

E thëna e tij se ai është ‘e vërteta’ (el-hak) u kuptua nga armiqtë e tij kinse ai bën blasfemi kur e identifikon veten me Hyjnoren.

‘Në qoftë se nuk e njeh Zotin,’
Hellaxh tha, ‘së paku identifiko shenjat e Tij. Unë jam ajo shenjë, Unë jam e Vërteta kreative [ana el-hak] sepse përmes së Vërtetës unë jam e vërteta përjetësisht…

"Meqenëse Hellaxh filloi të shprehet publikisht edhe mësuesi i tij shpirtëror Xhuneid Bagdadi (Allahu e bekoftë) u distancua nga ai dhe e kritikoi me dashamirësi për fjalimet e tij në publik, pa e vënë në pikëpyetje vlerën e përjetimit të tij fetarë.

Rumi thot se nuk duhet marrë literalisht e thëna "unë jam zot" ai e shpjegon shumë bukur në këtë mënyrë:

..
.të thuash “Unë jam robi I Zotit”, dhe “Unë jam Zot” të dyja janë shprehje të një përulje/nënshtrimi të madhë. Njëri që thotë “Unë jam rob I Zotit” pranon dy ekzistenca, të veten dhe të Zotit, por ai që thotë “Unë jam Zot” vetë ka pushuar së ekzistuari e ka bërë vetë-veten jo-ekzistent dhe e ka dorëzuar veten tërësishtë tek Zoti dhe thotë “Unë jam Zoti”, që nënkupton “Unë nuk ekzistojë, Ai është I tëri; nuk ka qenie tjetër pos Zotit.” Ky është një nënshtrim/përulje ekstreme dhe përulje e vetë-vetës

1. Hallaxh - Mystic and Martyr (Massignon)- kontakto@udhaezemres.com
 

 

 

 

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved