Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Ajete që dëshmojnë Njëshmërinë e Allahut (I Lartësuar është Ai)

 

el-ikhlas, Kur’an CXII
Thuaj: Ai, Zoti është Unike, Një (Ahad)
Allahu është Mbështetja dhe Strehimi Universal (Samed)
Ai nuk Lind kë, as nuk është i Lindur
Dhe nuk ka asnjë sikur Ai

2:115

Të All-llahut janë edhe lindja edhe perëndimi, dhe ngado që të kthehesh, është fytyra e All-llahut. Vërtetë, All-llahu është gjithë-përfshirës e I gjithë-dijshëm.

10:61 (Junus).
Ti nuk angazhohesh me asnjë çështje, nuk lexon nga ai pjesë nga Kur'ani dhe nuk bëni ndonjë vepër, vetëm se ne jemi prezentuesit tuaj, kur ju ndërmerrni atë. Zotit tënd nuk mund t'i fshihet as në tokë e as në qiell as sa një atom e as më e vogël se atomi e as më e madhe, por vetëm sa është evidentuar në librin e sigurt.

64:4 (Tegabun)
“Me të vërtetë Allahut nuk I fshihet asgjë në qiej e as në tokë”. “Ai e di gjithcka që është në qiej e në tokë dhe e di atë të cilën e fshihni dhe shfaqni, me të vërtetë Allahu është I ditur për atë që fshehin zemrat.”

11:56
…Nuk ka asnjë nga gjallesat, e që Ai të mos e kap për balluket e tyre [ ketë nën sundim], vërtetë Zoti im është në rrugë të drejtë.

20:46
Ai (All-llahu) tha: “Mos u frikësoni, se Unë jam me ju, dëgjoj dhe shoh”.

58:7. (Muxhadele)
A nuk e di ti (o dëgjues) se All-llahu di çka ka në qiej dhe çka ka në tokë?! Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave e të mos jetë Ai i katërti; e as mes pesë vetave e të mos jetë Ai i gjashti, e as mes më pak vetave dhe as mes më shumë vetave, e të mos jetë Ai me ta, kudo që të jenë. Pastaj, në ditën e kijametit i njofton ata me atë që kanë punuar. All-llahu ka përshirë çdo send në dijen e vet.

41:54. (Fusilet)
…Vërtetë A nuk është Ai që ka përfshirë secilin send.

43:84. (Zuhruf)
Ai është që në qiell është All-llah dhe në tokë All-llah, Ai është i urti, i dijshmi.

50:16. (Kaf)
….. Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij.

56:85. Vakia
Dhe ne jemi më afër tij [që po vdes] sesa ju, por ju nuk na shihni [Ne].

28:88
….Çdo send do të zhduket përveq fytyrës së Tij. Vetëm Atij i takon gjykimi dhe te Ai do të ktheheni.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved