Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Nuk Desha Të Vija – Biseda me Zotin

Shpirtit: Shko 

Nisu Ngadalë Në Udhëtimin Tënd

Para se të përfundoja në këtë burgë të botës,
Isha me Ty përherë.
Ah sa do të dëshiroja që kurrë të mos kisha rënë
Në këtë grackë të botës.

Saherë e saherë unë të thoja Ty:
“Unë jam mjaftë I lumtur këtu.
Nuk dua të shkoj askund.
Të udhëtosh nga kjo lartësi poshtë në tokë
Thjeshtë, është udhëtim shumë I vështirë”

Prapë se prapë Ti më dërgove:
“Shko, mos u frikëso.
Asgjë e keqe nuk do të ndodhë ty.
Unë gjithmonë do të jem me ty.”

Ti ma mbushe mendjen duke më thënë:
“Në qoftë se shkon, do të fitosh përjetime të reja.
Do të përparosh në udhëtimin tënd.
Do të bëhesh shumë më I pjekur
Kur të kthehesh prapa në shtëpi.”

Unë ia ktheva: “O Esenca e Njohurisë,
Ç’farë të mire ka I gjithë ky mësim dhe informim
Pa Ty?
Cili do të linte Ty për njohurinë,
Veq në qoftë se ai nuk do të kishte njohuri për ty?”

Kur pi venë nga dora jote,
Nuk kamë asnjë brengë në botë.
Bëhem I dehur dhe I lumtur.
Nuk mërzitem aspak për fitim apo humbje,
Apo për cilësitë e mira e të këqija të njerëzve.

Sulltani më pëshpëriti disa fjalë në veshin tim.
Ishin sikur fjalët e banditëve
Dhe më lanë të habitur dhe jashtë kontrolle.

Ky është një tregim I gjatë për “mashtrimet” e Tij.
Në qoftë se me të vërtetë Ai dëshiron të ma bëj një të mirë,
Ta lejon një agim të hershëm ta mbarojë këtë natë të errët.

Rumi ra.

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved