Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

PADREJTËSIA E NDALUAR

 

Sipas Ebu Dharr el-Gifari Profeti, Zoti I dhashtë paqe dhe bekim, tha duke I raportuar fjalët e Zotit, I lavdëruar dhe lartësuar është Ai:

“O shërbyesit e Mij, Unë e kam ndaluar padrejtësinë për Vetëvetën dhe e kam bërë të ndaluar edhe në mes jush. Prandaj mos u bëni të padrejtë me njëri tjetrin.”

“O shërbyesit e Mij, të gjithë ju shkoni të uritur përveq atij që unë e ushqej. Më kërko ushqim, dhe unë do të ushqej.”

“O shërbyesit e Mij, ju të gjithë shkoni të zhveshur përveq atij që unë e vesh. Më kërko rroba, dhe unë do të vesh.”

“O shërbyesit e Mij, të gjithe ju shkoni në rrugë të gabuar perveq atij që unë e këshilloj. Kërko këshillë nga Unë dhe Unë do të këshillojë”.

“O shërbyesit e Mij, ju largoheni nga udha çdo ditë e çdo natë, por Unë I fali të gjitha të këqijat. Më kërko falje Mua dhe Unë do të falë.”

“O shërbyesit e Mij, të më dëmtoni Mua është përtej jush, prandaj ju nuk mund të më dëmtoni Mua; dhe të më bëni dobi Mua është përtej jush, prandaj ju nuk mund të më bëni dobi Mua.”

“O shërbyesit e Mij, në qoftë se të gjithë ju – i pari dhe i fundit, njeri dhe xhin – të ishit sikur ata në mesin tuaj me zemrën më të devotshme, nuk do ti shtonit asgjë mbretërisë Sime.”

“O shërbyesit e Mij, në qoftë se të gjithë ju – i pari dhe i fundit, njeri dhe xhin – të ishit sikur ata në mesin tuaj që janë më pabesimtarë, nuk do ti merrnit asgjë mbretërisë Sime.”

“O shërbyesit e Mij, në qoftë se të gjithë ju – i pari dhe i fundit, njeri dhe xhin – po të qëndronit në të njëjtën shkallë dhe të më drejtoheni Mua me kërkesat tuaja, dhe po ti ipja secilit atë cka ka kërkuar, kjo nuk do të pakësonte cka është me Mua, jo më shumë se sa një gjilperë që do ta pakësonte detin po të futej në të.

“O shërbyesit e Mij, janë vetëm veprimet e juaja që Unë I llogarisë, dhe është nga meritat e tyre që unë do të ju shpërblej. Prandaj lere atë që gjen mirësi, ta lavdoj Zotin, dhe lere atë që gjen tjetër nga kjo, mos ta fajeson askënd tjetër pos vetëvetën.”

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved