Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Para Krijimit - Dikur ishim një me Zotin

 

Abdur-Rezzak raporton nga Ma'mer, i cili nga Ibnul-Munkadir, i cili nga Xhebir Ibn Abudllahu r.a i cili tha:

Është treguar se Xhebir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të) I ka thënë Profetit: “O I dërguari I Allahut, nëna dhe babai im u bëfshin kurban për ty, më trego për sendin e parë që Allahu e ka krijuar para të gjitha sendeve të tjera: “Ai tha: “O Xhebir, sendi I parë që Allahu ka krijuar ishte drita e Profetit tënd nga drita e Tij, dhe ajo dritë mbeti (ndezur) në mesin e Fuqisë së Tij derisa Ai deshi dhe nuk kishte në atë kohë, Tablet apo Kalem apo Xhennet apo Zjarrë apo ndonjë Melaqe apo Qiell apo Tokë. Dhe kur Allahu deshi ta krijoj krijimin, ai e ndau atë Dritë në katër pjesë dhe nga e para ai e bëri Kalemin, nga e dyta Tabletën, dhe nga e treta Arshin (Kurorën), [dhe nga e katërta cdo gjë tjetër].”

Në Emër Të Zotit
Të GjithëMëshirshmit, Mëshirëplotit

Në (enathi) një periudhë e pakufijshme para fillimit primar, Allahu teala Najen ishte i  vetëm, në një
gjendje të heshtjes dhe errësirës që do të thotë ende nuk ishte manifestuar, ku jetërat ende nuk ishin shfaqur. Ekzistonte ashtu i vetëm, në Vet-vete, pa e zbuluar madhërinë e Tij, me miliona iona, duke e adhuruar Vet-veten. Në atë gjendje ekzistoi si një errësirë që përzihej dhe përfshinte të gjithë universat dhe të tërën nga e tëra – e tëra që ekzistonte ishte brenda në Të. Ishte në atë gjendje kur një pulsë filloi të rrahë brenda në Të, duke u dridhur, flakëruar, xixëlluar, kumbuar, dhe në fund shpërtheu para si një shkëlqim madhështor.

Kur ky shkëlqim u shfaqë, errësira në të cilën Allahu xh.sh. kishte qenë u zhdukë, dhe Ai shëndriti para me një rrezëllim madhështor. Mandej Allahu e pyet shkëlqimin që ishte shfaqur nga Ai, “Kush je ti?”

Shkëlqimi, Hiri që është Nuri (drita e Allahut) ia ktheu, “O Allah! Ti je kompletimi infinitë që përfshinë të tërën nga e tëra. Të gjithë universat dhe çdo gjë aty janë brenda në Ty, të kondensuar, të kompresuar, dhe duke qëndruar, dhe të gjithë këta, duke përfshirë edhe atomet, të gjitha rrezet atomike të jetës (shpirtërat), si dhe të gjitha jetërat e të gjitha sendeve të tjera brenda në to, janë brenda në Ty, duke të adhuruar dhe lavdëruar Ty, megjithatë Ti nuk po i dëgjon ata, O i Mëshirshëm! O Rrahman! I Shikon se si të gjitha këto jetëra dhe atomet e gjalla që ekzistojnë brenda në Ty të lavdërojnë dhe të madhërojnë Ty, (bëjnë tesbih).” Kështu tha Nuri, Hir i mëshirës.

Tani Allahu teala Najen vë re të gjithë zërat, rezonancat, dhe adhurimin që po vinte nga të gjitha atomet e jetës (shpirtërat) që rrinë të fshehur brenda në Të. Ai që është Allahu teala Najen mandej reflekton, “Ah! Duket të jem e tëra nga e tëra! Kam qenë vetëm me kaqë miliona e miliona vite, duke e lavdëruar dhe adhuruar Veten, në harresë për të gjitha atomet e jetës që gjenden të kompresuara dhe të mbajtura brenda në Mua. Unë që është dashur ta bëj Vet-veten time të arritshëm tek të devotshmit e Mi, kisha mbetur në adhurim të Vet-vetes!”

Duke reflektuar në këtë mënyrë, Allahu bëhet i vetëdijshëm për madhërinë e Vetes së Tij. Dhe Ai arrin ta njeh Vet-veten. Tani i vetëdijshëm për të gjitha atomet e jetës në të gjithë universat të mbajtur brenda në Veten e Tij, Ai i drejtohet shkëlqimit që kishte aguar nga brendësia e Tij dhe e pyet, “Kush je ti që më zgjove Mua, më dhe realizim, dhe më bëre ta njohë Vet-veten?”

Kësaj pyetje, Nuri, urtësia e Hirit të Tij, që kishte pulsuar, shkëlqyer, rezonuar, dhe aguar brenda në Të, iu përgjegjë, “O Allah! Ishte unë që shkëlqeva, rezonova, dhe agova brenda në Ty. Unë isha brenda në Ty, i fshehur. Ti je i pashfaquri. Brenda Natyrës Origjinale të pashfaqur, Ai që është i pakrijuar je Ti. Ti më shfaqe mua dhe më mbajte të fshehur. Ishte për mua që emri Ytë hyjnorë i mirësisë, Nur Muhamed, kishte folur më herët, në enathi, pafillimshmëria e fillimit. Ai thesarë është thesar i Yti. Duke thënë kështu, Nuri i bëri përkulje në shenjë nderimi Allahut, dhe mbeti në gjendje adhurimi.  

Me të parë këtë, Ai që është pa fillim (enathi) para fillimit primarë (Athi) tha:  , “O Nur! O urtësi që agove brenda në dashurinë që u ngritë nga hiri i meditimit Tim! Do të të vendos në të githa atomet e jetës që i kam krijuar – brenda në secilat nga krijesat e Mija.  Mëtutje, do ta krijojë insanin apo njeriun, që është më i lartësuari nga ta gjitha krijesat.  Dhe unë do të vendosë brenda në të në formën më të lartësuar – sikur urtësia e hirit të dashurisë Sime.  O Nur! ( O Drita ime!) Ashtu sikurse agove brenda në Mua dhe më bëre të vetëdijshëm për atomet e jetës (shpirtërat) që janë krijimi Im, ashtu agofshë brenda në ata që janë qenie njerëzore dhe i bëfshë që ta njohin veten dhe gjithashtu të më njohin Mua.

“Në mos dalësh nga brendësia e tyre, ata nuk do të mund të më njohin Mua. As nuk do të mund ta kuptojnë apo realizojnë vet-veten. Në çdonjërin që ti nuk do të agon do të mbetet në errësirën e krijuar nga lindja e tyre, ashtu sikurse Unë që isha në errësirë në enathi para fillimit primarë athi.  Prandajë, në mënyrë që ta largojnë errësirën dhe tu japë realizim, Unë do të vendosë brenda në ta si një urtësi zgjuarsie.”  Kështu shpjegoi Allahu te ala Najen tek urtësia e hirit të Tij.

Bava Muedinijedin - The Rezonance of Allah

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved