Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

B.T.

Paqja dhe mëshira e Zotit qofshin me ju mysafirë të nderuar.

Mirëseerdhët

Udha e Zemrës synon të inspirojë, përkujtojë, zgjojë dhe udhëzojë udhëtarin, e ç’fardo besimi,  për udhëtimin e shpirtit prapa në shtëpi, nga ndarja në bashkim. Kemi ardhur nga Zoti dhe tek Zoti do të kthehemi.

Në qoftë se një zë i heshtur i fëmijërisë ju thërret nga thellësia e brendësisë suaj me rezonancën e zemrës se përmalluar dhe mundohet të shprehë të vërtetën që nuk mund ta përkujton dot por vetëm e ndien her pas here atëherë shpirti juaj është duke qarë për tua tërhequr vëmendjen tek e vërteta që është kujtimi dhe kthimi tek Zoti – shtëpia origjinale.

“Udhëtimi I brendshëm ‘ i zemrës’ fillon mu në atë moment kur të kuptojmë se Realiteti është shumë më i madhë se sa ajo ç’farë sytë shohin dhe ç’farë mendja regjistron, dhe se ne jemi në gjendje që të njohim dhe të bëjmë çdo gjë të nevojshme për të arritur destinacionin tonë”

Ky përjetim na zgjon në një realitet tjetër, të jashtzakonshëm, ku syri i zemrës hap dyert e një dimensioni të ri ku çdo gjë ka gjallërinë e cicërimave të zogjëve në agim dhe dorëzohemi të  magjepsur nga një bukuri e dritës që buron nga brendësia jonë dhe na përkujton esencën tonë që buron nga Zoti NJË.

Këtu ndodhet një lulishte me aromën e ajrit më të freskët të një mëngjezi të pranverës ku dielli pandërprerë agon, dhe ku zogjët lindin dhe vdesin duke kënduar.

Një zgjim; një lindje e re, një transformim shpirtëror, një shpresë dhe mëshirë hyjnore që të vazhdoj më tutje më dhuroi kjo derë që filloi të hapet.

Një Thesar i Fshehur ndodhet mu në zemrën e njeriut.

Këtu altruizmi mbizotëron dhe e përqafon unitetin e ekzistencës;

Rumi thotë:

(Eja, mos u kthe) Vë bast të tëra për Dashurinë
Në qoftë se je një qenie e vërtetë njeriu,
Në qoftë se jo, atëherë largohu nga ky mbledhim

Ju kërkojmë falje për gabimet që mund ti kemi bërë. Ju dëshirojmë lexim të këndshëm.

Baton Thaçi

Mund të na kontaktoni në emailin: kontakto@udhaezemres.com

 

Ne ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut. Ne nuk duam nga ju asnjë shpërblim e as falënderim. (Kur'an 76-9)

 

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved