Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Përse të Agjëroj me Vullnet në Muajin Ramazan

Ramazani 2009Perse te Agjeroj

 

“Muaji i Ramazanit është muaji në të cilin zbriti Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues i të vërtetës nga gënjeshtra, kush nga ju që arrin këtë muaj le ta agjëroj . (Kur’an, El-Bekare, 185)

Paqja dhe Mëshira e Zotit qofshin me ju.  Tani që po hymë në muajin e shenjtë të Ramazanit vendosa ti shkruaj edhe unë ca rreshta. Këta rreshta janë  vetëm mendimi im, I inspiruar nga thellësia e brendësisë sime me dashurinë e përmallimit për Zotin (I Lartësuar është Ai).  Unë jam një student I ri në këtë lami prandaj ju lutem nga zemra më falni në qoftë se gabojë, Allahu (I Lartësuar është Ai) e din më së miri.   

Ju që po lëngoni, ju që po vuani, ju që jeni përmalluar për Atë që e kemi harruar, për Atë që na dha shpirtë, zemër e jetë, për Atë që është e vërteta, realiteti kulminantë, dijeni mirë se ky lëngim është një shenjë se jemi të thirrur e të kujtuar me mallëngjim nga Zoti vetë. Kjo vuajtje, ky përmallim buron nga shpirti juaj sepse shpirtit I kujtohet shtëpia origjinale, I kujtohet prejardhja nga Zoti (I Lartësuar është Ai). Kur ne bëjmë një hap përmallimi drejt Zotit, Zoti bën shumë më shumë hapa të përmallimit drejt nesh. Dhe agjerimi është hapi më I madhë që mund të bëjmë drejt Zotit.  Në faktë Zoti bëri hapin e parë pasi Ai (I Lartësuar është Ai) tha:

“Unë jam ashtu si robi mendon për Mua. Unë jam me atë kur ai më përmend Mua. Në qoftë se ai më përmend Mua në vetë-vete, Unë e përmend atë në Veten Time; dhe në qoftë se ai më përmend Mua në një mbledhi, Unë e përmend atë në një mbledhi edhe më të mirë se ajo. Dhe dhe në qoftë se ai më afrohet Mua sa gjatësia e krahut, Unë I afrohem atij sa një pash detar. Dhe në qoftë se ai vie tek Unë duke ecur, Unë shkoj tek Ai duke vrapuar. (Hadith kudsi, Ebu Hureira Allahu qoftë I kënaqur prej tij)

Nga përmallimi dhe dashuria që Zoti ka për ne, Ai na dërgoi disa armë për të luftuar – egon – gjërat që na bëjnë të harrojmë Atë që na krijoi dhe gjërat që mundohen të na mbajnë largë nga Zoti, Realiteti, e Vërteta. Njëra nga këto armë është Agjerimi. Allahu xh.sh. nga mëshira dhe dhembshuria e Tij për ne, na udhëzoi ta pranojmë agjerimin si një dhuratë nga Ai që na donë, dhe ta përdorim këtë dhuratë si një armë kundër egos/nefsit tonë, kundër kualiteteve djallëzore të shejtanit që gjithnjë mundohen të na fundosin në një humnerë errësire të pafund, atje ku injoranca gjithnjë dominon.

Koha po kalon, akrepat e orës skan të ndalur, momenti kur do të ndahemi nga ky realitet, kjo botë po afrohet, ne do të vdesim, a jemi përgaditur për këtë udhëtim? Dhashtë Zoti ta shfrytëzoni këtë dhuratë –agjerimin e muajit Ramazan – ku efektet e saja do tia vlenin edhe në qoftë se ju ofrojnë vetëm edhe një hap më afër Realitetit, të Vërtetës, Zotit. 

Kjo dhuratë nga Zoti për ne, në qoftë se përdoret me zemër, me sinqeritet, përkushtim, devotshmëri, me përmallim, dashuri, besnikëri e me vullnet do të na japë një palë krahë fluturues. Do të ja japë një palë krahë pa pendla.  Këta krahë do të jenë nga drita me të cilët do të na ipet mundësia të fluturojmë nga humnera e errësirës së injorancës.  

Zoti (I Lartësuar është Ai) na e dërgoi agjerimin, këtë armë, si dhuratë përmes të dërguarit të Tij, Profetit Muhamed (Paqja dhe Mëshira e Zotit qofshin me Të) që posaqërishtë të përdoret në muajin Ramazan. Tridhjetë ditë me rradhë, gjatë muajit Ramazan, këtë armë mund ta fusim në përdorim dhe me efikasitet të luftojmë egon me të gjitha tundimet dhe epshet djallëzore të saja.

 

Një gjë shumë të rëndësishme duhet kuptuar.  Shpirti dhe trupi fizikë ndodhen në një luftë të përhershme, në një luftë të përbetuar, esenca juaj ndodhet në një luftë të përbetuar me veten tënde falso. Trupi fizikë gjithnjë është në lakmi të ushqimeve, gjithnjë dëshiron të kënaq veten me të ngrënat e tepruara. Syrit kurr nuk I duket mjaftë. Egoja gjithnjë të tundon për të përgojuar e përqeshur dikënd, egoja dëshiron të të bëjë mendjemadhë duke I përulur të tjerët. Në muajin Ramazan njeriu nuk agjeron vetëm nga ushqimi dhe pirja, por edhe nga këto veti të liga.  Egoja me lakmitë e trupit për dynjanë janë armiku numër një I shpirtit. Kjo të kuptohet, të besohet, e të pranohet me gjithë zemër është hapi I parë drejt fillimit të lirimit, që është puna e vërtetë.

 

Egoja ndihet e rrezikuar gjatë muajit Ramazan. Ajo do të mundohet me gjithë superfuqinë qe e posedon të na sulmojë nga të gjitha anët, në mënyrë që të zhgënjehemi dhe të mos e përdorim armën e agjerimit kundër sajë. Kjo nuk duhet marrë si befasi, sepse armiku armikun mundohet ta zhgënjejë në ç’fardo mënyre.Egoja është si një fëmijë shumë I lazdruar që lakmon çdo send dhe sendet e të tjerëve, dhe I dëshiron ato aty dhe menjëherë. Po qe se nuk I plotësohet dëshira do të çanë me të madhe që krejt ‘bota të dëgjojë’.  Ky fëmijë I lazdruar – egoja – do të bërtasë me të madhe kudo që të jetë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

 

Egoja do të na shtyjë që ta prishim agjerimin duke përdorur metoda e dredhi nga më të ndryshmet.

 

Si për shembull mund të na shtyjë të mendojmë se agjerimi është turpë sepse është prapambeturi, se shoqëria do të na qeshin, mandej mund të të shtijë të mendosh se njerëzit agjerojnë e pas agjerimit bëjnë “të gjitha të zezat”, mandej mund të të shtyj të mendosh se agjerimi nuk të sjell ndonjë dobi sepse thotë “shih si, mu këta besimtarë po torturojnë njerëz që smendojnë si ata, po vrajnë gra e fëmijë, e po ua presin kokat të tjerëve; do të thotë: po të kishte agjerimi ndonje dobi njerëzit që agjerojnë nuk do të vritnin të tjerët e njëri tjetrin. Mandej egoja do të jetë në gjendje gadishmërie të të sulmojë kur bën ndonjë gabim pa dashje dhe dikush atypari të thotë ”ske pse ti agjeron” apo “stë duhet gjë ty agjerimi shiko se si sillesh.” Mandej mund të na tundojë kur të shohim dikënd duke ngrënë dhe ta ndiejm erën e këndshme të gjellërave të ndryshme atypari, egoja gjithnjë e gatshme do të na pëshpëritë ngadalë nga brendësia jonë duke në thënë “ha ore mos e mundo veten kotë, hiqu këtyre budallallëqeve se kjo jetë është e shkurtë kënaqu sa je gjallë këtu se atje nuk I dihet” e kështu me radhë do të përdorë dredhi pas dredhie që të na zhgënjejë me qëllim që të na largojë nga agjerimi në muajin Ramazan.

 

Tani lind pyetja: Si ti kundërvihemi këtyre tundimeve apo të shtimeve të egos që ka kaq fuqi të hatashme për të na ftohur që të mos e përdorim armën e dërguar si dhuratë nga Zoti për të gjithë njerëzmin? Si ti kundërvihemi egos në lidhje me agjerimin? Të dashurit e mi, këtu duhet ndalur, duhet bërë një pauzë, duhet për të menduar dhe medituar mirë në lidhje me këtë çështje. Si të mos zhgënjehemi nga agjerimi në muajin Ramazan.

 

Së pari duhet ta pyesësh veten: “Ç’farë dua unë?” “Cili është qëllimi im në jetë?” “A jam I lumtur në jetë kështu si jam duke e jetuar jetën?”, “Nga kam ardhur?”, “Ç’farë duhet të bëjë?”, “A do të vdesë edhe unë, apo vetëm të tjerët?” “Çka është jeta?” dhe pyetja kulminante “Kush jam unë?”.

 

Në qoftë se ne I japim qëllim jetës tonë për ta kuptuar të Vërtetën, Realitetin, atëherë caku ynë nuk është askush tjetër përposë Zotit (I Lartësuar është Ai).

 

Agjerimi, si një armë efikasë që është, na ndihmon për të luftuar armiqtë tanë të brendshëm dhe të jashtëm, që qëndrojnë si kodra malesh midis nesh dhe Zotit, përherë duke u munduar të na mbajnë largë në distancë nga qëllimi ynë që është kthimi tek Zoti xh.sh.

 

Kur të kuptojmë se agjerimi është vetëm një mjetë apo armë [jo sendi i synuar] për të na ndihmuar që ti afrohemi Realitetit, atëherë ne do të kuptojmë se ne nuk jemi duke e përjetuar Realitetin; se ne nuk jemi afër Zotit.  Kur të kuptojmë se ne nuk jemi duke e përjetuar Realitetin, kur të kuptojmë se Realiteti është shumë më I gjerë sesa ç’farë sytë shohin dhe ç’farë mendja regjistron atëherë arrijmë tek realizimi se ne nuk e njohim vetë-veten, se ne jemi një enigmë e vetë-vetes.  Me të kuptuar me zemër këtë të vërtetë shumë të rëndësishme atëherë në ne lind një zgjim I ri, agon një ditë e re, sy të tjerë hapen dhe me dhimbje zemra e kupton se në qoftë se vetë-vetja ime është enigmë, një e panjohur, atëherë e tërë jeta ime e jashtme që buron nga kjo vetë-vete e imja enigmatike është e mundur të jetë  vetëm një iluzion, një mashtrim. Ashtu si Allahu (I Lartësuar është Ai) ka thënë:

 

Dijeni (o ju njerëz) se jeta e kësaj bote është vetëm lojë, dhe biseda kot, dhe stoli, lavdërime mes jush, dhe rivalitet për pasuri dhe fëmijë…..pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se iluzion.  (Kur’an 57-20)

 

 Me të kuptuar këtë të vërtetë të hidhur,( them të hidhur se disi ndihesh I tradhëtuar kur e kupton se ajo që deri dje kishe besuar të jetë reale dhe që ke shpenzuar aq shumë energji në të, tani duket të jetë një iluzion) me të kuptuar se të gjitha kënaqësitë, brengat, dhimbjet, dhe përjetimet e tjera të jetës deri më tani mund të kenë qenë mashtrim, atëherë në ne lind një tjetër lloj brenge, një tjetër lloj vuajtje, dhe e kuptojmë me mallëngjim se kjo lloj vuajtje, se ky lloj I brengosjes janë vuajtje dhe brengosje e vërtetë, përderisa vuajtjet dhe brengosjet vetjake të mëparshme në jetë kanë qenë falso sepse kanë buruar nga një send (vetja) enigmatikë ndërsa tani vuajtja është për ta kuptuar atë send enigmatik, për ta kuptuar burimin e këtij sendi engimatikë nga I cili bota e jashtme perceptohet. Ashtu si Muhamedi (Paqja dhe Mëshira e Zotit qofshin me të) ka thënë:

 

“Kushdo që e njeh veten e njeh Zotin e tij.”

 

Kur me zemër e me shpirtë (jo vetëm intelektë) të kuptojmë këtë të vërtetë të hidhur se ne jemi duke jetuar në një humnerë të errët të injorancës atëherë do të fitojmë një lloj imuniteti kundër egos, sepse jemi duke vuajtur me sinqeritetin më të madhë për ta njohur të panjohurën, për ta njohur atë që po vuan, dhe njëri mund të arrijë një gjendje psiqike ku bëhet I gatshëm të sakrifikojë çdo gjë, të përdorë çdo mjet, çdo armë për ta kuptuar të vërtetën.

 

Dhe kur ky lloj njeriu e sheh një mundësi, e sheh një armë siq është agjerimi ai/ajo e merr pa pritesë në përdorim, sepse ai/ajo e ka kuptuar se në faktë ushqimi është njëri prej armëve më të forta të egos, që e mban njeriun si peng, si një skllavë. Këtij lloj njeriu ushqimi I është bërë zot, dhe jeton për të ngrënë e pirë, përderisa do të duhej të hante e pinte për të jetuar.

 

Kur të zgjohemi dhe të punojmë në këtë realitet të ri të gjitha pëshpëritjet e egos, tundimet, dhe të shtimet e saja do të kenë shumë pak efektë në ne - nuk do të zhduken tërësishtë - sepse tani kemi rënë në gjurmët e së vërtetës, ndërsa para këtij përjetimi apo kuptimi kemi qenë duke përcjellur gjurmët e iluzionit, falsitetit, dhe ato gjëra që dikur I konsideronim shumë të rëndësishme tani na duken krejt të kota, dhe egoja e ka fuqinë tek e kota, jo e vërteta.

Që ti kundervihemi egos me efikasitet duhet arritur këtë kuptim, por për të arritur këtë kuptim duhet të shkëlqejë mëshira e Zotit në ty, që të të bëj që të fillosh punën e lirimit, që të të bëj ta zëvendesosh punën e iluzionit me punën e vërtetë. Ky kuptim buron vetëm nga Zoti, prandaj duhet nënshtruar praktikës së përditshme të përpjekjeve për ta kujtuar origjinën tonë, për ta kujtuar Atë që na dhuroi shkëndijën e jetës, për ta kujtuar Zotin burimin e jetës tonë.

 

Medito, falu, agjero, mundohu ta kujtosh Zotin sa herë që merr frymë kudo që të jesh, rri me njerëz inspirues e të sinqertë të butë dhe paqësor, lexo çdo ditë nga pakë ndonjë faqe të librit që të ushqen me inspirime, në mënyrë që të të bëj të vazhdosh më tutje etj. Kështu pra, kërkohet punë shumë e rëndë, në faktë ta nënshtrosh egon/nefsin është puna më e vështirë që ndonjëri mund të bëjë në këtë jetë, prandaj mundohu të jesh këmbëngulës, mos u dorëzo kur dëshpërohesh sepse do të ketë momente dëshpërimi, bëhu prezentë, I vëmendshëm, bëj roje zemrës nga mendimet e padëshiruara, vë re rrethinën,kujdes ngado që e kthen e kokën sepse dije se kualitetet e liga pandërprerë janë duke u sillur vërdallë teje duke e kërkuar momentin kur ti bie në harresë që të habitin dhe ta marrin vëmendjen duke të zhytur prapë tek bota e iluzionit e cila ka një fuqi të hatashme magneti në ne. Zoti na ndihmoftë dhe tregoftë mëshirë në ne gjatë këtij muaji dhe udhëtimi të shenjtë.

 

Kualitetet e këqija, egoja, nefsi, e ka përgaditur terrenin në orarin e jetës tonë të përditshme që të na mbajë në kthetrat e iluzionit. Kur ne agjerojmë egos ia prishim këtë orarë që na ka skllavëruar. Agjerimi na dhuron mundësinë ti ndërpresim disa vese të padëshiruara që na janë bërë shprehi. Si për shembull ngrënja e ushqimeve vend e pa vend. E kemi bërë shprehi ndoshta të hamë apo pimë në një kohë të caktuar për çdo ditë ndonjë send që nuk është aq I mirë për shëndetin tonë. Mandej ata që pinë duhan u ofrohet mundësia të lirohen nga kjo robëri. Agjerimi ka edhe dobi të tjera, siq është ndërrimi I rezervave ushqimore në trupë. Agjerimi ka edhe efektin që të biem në pozitat e njerëzve të uritur. Shumë njerëz sot në botë jetojnë të uritur vetëm për bukë, kut agjerojmë ia kuptojmë dhimbjen atyre që vuajnë për një kafshatë goje dhe mund të kontribojmë për tu ndihmuar etj.

 

Agjerimi është një negacion ku njëri abstenon nga ngrënja, pirja, marrëdhëniet seksuale, përgojimi, urrejtja, grindja, xhelozia, lakmia dhe nga të gjitha kualitetet e këqija, që nga –agimi - pak para lindjes së diellit deri pak pas perëndimit të diellit. Agjerimi prishet në qoftë se me vetëdije, apo qëllimisht largohesh nga abstenimi I këtyre gjërave.

 

Me Fat pra Ramazanin.  Zoti ua lehtësoftë agjerimin dhe insha’Allah edhe një hap më afër Zotit. Amin.

 

 

B. Thaci - udhaezemres.com

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved