Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Të besosh apo mos të besosh - Peshorja e Paskalitpeshore

Matematicienti Francez Blaise Pascal tregon se si e sheh jetën nga këndvështrimi I tij. Pasi arsyeja nuk ka siguri ai e bën një peshim se cila është më përfituese:  “Të besosh apo mos të besosh në Zot”

Pasiguri në çdo gjë – Kjo është ç’farë shoh, dhe çka më mundon mua. Shikoj në të gjitha anët, dhe ngado që shikoj nuk shoh asgjë pos mjegulli. Natyra nuk më ofron asgjë që nuk është një çështje e dyshimit.

Pasiguri në qëllimin e jetës së njeriut – Madje pas të tërës çka është njeriu në natyrë? Një asgjë në relacion të infinitit, dhe e tëra në relacion të asgjësë, pikë qëndrore në mes të asgjësë dhe të tërës dhe infinitit shumë largë për ti kuptuar ndonjërën.

Pasiguri në arsyen – Asgjë nuk e kënaq më shumë arsyen se sa ta mohoj arsyen.

Pasiguri në shkencë – Ska dyshim se ekzistojnë ligje të natyrës, por pasiqë kjo arsye e ndieshme u korruptua, I korruptoi të tëra me të.

Pasiguri në fe – Po të mos shihja asnjë shenjë të hyjnores, do ta vëja veten në mohim.  Po të shihja çdo kund shenjat e Krijuesit, do ti zhytesha I qetë besimit. Por duke parë shumë që ta refuzoj Atë, dhe shumë pak për të më siguruar, jamë në një gjendje të mjerueshme, dhe do të dëshiroja njëqind herë që po qe se Zoti e mbështetë natyrën ta shfaqë Veten e Tij pa ngurrim. Ne nuk mund të kuptojmë asgjë për punët e Zotit po qe se nuk e marrim si parim që Ai dëshiron ti verboj disa dhe ndriçojë disa të tjerë.

Pasiguri edhe në skepticizëm – Nuk është e sigurtë se çdo gjë është e pasigurtë.

Mandej e ve në peshore besimin

1.     Është e mundur që Zoti egziston dhe është e mundur që Zoti nuk egziston.

2.     Në qoftë se njëri beson në Zot dhe në qoftë se Zoti egziston atëherë përfiton një dhuratë të pafund, por në qoftë se Zoti nuk egziston atëherë njëri humb shumë pak apo asgjë.

3.     Në qoftë se njëri nuk beson në Zot dhe në qoftë se Zoti egziston atëherë ai përfiton një dënim të pafund, por në qoftë se Zoti nuk egziston atëherë njëri fiton shumë pak apo asgjë.

4.     Është më mirë të fitosh një shpërblim të pafund ose të humbësh pak apo asgjë, sesa të fitosh një dënim të pafund ose të fitosh pak apo asgjë.

5.     Si përfundim është më mirë të besosh në Zot sesa mos të besosh në Zot.

6.     Në qoftë se një veprim si përfundim është më I mirë sesa tjetri atëhere është e arsyeshme të përcjellësh atë veprim dhe e paarsyeshme të përcjellësh tjetër veprim.

7.     Është e arsyeshme të besosh në Zot dhe e paarsyeshme të mos besosh në Zot.

Atëherë përpiqu ta bindësh veten, jo duke ngritur provat për Zotin, por duke I pakësuar ndjenjat e tua.  Ti dëshiron të arrish në besim, por nuk e dinë rrugën;  ti dëshiron ta shërosh veten nga mosbesimi, dhe kërkon ilaqin për të.  Mëso nga ata që kanë qenë në të njëjtën situatë që gjindeni ju tani; nga ata që tani janë në gjendje të japin të gjithë pasurinë për besimin e tyre.  Këta janë njerëz që e dinë rrugën të cilën ti mund ta përcjellësh, dhe që janë shëruar prej një sëmundje nga e cila edhe ti do te shërohëshe.   Fillo këtë udhëtim ashtu si filluan ata; duke vepruar sikurse besojnë, …… e të tjera; me një proces të thjeshtë dhe natyral kjo do të të bëjë që të besosh, do të lehtësojë ndjenjat – do të të qetëson intelektin e mendjemadhësisë kritike…

 

pika 233 e librit Pensées, 

Më mirë të jetoj një jetë duke besuar në Zot, edhe në qoftë se nuk ka Zot, sesa të jetoj një jetë duke mos besuar në Zot e kur të vdes të kuptoj se ka Zot.

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved