Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Në qoftë se shkon në ferr/xhehnem, çka e ndien dhimbjen pasiqë nuk e ke trupin tënd?po shkove ne ferr

 

Dashuria ime ju. Është misterie! Kur fle, ti shehë ëndrra, apo jo? Shumë njerëz shohin ëndrra. Aty ti vështron njerëzit duke kënduar, përqafuar, puthur, duke u sillur andej e këndej, fluturuar, dhe ulur. I sheh të tëra ato në ëndërr. Derisa trupi yt është I shtrirë në shtratë dhe po fle, një tjetër lloj trupi po I përjeton ëndërrat. Ai trup udhëton në vende të ndryshme. Ju të gjithë keni parë ëndërra. Ju I keni parë ato. Ai ka parë trupi juaj ato ëndërra? Jo. Tjetri trupë brenda në këtë trupë I përjeton ato ëndërra. Trupi I jashtëm mbetet palëvizur, përderisa ky trupë I brendshëm lëvizë dhe bën gjëra që ti mbushë dhe ti kënaqë mendimet e mendjes tënde. Është ky trup i brendshëm që vuan në ferr.

Kur trupi fizikë vdesë, ti duhet ti ktheshë atë pjesë që I takojnë tokës. Pjesës që I takon zjarrit duhet tia kthesh zjarrit, pjesën e ajrit duhet tia kthesh ajrit, pjesën e ujit duhet tia kthesh ujit, dhe pjesën e eterit duhet tia kthesh eterit. Por trupi që gjendet brenda në trupin fizikë është rezultatë e asaj ç’farë ka krijuar mendja jote përmes mendimeve dhe dëshirave. Ky është trupi që shkon në ferr/xhehnem.

Trupi fizikë është një shtëpi për ty, por brenda në të gjendet trupi I dytë, që ti e ke krijuar me mendimet negative. Megjithatë është edhe një tjetër trupë – trupi I shpirtit, trupi I së vërtetës. Ky trup përbëhet prej kualiteteve të Zotit dhe zgjuarsisë tënde.

Këta tre lloje të trupave bëjnë tre gjëra të ndryshme.

Së pari është trupi fizikë, që është një shtëpi të cilën Zoti e ndërtoi nga toka për ty. Ky trup duhet të kthehet tek toka dhe elementet.

Së dyti është trupi I përbërë nga mendimet e mendjes tënde. Kjo është çka vuan në ferr/xhehnem, dhe është ky trup tek I cili gjykimi do të vie.

Së treti është trupi që ti e përgaditë me zgjuarsi. Ne qoftë se do ta veshësh këtë trup për shpirtin, drita e Zotit do të vie aty. Ky është trupi që shkon direktë tek Zoti kur ti të vdesësh. Dashuria ime ju.

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved