Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Dhuratë e Dashurisë nga Rumitrëndafil

Të vdes për të dashuruar

 Vdis, në këtë dashuri

Në qoftë se do të vdesësh në këtë dashuri

Shpirti yt do të ripërtërihet

Vdis, mos u frigo vdekjes, e asaj që veq dihet.

Në qoftë se do të vdesësh tek e përkohshmja

Do të bëhesh I përjetshëm

Vdis, thyej ata zingjirë

Që po të mbajnë të burgosur

Tek bota e lidhjeve

Vdis tek e pavdekshmja

Dhe do të bëhesh I përjetshëm.

Vdis, dilë jashtë nga kjo re,

Kur të lësh renë

Do të bëhesh si hëna e ndricuar

Vdis nga zhurma dhe brengat monotone

Të kësaj bote

Në heshtjen e dashurisë

Do ta gjesh shkëndijen e jetës.

 

Zemra që Digjet

 

Zemra më digjet nga dashuria

Të gjithë mund ta shohin këtë zjarr

Zemra më rreh me pasion

Sikur valët në oqean

Shokët e mi u bënë të huaj

Dhe jamë rrethuar nga armiqë

Por jam I lirë sikur era

Më nuk lëndohem nga ata që më fyejnë

Jam në shtëpi kudo që jam

Dhe në dhomën e dashuruesve

Mund ta shohë me sy të mbyllur

Bukurinë që vallëzon

Prapa perdes I intoksikuar me dashuri

Edhe unë vallëzoj me ritmin

E kësaj bote në lëvizje

I kam humbur shqisat

Në botën e dashuruesve.

 

E ëmbëla e hidhur

 

Në halucinacionet e mija

E pash kopshtin me lule të të Dashurit tim

Në marramendjen time,

Në mjegullën e dehjes,

Duke u rrotulluar dhe vallëzuar

Si një rreth që sillet

E pash veten time si burim I ekzistencës

Isha atje që në fillim, dhe isha shpirti I dashurisë

Tani jam I c’pirë, ka mbetur vetëm kujtimi I dashurisë

Dhe vetëm mallëngjimi

Vuaj për lumturinë, u luta për ndihmë, dua mëshirë

Dhe I Dashuri im më tha:

Unë jam hëna jote

Dhe drita e hënës gjithashtu

Unë jam kopshti I lulishtes tënde dhe

Uji gjithashtu

E kam bërë gjithë këtë udhëtim për këtu

Pa këpucë I brengosur për ty

Dua që ti të buzëqeshësh

Ti vrasësh të gjitha brengat

Dua të të dua, të të ushqej

O e ëmbëla e hidhur,

Do të të freskoj dhe shëroj

Do të të sjell trëndafila

Unë gjithashtu isha mbuluar

Me thepat gjembave dikur.

 

Agoni dhe Ekstazë për Hyjnoren

 

Në pyllin e kopshtit të trëndafilave,

Përmallohem të ta shoh fytyrën,

Në shijimin e të ëmblës vuaj të të ti puth buzët.

Nën hijen e degëve

Përmallohem për dashurinë Tënde

O Dashuri Supreme

Më lejo që ti lë prapa brengat e mia,

Lulet po qelin

Nga euforia e shpirtit Tënd

Në Emër të Allahut

Po vuaj për të ikur nga burgu I egos sime

Dhe ta humbë veten time në male e shkretëtira.

Më kanë lodhur

Këta njerëz të mërzimë dhe të vetmuar

Vuaj që të festoj në pasionet

E dehjes së dashurisë Tënde

Dhe të ndiej Fuqinë Tënde fëshfëritëse në duart e mia.

U sëmura më nga mbretërit mortalë

Jam përmalluar për dritën Tënde.

Me llampa në duar shejhët dhe mullahët

Sillen nëpër luginat e errëta

Të këtijë vendi

Duke mos gjetur atë që janë duke kërkuar

Ti je esenca e esencës

Dashuria e intoksikuar

Jam përmalluar të ti këndoj falenderimet

Por mbetem pa fjalë

Me agonin e dëshirës

Dhe zemrës sime.

 

I Zënë Në Flakën e Dashurisë

 

Zemrën ma ka kapluar zjarri,

Në cmendurinë time

Endem nëpër shkretëtirë,

Shkëndijat e pasionit tim

E shkrijnë erën dhe qiellin

Thirrjet e mia të përmallimit

Klithjet e dhembshurisë

Po ma mundojnë shpirtin

Ti pret me durim

Duke më shikuar në sytë e mi të intoksikuar

Ti e pranon pasionin tim

Me qetësinë e dashurisë.

Ti je Zot I ekzistencës.

Një ditë do të bëhem dashurues sikur Ti.

Duke Kërkuar Fytyrën Tënde

Që nga fillimi i jetës time

Jam duke kërkuar fytyrën Tënde

Por sot e pashë.

 

Sot e pashë tërheqjen,

Bukurinë,

Mëshirën e papërshkruar

Të fytyrës që po e kërkoja

Ditën që të gjeta Ty.

 

Dhe ata që dje më qeshnin

Dhe më fyenin 
Tu vie keq

Që nuk kërkuan ashtu si kërkova unë.

 

Jam mahnitur nga madhëria e bukurisë Tënde

Dhe do të dëshiroja të shikoja me njëqind sy.

 

Zemra më është djegur me pasion

Dhe e ka kërkuar përherë

Këtë bukuri të mahnitshme që tani e mbajë.

 

Më vie turp ta quaj këtë dashuri njerëzore

Dhe kam frikë nga Zoti ta quaj Hyjnore.

 

Era e aromës tënde, sikurse flladi i mëngjezit

Erdhi tek qetësia e kopshtit.

 

Më fryve jetë të re në mua

Jam bërë hija dhe rrezja jote e diellit.

 

Shpirti im thërret në ekstazë.

Çdo fije në qenien time ka rënë në dashuri me Ty.

Shkëlqimi Yt ka ndezur një zjarr në zemrën time

Dhe e ke bërë të qartë për mua Tokën dhe Qiellin.

 

Shigjeta ime e dashurisë arriti cakun.


Jam në shtëpinë e mëshirës.

 

Dhe një një vend lutjesh zemra ime u bë.

 

 

Domethënia e Dashurisë

 

Të dyja, drita dhe hija janë valltarë të dashurisë.

Dashuria nuk ka shkakë

Eshtë një astrologe e sekreteve të Zotit.

Dashuruesi dhe i Dashuri janë të pandarë

Dhe të përjetshëm.

 

Edhe pse dua ta përshkruaj dashurinë

Kur e përjetojë mbetem pa fjalë.

 

Edhe pse dua të shkruaj për dashurinë

Gjithnjë e gjej veten pa ndihmë,

Lapsi më thyhet,

Dhe letra më rreshqet andej

Tek ai vend i pashmangshëm

Ku dashuruesi, i dashuri dhe

Të dashurit janë një.

 

Çdo moment është bërë i lavdishëm

Nga drita e dashurisë.


Dashuruesit e privilegjuar

 

Hëna është bërë valltare

Tek ky festival i dashurisë.

 

Ky vallëzim i dritës

Ky bekim hyjnorë

Kjo dashuri hyjnore

Na thërret tek një botë e

Përtejme që vetëm

Dashuruesit mund ta shohin

Me sytë e tyre të zjarrtë nga pasioni.

 

Ata janë të zgjedhurit

Që janë nënshtruar

Njëherë ishin grimca të dritës

Tani janë dielli rrezatues.

 

E lanë prapa botën e lojrave mashtruese

Ata janë dashuruesit e privilegjuar

Që krijuan botë të re

Me sytë e tyre të zjarrtë

Nga pasioni.


I Mundur nga Dashuria

 

Qielli u ndriçua

Nga shkëlqimi i hënës

Me aq fuqi saqë u rrëzova në tokë

Dashuria jote më ka bërë të sigurtë

Se jam i gatshëm ta lë

Këtë jetë të botës

Dhe të dorëzohem

Tek Madhëria e Qenies Tënde.


I Humbur Në Shkretëtirë

 

O dashurues,

Ku jeni duke shkuar

Kë po e kërkoni?

I Dashuri është këtu.

Jeton në lagjën tënde

Fytyra e sajë është e mbuluar

Ajo fshehet prapa perdeve

Dhe të thërret ty

Derisa ti e kërkon

dhe e humb vetë-veten në shkretëtirë.

 

Mos kërkoni të metat

Ka një kopshtë të lulëzuar

Në shtëpinë tënde.

Derisa ti kërkon xhingërima

Shtëpia e thesarit të pret

Në qenien tënde.

Nuk ka nevojë për vuajtje

Zoti është këtu. 

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved