Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Pse Zoti e krijoi djallin/dreqin/shejtanin?

Një fëmijë 8 vjeqarë pyet: Pse Zoti e krijoi djallin/dreqin/shejtanin?

“Errësira nuk mund ta largon errësirën; vetëm drita mund ta bëjë atë. Urrejtja nuk mund ta largon urrejtjen; vetëm dashuria mund ta largon atë. Urrejtja shumëzon urrejtjen, dhuna shumëzon dhunën, ashpërsia e shumëzon ashpërsinë, në një zbritje spirale të shkatërrimit. Zingjiri e reaksionit të së keqes duhet të thyhet, përndryshe do të futemi në një humnerë të errët të shkatërrimit.

Luther King Jr.”

Bava ra. A e ke parë djallin? Jo, nuk e ke parë. Si, pra mund të pyesësh pse Zoti e krijoi djallin? Nuk e ke parë Zotin, dhe nuk e ke parë shejtanin. Ti ke dëgjuar për ta nga të tjerët. Shiko në këtë çështje me menqurinë tënde.

Ka dy lloje të kualiteteve në njeriun: e mira dhe e keqja. Kualitetet e mira janë kualitetet e Zotit. Kualitetet e këqija janë kualitetet e shejtanit. Në qoftë se ka dritë, nuk do të ketë errësirë. Ky kontrastë të lejon të kuptosh se si janë opozitat. Në qoftë se ka parajsë/xhennet, do të ketë edhe ferr/xhehnem gjithashtu. Në qoftë se ka mashkull do të ketë edhe femër.

Në të njëjtën mënyrë, shejtani është e kundërta e Zotit. Kështu që, në qoftë se i kemi kualitetet e shejtanit brenda nesh, atëherë kualitetet e pastërta të Zotit do të jenë aty gjithashtu, por dikund në ndonjë qoshë. Kualitetet e liga nuk mund ti bëjnë asgjë kualiteteve të Zotit. Ato do të sillen vërdallë përreth kualiteteve të Zotit, ashtu sikurse errësira që është përreth dritës.

Në kohën kur Ademi as. ishte duke u krijuar, shejtani erdhi dhe pështyu në atë formë të tokës. Ishte atëherë që ai u shndërrua në shejtan. Asgjë nuk është krijuar si shejtan. Ai në fillim ishte Ebu, udhëheqësi i xhindëve në botën e parajsës. Kur Ademi a.s. po krijohej, kualitetet e liga të xhelozisë i hynë Ebusë, dhe ishte ajo që e bëri atë të shndërrohet në shejtan. Ai tha, "Ti e krijove Ademin nga toka. Si, unë që jam krijuar nga zjarri, të qëndrojë prapa atij që është krijuar thjeshtë nga toka dhe ta adhurojë?

Zoti i tha, "Mos e adhuro atë. Më adhuro Mua."

Shejtani tha, "Unë veq e di si të adhuroj Ty, O Zot. Por nuk kam nevojë të qëndrojë prapa tij dhe të adhuroj Ty." Ai tha shumë gjëra tilla.

Mandej Zoti i tha, "O shejtan, shko! Mal'un (i mallkuar), nuk mund të rrish në këtë udhë. Shko!"

Kualitetet e këqija u bënë të njohura si shejtan/djallë/dreqë. Në qoftë se do të mund ti hedhësh ato kualitete, atëherë kualitetet e Zotit do të hynë në ty. Kur kjo të ndodhë, ti do të jeshë aroma e Tij. Zoti është Ai me bukuri perfekte. Si të bëhesh i bukur, Zoti do të jetë aroma. Kualitetet e Tija të bukura përmbajnë një aromë të ëmbël. Kualiteteve dhe veprimeve të këqija u vie era e keqe. Duhet ti transformosh ato kualitete të këqija.

Fëmiu im, nuk ka shejtan, por ka kualitete satanike/djallëzore. Jemi ne ata që e ndryshojmë vetë-veten në shejtan. Zoti na krijoi neve si shpirta të pastër në mënyrë perfekte. Kështu që, ky nuk është faji i Zotit. Ne jemi ata, vetë-vetja jonë, që e krijoi shejtanin/djallin. Ne jemi ata që e krijuam gjynahin/mëkatin dhe që e kërkojmë ferrin/xhehnemin. Por ne jemi gjithashtu ata që e kërkojnë të mirën.

A po më kupton?

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved