Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Pse është bota gjithnjë kaq e vështirë
Lumturia është kur çka mendon, çka thua dhe çka vepron janë në harmoni me njëra tjetrën

Gandi

Pyet: Meri Fatime Uilliems (mosha: 5 vjeqare)

Përgjigje:

Bawa Muheijedin ra: Arsyeja është sepse unë dhe ti jemi plakur. Unë dhe ti jemi plakur në zgjuarësi. Sepse bota ka përparuar përmes shkencës, mendja e individid fluturon largë nga Zoti dhe e vërteta. Njeriu po bën të liga derisa duhet të bëj të mira. Ka njerëz tani që do të duhej të jetonin si qenie të vërteta njerëzore por që kanë vendosur të jetojnë si kafshë. Njeriu e ka humbur besimin e tij në Zot.

Kjo gjeneratë nuk jeton si një qenie e mirë njerëzore, në gjendjen e unitetit të vërtetë. Ata nuk jetojnë me dashuri. Ata nuk i konsiderojnë jetërat e tjera të vlefshme sikurse jetërat e tyre apo tu ndihmojnë të tjerëve kur janë në vështirësi. Kur njeriu tani po vepron, ai harron të gjitha ato mendime të mira. Për këtë arsye , bota është bërë e vështirë.

Është mendja e njeriut që e përjeton këtë vështirësi. Bota vetëm shikon. Botën që njeriu e mban brenda në vetë-vete është ajo që i shkakton atij vështirësi. Çdo personi i duket bota që e bartë përbrenda e vështirë. Por në qoftë se njeriu do ta mbante thesarin e mirë dhe botën e mirë përbrenda vetë-vetes, atëherë atij bota përbrenda do ti dukej e lehtë.A po më kupton, Meri Fatime?

Meri Fatime: Po

Bava Muheijedin ra: Ke bërë një pyetje shumë të thellë.

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved