Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Pse nuk më vë re Mua?

 

E dashura ime të kam thirrur sa shpesh
Por ti nuk më dëgjove Mua

Të kam treguar veten Time sa shpesh
Por ti nuk më shikove Mua

E bëra veten Time me aromë të këndshme sa shpesh
Por ti nuk më morre erë Mua

Ushqim shpëtimi u bëra
Por ti nuk më shijove Mua

Pse nuk më arrin Mua
Përmes objektit që prekë

O më merr frymë
Përmes parfumit të ëmbël

Pse nuk më sheh Mua
Pse nuk më dëgjon Mua

Pse Pse Pse

Për ty kënaqësia Ime
I kalon të gjitha kënaqësit e tjera

Dhe kënaqësinë që ta dhuroj ty
I kalon të gjitha kënaqësitë e tjera.

Për ty Unë jam më I preferuar se të gjitha
Të mirat e tjera,

Unë jam bukuri, Unë jam hir,

Më duaj, Më duaj vetëm Mua
Duaje veten në Mua, vetëm në Mua

Lidhe veten tënde me Mua
Askush nuk është më I brendshëm se Unë

Të tjerët të duan për veten e tyre
Unë të dua për veten tënde.

Dhe prap, ti ikën nga Unë
E dashura ime
Nuk mund të më trajtosh drejt Mua,
Sepse po të më afrohesh Mua
Eshtë vetëm se Unë tu afrova ty

Unë jam më afër teje se vetë vetja jote,
Se shpirti yt,
Se fryma jote,

Kush në mes të krijesave
Do të trajtonte kështu si Unë?

Unë jam xheloz në ty,
Për ty,
Unë dua që ti mos ti takosh askujt tjetër
Madje as vetes tënde.

Bëhu I Imi,
Bëhu për Mua ashtu si je në Mua
Edhe pse ti as që je I vetëdijshëm për këtë.

E dashura ime të shkojmë drejt bashkimit
Dhe në qoftë se e gjejmë rrugën
Që na drejton tek ndarja,
Ne do ta shkatërrojmë ndarjen.

Te shkojmë dorë për dore
Le të hymë në prezencën e së vërtetës.

Le të bëhet gjykuesi ynë
Dhe një vulë e rrënjosur
Përgjithmonë, e bashkimit tonë.

Ibn Arabi ra.

 

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved