Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

RESPEKT NDAJ FEVE TË TJERA

 

Kur'an 6-108.

Ju mos ua shani ata (zota) që u luten (idhujtarët), pos All-llahut, e (si hakmarrje) të fyejnë All-llahun nga armiqësia, duke mos ditur (për madhërinë e Tij). Kështu Ne ia kemi zbukuruar çdo populli veprimin e vet, mandej kthimi i tyre është tek Zoti i tyre, e Ai i shpërblen për atë që vepruan.

Kur'an 10-47.

Secili popull kishte të dërguarin e vet, e kur u vinte i dërguari i tyre bëhej gjykimi i drejtë mes tyre, atyre nuk u bëhet padrejtësi.

Kur'an 22-67.

Secilit popull Ne i dhamë ligj (fetar) që ata veprojnë sipas tij, pra le të mos polemizojnë (popujt e tjerë) me ty për këtë çështje (për çështjen e sheriatit islam), e ti thirri te Zoti yt, se pa dyshim ti je në një rrugë të drejtë.

Kur'an 10-99.

Sikur të kishte dashur Zoti yt, do t'i besonin çka janë në tokë që të gjithë. A ti do t'i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?

Kur'an 10-100.

Nuk është e mundur për asnjë njeri të besojë, pos me lejen e All-llahut. Ai ka vene papasterti ne ata qe nuk kuptojne.

Kur'an 16- 9.

Dhe e All-llahut eshte drejtimi i rrugës, dhe disa (rruge) nuk shkojne drejte. Po sikur të kishte dëshiruar Ai, do t'u kishte udhëzuar që të gjithëve.

Kur'an 16-93.

Sikur të dëshironte All-llahu do t'ju bënte një popull (në një fe), por (sipas dijes së Vet) Ai e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon tjetrin që do, e patjetër do të përgjigjeni për atë që vepruat.

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved