Rishikimi i Jetës
është vdekja,
dhe njohuria e vdekjes është
njohuria e jetës.”
Edgar Cayce
Shfaqja e qenies së dritës
dhe testimi I saj, pyetjet pa fjalë paraqesin vetëm një hyrje tek
momenti I një intensiteti të hatashëm gjatë të cilit qenia prezenton
tek personi një rishikim panoramik të jetës së tij. Shpesh është
ashiqare se qenia mund ta shikon tërë jetën e individit të shfaqur
dhe se qenies nuk I nevoiten informacione. Qëllimi I vetëm I tij
është të provokon një reflektim.
Ky rishikim I jetës mund të përshkruhet vetëm
ne terme të memorjes, pasi që ajo është e afërmja më e ngjashme e
këtij fenomeni, por ka karakteristika që e dallojnë nga cdo kujtim i
tipit normalë.Pikë së
pari, ndodhë jashtzakonishtë shpejt. Kujtimet, kur përshkruhen në
terme kronologjike, thuhet se përcjellin njëra tjetrën shumë shpejt,
në rend kronologjikë.
Disa të tjerëve nuk u kujtohet fare një rend kronologjikë. Kujtesa
ishte instante/menjëhershme; cdo gjë u shfaqë përnjëherë, dhe mund
ta abzorbonin të tërën vetëm me një shikim mental. Sido që të
shprehet, të gjithë duket se janë të pajtimit se përjetimi mbaron në
një castë të kohës së tokës.
Megjithatë, pa marrë parasysh shpejtësinë,
informuesit e mi pajtohen se rishikimi, që gati gjithmonë
përshkruhet si një shfaqje e imazheve vizuale, është jashtzakonishtë
I çartë dhe real. Në disa
raste imazhet raportohen të jenë në ngjyra vibruese, tre
dimenzionale, madje edhe lëvizin….Edhe emocionet dhe ndjenjat të
asociuara me imazhet mund të ripërjetohen derisa njëri I shikon ato.
Disa nga ata/ato që janë
intervistuar deklarojnë se, përderisa nuk mund ta përshkruajnë në
mënyrë ekzakte, cdo gjë që ata/ato kishin bërë ishte atje në atë
rishikim të jetës – nga më e parëndësishmja deri tek ajo më e
rëndësishmja…