Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Perceptimi Shpirtërorë dhe
Rrënja e Rrënjës së Fesë

 

Kabir Helminski

Fjalim I dhënë në UNESCO Simpozium Internacional për Rumin, Maj 2007, Stamboll

O ju që e studioni botën, ju jeni vetëm një punëtor I paguar.
Dhe ju që e dëshironi parajsën, jeni larg nga e Vërteta.
Dhe ju që jeni të kënaqur me të dy botërat, por të pavëmendshëm
Se nuk e keni shijuar lumturinë e pikëllimit të Tij,
Thjesht, ju është falur


Vargje të Rumit

Gjatë këtyre festimeve duke e nderuar përvjetorin e 800ndë të lindjes së tij është e përshtatshme të reflektojmë se cka Mevlana I ofron njerëzimit në këtë kohë. Humanizmi është duke ecur përmes një udhe të rrezikshme në mes të një materializmi të cekët dhe një feje një-dimenzionale. Të dyja janë shkatërruese tek vetë vetja jonë humane. Në njërën anë kemi komercializmin e jetës, privatizimin e burimeve natyrore, dhe tiraninë e fuqisë ekonomike të korporatave transnacionale. Në anën tjetër kemi manifestimin autoritarë të besimit në fe e shkurorzuar nga cdo perceptim real shpirtërorë. Fundamentalizmi ushqehet në një vakum shpirtërorë. Pa perceptim shpirtërorë të realitetit shpirtërorë, feja degjenerohet në më shumë intelektualizëm, formalizëm, legalizëm, dhe më në fund bëhet autoritare, ekstremizëm puritan.

Shkolla (medhebi) Mevlana ashik, apo shkolla e dashurisë, është korrekte tek të dyja: koncepti autoritarë I fesë të cilit I mungon Mëshira, dhe etika materialiste që e ushqen egon e njeriut. Ne nuk na nevoitet një regjim politik i bazuar në një kuptim një-dimenzional të shtrembëruar të fesë që deklaron se është e vetmja e Vërtetë. Ne nuk na nevoitet një forcë urtësie mbi ne nga elita e fuqishme fetare. E as nuk na nevoitet një botë e sunduar gati vetëm nga forcat komerciale dhe të korporatave , sidomos kur ato forca si rezultat kanë koncentrimin e pasurisë dhe fuqisë në duart e vetëm disa personave. Ne nuk na nevoitet një shoqëri që I shërben emëruesit të përbashkët më të vogël dhe që e lejon një racë të bie gjer në fund të pusit. Ne nuk mund ti lejojm vetes një shoqëri të tillë ku vlerat e vërteta të humanizmit shpirtërorë janë varrosur nga një avalanq I kulturave popullore transiente, të shëmtuara, dhe tërheqjeve vulgare. Dhe në qoftë se do ta mbushim fatin njerëzorë ne na nevoitet njohuri shpirtërore që mund ta sjell natyrën tonë shpirtërore në pjekuri brenda konditave të një jete bashkohore.

Urtësinë që ne e duam në mësimet e Mevlanës e kanë aplikimin dhe efektin tek të dyja palët, edhe tek njerëzimi në gjerësi e edhe për individualin që kërkon një udhë të zhvillimit shpirtërorë, apo sejri suluk.

Tek niveli I kërkuesit individual, tema e “perceptimin shpirtërorë” është njëra nga më produktivet dhe një perspektive ndricuese prej nga e shikon punën e Mësuesit Tonë, Mevlana. Perceptimi shpirtërorë është një temë që vazhdimisht shfaqet në punën e tij, ndoshta edhe më shumë sesa tema e ‘Dashurisë”. Megjithatë perceptimi shpirtërorë është I bashkuar me temën e Dashurisë për dy arsye: njëra se pa perceptimi shpirtërorë dashuria vetëm është e kotë dhe e pakompletuar; Në qoftë se dashuria nuk do të ishte informuar nga perceptimi shpirtërorë mbetet në nivelin e egos, duke prodhuar vetëm dëshira dhe sentimentalizëm.

Ndoshta më me rëndësi është procesi I zhvillimit të perceptimit shpirtërorë që të drejton tek vet Dashuria. Dashuria është e Vërteta. Dashuria e krijoi të tërën. Zbulimi I të Mëshirshmit dhe Dashurisë Hyjnore është qëllimi I ekzistencës. “Asnjë shpirt injorant kurr nuk është ulur tek Kurora e Dashurisë”.

Ta thuash në një mënyrë tjetër: Përmbushja e fatit tonë njerëzorë në fund të fundit bëhet përmes zhvillimit të perceptimit shpirtërorë. Shkenca jonë quhet irfan, që domethënë realizimi përmes njohurisë. Asgjë më pak nuk e kënaq zemrën e njeriut. Qenia njerëzore esencialisht është substancë njohurie, e aftë të dijë të vërtetën esenciale dhe misterien e ekzistencës. Drita e përjetshme ekziston këtu në këtë botë të vuajtjeve, dhimbjeve, dhe konfliktit, por ne dështojmë ta shohim. Qumështi I dëlirë lundron pranë lumit të gjakut, por fëmiu I zemrës dështon ta pranojë ushqimin e saj.

Ashtu si Mevlana na kujton ne, qenia njerëzore esencialisht është një “sy.” Por syri I zemrës mund të mbulohet nga shqisat fizike. Qenia njerëzore potencialisht është shumë më shumë se një krijesë biokimike që e kërkon vetëkënaqësinë. Por një edukim shpirtërorë nevoitet që të na ngre neve lart tek një shkallë e vërtetë njerëzorë.

Organet e shqisave bio-kemikale të qenies njerëzore mund të na verbojnë tek realitetet shpirtërore, por kur shqisat shpirtërore zgjohen madje edhe shqisat fizike bëhen të ndricuara. Kështu që shkenca jonë quhet tesavuf, që simbolizon pastrimin e percepcionit.

Mevlana ishte bylbyli që u bë skifter, një gjuetar I të vërtetave shpirtërore. Mevlana dhe trashëguesit e tij janë dritat që ne duhet tu bashkohemi, se në qoftë se intelekti shpirtërorë bëhet ciftë me një intelekt tjetër shpirtërorë, drita rritet dhe udha bëhet e cartë.

Mevlana duke qenë njëri nga edukatorët më të mëdhenj të zemrës, mundet dhe na ofron ne një njohuri sistematike, një shkencë të shpirtit të njeriut. Ashtu si thotë një kapitull hyrës tek njëra nga librat e tij në Methnevi. Cka ai ofron është rrënja e rrënjës së fesë. Mevlana është një këshillë serioze tek udha e drejtë e zemrës së Traditës Profetike. Me fjalë të tjera urtësia e tij mund të na këshilloj ne tek përmbushja e fatit tonë dhe mundësive tona si qenie njerëzore. Vetëm njohuria e bazuar në urtësi shpirtërore mund ta udhëzoj individin dhe njerëzimin, si një e tërë, tek përmbushja. Përndryshe njerëzimi mbetet I humbur në labirintin e hutimeve të cekëta të tij apo përfundon si një tiran I ideologjive të utopis së falsifikuar.

Dhurata e Mevlanës për ne është se ai na prezenton ne me shpirtëroren që I ka të gjitha nuancat e artit, në vend të dogmave dhe stereotipeve që shpesh I gjejmë në emër të fesë. Ai na flet ne në gjuhën e shpirtit, me poezi imazhesh, metafora dhe muzikë. Në qoftë se Hyjnorja është Fuqia Kreative Kulminante, që na ka sjellur ne gati në nivel fizikë: fruta të ëmbla, trëndafila me aromë, spektaklin e natyrës, dhe bukuritë e marrëdhënieve njerëzore, atëherë e njëjta Fuqi Kreative gjithashtu na ka sjellur ne një jetë të brendshme me dimenzione edhe më të gjëra, me bukuri më delikate, me vyrtyte shpirtërore infinite, dhe përjetime edhe të hollësishme e edhe të thella. Në qoftë se në njërën anë lindja nga mitra fizike na drejton ne tek bukuritë e botës së shqisave, lindja e dytë na sjell ne nga mitra shpirtërore tek universi shpirtërorë me bukuri dhe domethënie mahnitëse.

Mevlana ishte në dashuri me këtë Fuqi Kreative; nganjëherë ai ishte I pirë me të dhe nganjëherë në një c’pirje urtësie e arritur vetëm pas një dehje të tillë.

Rrënja e rrënjës së fesë, bazamenti I Udhës Profetike, I ka dy aspekte fundamentale: Njëra është ta mbash Realitetin Hyjnorë tek qendra e vetëdijes gjatë gjithë kohës dhe nën të gjitha konditat. E dyta është një shpërbërje delikate e vetes, zhveshja nga cdo gjë që është falsitet, nga cdo gjë që egoja ka konstruktuar për ta mbrojtur pozitën e saj. Kjo shpërbërje e vetë vetes bie drejtëpërdrejt në kundërshtim me vlerat dhe mendimet tona me të cilat ne jemi mësuar.

E para, kujtimi I Zotit, do të thotë aftësia e zemrës që të njohë dhe mirënjohë Prezencën Hyjnore. Të mbahet Hyjnorja në qendër të konshiencës sonë do të thotë ta qetësosh mendjën që gjithnjë është e zënë duke folur, ti qetësosh emocionet reaktive të bazuara në ego, dhe të mësosh që thjesht të jesh – të jesh me Prezencën Hyjnore. Dielli I Njohurisë Hyjnore nuk udhëton në ndonjë orbit, por ngritet në shpirtin e brendshëm të qenies së njeriut. Iluminimi I tij pason nga dimenzioni pakohorë dhe pahapsinorë. Kur qenia njerëzore ta ketë arritur atë përjetim, agimi I Dritës së Iluminimit do të jetë me ty kudo që të shkoshë, në c’fardo rrethana që ti të jesh.

Aspekti I dytë, shpërbërja e vetes falso është një punë shumë e ndieshme që të detyron një njohuri mirë të mprehur – një njohuri që Mevlana na ofron ne me një mënyrë të kuptimit të thellë. Shpërbërja e vetes nuk është një program I vetë-krijuar, është pesha finale që e zhyt anijën.

Veq po qe se kërkuesi është tërësish I shlyer,
Në të vërtetën, ai nuk do të vie në bashkim.
Bashkimi nuk është I depërtueshëm. Është shkatërrimi yt.
Përndryshe cdokush do të mund të bëhej e Vërteta.


Zakonisht nevoitet mësim, mësues, dhe një komunitet brenda të cilit njëri I praktikon mësimet. Shpërbërja e vetes nganjëherë përshkruhet si një transformim përmes shtatë niveleve të egos (nefsit) secila më delikate dhe e dëlirë. Është ky tëhollim I perdes së njërit nivel të egos që e lejon tjetrin nivel edhe më delikatë që të përjetohet dhe të shprehet. Në këtë proces cka është falsitet, e bërë shprehi, dhe jo reale gradualisht zvogëlohet dhe një kualitet I ri I vetes lind – një vete e lartësuar. Kjo vetë vete e lartësuar realizohet kur ne zhvishemi nga identifikimet e cekëta dhe qëndrojmë të zhveshur para Hyjnores. Dhe Mevlana është vetja jonë më e lartësuar:

Kjo është çka jam; ndonjëherë I fshehur, ndonjëherë I parë.
Ndonjëherë mumin, ndonjëherë Jehud, ndonjëherë i Krishter,
I aftë të futem në çdo zemër,
Duke marrë fytyrë të re përherë
.

Ndoshta ne kemi qenë me fat që ti dimë disa shembuj jetësorë të këtij transformimi. Në qoftë se kemi qenë aq me fat, ne gjithashtu jemi transformuar duke e njohur edhe vetëm një qenie të tillë. Udha jonë priu nga Mevlana dhe Sufizmi gjer tek Muhamedi, paqja qoftë me të, dhe Islami. Ne u dërguam tek “kopshti në mes të flakëve,” ashtu si Ibn Arabi e ka emëruar.

Vetëm pas shumë viteve në atë kopsht rrethanat më sollën në Xhami. Ta them se ishte vetëm një përjetim shkurajues do të ishte një shfaqje me rezervë. Unë e kundërshtova Imamin tim. Cuditesha athua vall e krijuam një Islam imagjinor, sepse cka pash dhe dëgjova në xhami ishte shumë më ndryshe nga gjendja e bukur që ne e përjetuam në mesin e dashuruesve dhe të dehurve. Vura në pyetje se vall ajo që kisha përjetuar është e njëjta fe me atë që e gjeta në xhami.

Mevlana me siguri se ka ditur dicka për këtë mospërputhje në mes të shkollës së dashurisë (Medhebi Ashk), dhe fesë një dimenzionale që e shtyp shpirtin me komandat e tyre të ngurta dhe preokupimet e jashtme. Disa njerëz janë shumë të merakosur për ta përshtatur Mevlanën tek konceptet e tyre orthodkse. Por sikurse Profeti dhe Kur’ani ofruan sfida tek feja e shpikur nga njerëzit, fuqitë strukturore dhe paragjykimet, prandaj, gjithashtu, Mevlana I jep sfidë manifestimit të fesë që është njollosur me egoizmin e njeriut, do ta lë Mevlanën që ta thotë vetë vërejtjen:

60
Në qoftë se nuk të pëlqen aroma, mos eja në lagjën tonë.
Dhe në qoftë se nuk mund ti shqyesh rrobat, mos kërce në lumë.
Ky është drejtimi nga I cili të gjitha drejtimet drejtohen,
Në qoftë se kjo nuk është c’farë dëshiron, rri largë nga qendra.


Kam pasur çaste kur I kam pasur dyshimet e mija, por kam arritur të besoj se Shkolla e Dashurisë (Medhebi Ashk) është Dini Kejjim, feja autentike, dhe Din el Hak , feja e Vërtetë, që është e destinuar të shkëlqejë në të gjithë fenë, edhe pse pabesimtarët e urrejnë.

Megjithatë dua të ndajë me ju një pjesë të një teksti që e zbulova në Aflaki, që më në fund më solli rehati në zemrën time.

Veled dhe Sejjids Përmbledhur nga Aflaki.

375. Një djalosh I ri e I dalluar, nga Sejjidët e Medinës, biri I kujdestarit të varrit të Profetit, paqja dhe bekimet qofshin me të, erdhi ta vizitonte Sulltan Veledin një ditë.

Ai kishte veshur një turban të jashtzakonshëm që e kishte pështjellur përreth kokës së tij me njërën anë të lëshuar gjer pak përmbi kërthizën, derisa ana tjetër ishte pështjellur në atë mënyrë që Mevlevët e quajn: ‘shekker-evis’. Sulltan Veledi I shfaqi respekt të madhë dhe diskutuan ide të ndryshme të misterieve të Udhës, ‘në gjuhën e qartë Arabe’.. (Kur’an: 26:195). Djaloshi I ri tregoi entuziazëm të madhë dhe vullnet të mirë dhe kërkoi me sinqeritetin më të madhë që të bëhet nxënës i tij. Ai kërkoi vërtetim të shkruar (diplomë) dhe dikush ia dha këtë në gjuhën Arabe.

Pas kësaj, Sulltan Veledi e pyeti si në vijim: “Shehët e tjerë nuk e kanë adaptuar këtë model të ‘shekker-evis’, që ishte përdorur në mënyrë unike nga Mësuesi (Rumi ra.) ynë dhe nga Mevlevët; nga vie ky zakon?

“Nga një lashtësi e madhe,” u përgjegj I riu Sejjid, “Ne jemi pasardhësit e Ibrahimit a.s. dhe I takojm fisit Kurejsh. Ne I kemi mbajtur çelësat e Qabës së shenjtë dhe ato të varrit të Profetit që nga koha e Ibrahimit; dhe ne gjithashtu I kemi çelësat e shtëpisë ku dy këpucët e bekuara të Profetit tonë dhe sende të tjera ruhen.

Mënyra se si Profeti ynë ishte nderuar përshkruhet në Kur’an: Ai ishte lejuar që ti afrohet Zotit tonë dhe ishte shikuar me një sy favorizimi; atij I ishte treguar nga shenjat cka ai kishte nevojë që të shihte, dhe ai I dëgjoi misteriet e zbulimit në mënyrë direkte pa një ndërmjetësues. Ai pa një figurë të bukur mbi Kurorën e Parajsës (Xhennetit), një figurë që kurr më parë nuk ishte parë, në gradën më të lartë të engjujve, apo të banorëve të tjerë të Parajsës.

Profeti ishte kapluar me dashuri dhe I dehur me këtë hir dhe bukuri të kësaj figure. Ai pa se kishte veshur një turban të pështjellur në stilin ‘Qekker-dviz’ dhe një ‘borda’ nga Jemeni. Thellë I shqetësuar, Profeti e pyet Xhebrailin: “Kam parë shumë gjëra mahnitëse dhe forma të jashtzakonshme në secilën sferë hyjnore. Megjithatë asnjëra nuk më kënaqi më shumë se kjo figurë. A është ky një kryeengjull, një evlia I shenjtë perfektë apo profet në detyrë? Kush është ai dhe cili është sekreti I tij?”

Xhebraili ju përgjegj: “Ky vizion I bukur, është I një person, pasardhës I Ebu Bekrit ra, të Vërtetit, që ai do të paraqitet në mesin e njerëzve të tu në kohërat e fundit, dhe do ta mbush botën me dritat dhe të vërtetat e misterieve të tua. Dhe Zoti ynë do ti dhurojë atij këmbë, një penë dhe një zë të tillë saqë gjenerata të njerëzve do ta duan atë dhe do të bëhen nxënësit e tij; ai do të bëhet misteria dhe drita e botës së manifestuar dhe ai do ti sjell pastërti fesë tënde.

Në cdo mënyrë, në sjellje dhe pamje, ai do të jetë sikur ti! Dhe emri I tij gjithashtu do të jetë Muhamed dhe emri tjetër I tij do të jetë, Xhelaledin. Në mësimet e tij ai do ti shpjegon misteriet e traditave tua, dhe do ti ndriçoj idetë e thella të Kur’anit tonë madhështorë.” Xhebraili përfundoi.

Dhe Profeti, paqja dhe bekimet qofshin me të, ishte kapluar me një gëzim të madhë. Kur ishte kthyer tek shtëpia e tij e bekuar, ai filloi ta vishte turbanin e tij në të njëjtën mënyrë që e kishte parë në vizion.

Ky është tregimi që udhëtarët nga Meka na treguan ne, dhe ne i dëgjuam ata ta përsërisin prapë fjalë për fjalë tek Sejjidët e cmuar të Medinës.

Në esencë Mevlana na ofron njohuri që na dërgon tek perceptimi shpirtërorë. Ai na kujton ne për fuqinë transformative të Realitetit Hyjnorë. Është e pashmangshme se kur substanca njerëzore të bie në kontakt me Hyjnoren do të transformohet. A nuk është kjo esenca e një kuptimi të vërtetë të Zbulimeve Hyjnore? A nuk na thërrasin ne Librat e Shenjta dhe Profetët që të transformohemi nga kjo fuqi shpirtërore? Në Mevlanën ne kemi ilaqin për cdo patologji shpirtërore gjithashtu edhe eliksirin që të transformon, substancën e papërpunuar të vetë veteve tona, ti shndërrojë natyrat tona të ngurta në rubinjë.

Tregimi në Aflaki më bindi se Islami që ne e gjetëm në Kopshtin e Mevlanës ishte në të vërtetë Islami I Profetit, mëshirë për të gjithë botërat, dhe jo ndonjë e bërë qefit të vetes apo një krijim I yni imagjinor. I përsëris këto fjalë nga Aflaki ashtu që e vërteta e tyre të bëj një eko brenda në zemrat tona:

Ai do të paraqitet në mesin e njerëzve të tu në kohërat e fundit, dhe do ta mbush botën me dritat dhe të vërtetat e misterieve tua. Dhe Zoti ynë do ti dhurojë atij këmbë, penë dhe një zë të tillë saqë gjenerata të njerëzve do ta duan atë dhe do të bëhen nxënësit e tij; ai do të bëhet misteria dhe drita e botës së manifestuar dhe ai do ti sjell pastërti fesë tënde. Në cdo mënyrë, në sjellje dhe pamje, ai do të jetë sikur ti!

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved