Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Shembulli i Alisë në Betejëdeti

Shejh Bava Muedinijedin (Allahu e Mëshiroftë)

Një ditë kur Aliu r.a. ishte në betejë, shpata e oponentit të tij u thye dhe ai u rrëzua në tokë. Aliu r.a. qëndroi mbi të, duke e mbajtur shpatën e tij në gjyksin e njeriut të rrëzuar, dhe tha, 

“Po të kishe shpatën në dorën tënde, unë do të kisha vazhduar këtë luftim.  Por meqenëse shpata jote u thye, unë nuk mund të të bie.”

Njeriu në tokë ia ktheu, “Po ta kisha unë shpatën në këtë moment, do ti shkurtoja edhe duart edhe këmbët.”

“Mirë pra,”  Aliu r.a. ia ktheu, dhe ia dorëzoi shpatën oponentit të tij.

Ç’farë po bën?” njeriu pyeti. “Unë jam armiku yt, apo jo?”

Aliu r.a. e shikoi në sy dhe tha,  “Ti u betove se po të kishe shpatën në dorën tënde do të më vrisje. Tani e ke shpatën time, prandaj vazhdo dhe më qëllo mua.” 

Njeriu nuk mundi.

“Ajo ishte injoranca dhe arroganca jote që po fliste,”  Aliu r.a. i shpjegoi.

“Në mbretërinë e Allahut, nuk ka luftë apo urrejtje në mes meje dhe teje.  Ne jemi vëllezër.  Lufta e vërtetë është midis të vërtetës dhe mungesës së zgjuarsisë tënde; është në mes të vërtetës dhe falsitetit.  Unë dhe ti vetëm po e shiqojmë betejën. Ti je vëllai im. Po të të lëndoja tani, do të përgjigjësha në Ditën e Kijametit. Allahu do të më pyeste mua për këtë ngjarje.”

“A është kjo rruga e Islamit?” Njeriu pyeti.

“Po,” Aliu r.a. ia ktheu.  “Këto janë fjalët e Allahut, të Gjithëfuqishmit, të Atij që është Unik.”

Menjëherë njeriu iu përkul Alisë r.a. tek këmbët  dhe iu lut, “Ma mëso kalimen,” dhe Aliu r.a. e mësoi.

“La ilaha il l’Allahu, “Nuk ka Zot përveq Allahut.”

E njëjta gjë ndodhi tek një tjetër betejë më vonë. ‘Aliu r.a. e rrëzoi oponentin e tij, e vuri këmbën e tij tek gjoksi i njeriut të rrëzuar, dhe ia mbante shpatën tek qafa. Prap ai nuk mund ta vriste.

“Pse spo më vret?” njeriu i rrëzuar me zemërim bërtiti. “Unë jam armiku yt.  Pse vetëm po qëndron aty?” dhe e pështyu Aliun r.a. në fytyrë.

Së pari Aliu r.a. u nervozua. Mandej e largoi këmbën nga gjoksi i njeriut të rrëzuar dhe e la anash shpatën e tij. 

“Unë nuk jam armiku yt,” Aliu r.a. ia ktheu.  “Armiqtë e vërtetë janë kualitetet e këqija brenda në ne. Ti je vëllai im, edhe pse më pështyve në fytyrë.  Kur më pështyve unë u zemërova.  Arroganca e ‘Unë-it’ erdhi në mua. Po të kisha vrarë kur kam qenë në atë gjendje, atëherë do të bëhesha mëkatarë, vrasës.  Do të bëhesha vet sendi që jam duke e luftuar.  Ai krim do të regjistrohej kundër emrit tim, dhe unë do të duheja të përgjigjësha për këtë krim me vonë, kur Allahu do të më merrte në pyetje. Prandaj unë nuk mund të të vras ty.”

“Pra nuk paska luftë mes meje dhe teje?” Njeriu e pyeti.

“Jo.  Lufta është në mes të zgjuarsisë dhe injorancës, në mes të vërtetës dhe falsitetit.” Aliu r.a. i tha.  “Edhe pse më pështyve mua dhe më shtyve që të të vras, unë nuk munda.”

“Nga ka ardhur ky rregull?”

“Keto janë rregullat e Allahut. Ky është Islami.”

Menjëherë, njeriu ra para këmbëve të Alisë r.a. dhe atij gjithashtu i ishte mësuar kushti i Islamit.

Ky është dallimi në mes rrugëve të Allahut dhe rrugëve të botës.  Janë dy lloje të xhihadit.  Beteja e vërtetë është përbrenda, por edhe në një luftë të jashtme, ka rregulla.  Ata që e luftojne luftën e brendshme i përcjellin rregullat e Allahut, por ata që luftojnë për hir të gruas, fëmijëve, apo shtëpisë përcjellin të tjera rregulla. Në qoftë se mendime të tilla do të ishin prezentë madje edhe sa një vlerë e atomit, nuk është xhihad i vërtetë, por, luftë politike. Luftohet për hir të tokës dhe vendit, jo për hir të Allahut.  Me zgjuarsi, ne duhet të kuptojmë çka është xhihadi i vërtetë, dhe duhet të mendojmë për përgjigjet që do ti japim në Ditën e Gjykimit.

Rasuli a.s. dhe shokët e tij kanë pasur unitet, drejtësi, bindje dhe vetëdijësim.  Ishte në këtë gjendje që xhihadi i tyre ishte bërë dhe ku betejat e Badrit dhe Uhudit ishin luftuar.

Disa njerëz u vranë, por pas këtyre betejave paqja sundoi në Islam. Selami përshëndetja e paqës, dhe salavatet, madhërimi i Allahut dhe Rasulit a.s. dhe fjalët Allahu ekberr, Allahu është më i Madhi, rezonin kudo në vend. Përfundimisht ishte në këtë gjendje që Meka pushtua. Profeti a.s. u kthye tek Meka, jo me shpatë, por me lavdinë e Allahut.

Ne duhet të kuptojmë këtë. Meka nuk u pushtua me shpatë por me Iman-Islam, me dashuri, dhembshuri, unitet, dhe besim, me sabur, durim,  shukur, kënaqësi, tawakkul, besim në Zot, dhe el-hamdu lillah, falënderim për Zotin.  Ishte përmes kualiteteve te Allahut që Islami u rrit.  Ishin këto kualitete që i pushtuan njerëzit.

C’fardo që pushtohet me shpatë nuk do ti zgjatë shumë.  Ai që e kap shpatën një ditë do të  vdesë nga e njëjta shpatë. Ai që kap revolen do të vdesë nga revolja. C’fardo që njëri ngrit në armiqësi, vet ajo armë do ti shkaktojë atij shkatërrimin. C’fardo triku që njeriu mëson një ditë do tia sjell shkatërrimin e tij.

Megjithatë, ai/ajo që e merr pasurinë komplete të dashurisë, dhembshurisë, dhe Imanit, të Allahut do të ketë hejah, jetë të përjetshme. Ajo bukuri e Islamit dhe ai shkëlqim nuk do të vdesin në dynja apo ahiret.  Trupi i njërit të tillë do të jetë ndryshe dhe ai do të jetë ndryshe.  Trupi do ti takojë botës, por kualitetet brenda tij do ti takojn ahiretit, mbretërisë së Allahut.  Edhe pse ai jeton në këtë botë, ai do të jetë si një lule lotus që rritet në ujë por nuk e mban ujin brenda në vetvetën.  Ai do të jeton në këtë botë, por bota nuk do të jetë në të.  Vetëm kualitetet e Allahut dhe bukuria e tij do të ekzistojnë atje.

Reflektoni në këtë.  Nuk ka asgje që i Gjith’Fuqishmi nuk mund të bëjë. Gjakëderdhja nuk është mënyra. Në vend të saj ne duhet ta largojmë arrogancën, karmën dhe iluzionin.  Ne duhet ta presim këtë errësirë të injorancës dhe të themelojmë dritën. Ky është xhihadi i vërtetë. Kjo është mënyra e vërtetë për të shpërndarë zgjuarsi, ilm, njohuri hyjnore.

Mos e vraj dikënd, duke bërtitur, “Allahu ekberr! Allahu ekberr!”  Në vend të kësaj, udhëzoje njërin tek udha e mirë, e drejtë, dhe thuaj, “Allahu ekberr.  Allah, Ti je më i madhi.”  Kjo është Iman-Islam. Ky është xhihad i vëretetë. Ta vrasësh armikun e brendshëm të vërtetë është Iman-Islam, por ta vrasësh një armik të jashtëm dhe të thuash, “Allahu ekberr” nuk është Islam. Ne duhet të mendojmë për këtë.

Njerëzit bërtasin, “Xhihad! Xhihad! Pa kuptuar, por ajo nuk është luftë e shenjtë. Ne nuk duhet ta përhapim Islamin përmes shpatës; ne duhet ta përhapim Islamin përmes kalimes, (kushtit) përmes së vërtetës, Imanit, dhe dashurisë.

Në qoftë se beson në Allahun Një, Fuqinë Gjithëpërfshirëse, atëherë selamet e Tij, përshendetjet e paqës, salavatet e Tij, bekimet, dashuria e Tij, dhembshuria e Tij, Zgjuarsia e Tij, barazia e Tij, rehatia e Tij, dhe kualitetet e Tij janë armët e tua të luftës.  Kjo u ishte shpjeguar shokëve te Profetit a.s. Vetëm me këto armë duhet të bëjmë xhihad. Këto janë armët e teuidit, gjendjes së njëshmërisë me Zotin. Këto janë armët e të Gjith’Fuqishmit, Atij që është Unik.

A me të vërtetë duhet të bëjmë luftë me të tjerët për hir të Tij?  A me të vërtetë duhet ti shkatërrojmë të tjerët me shpatë? Jo, nuk është e nevojshme për ne të shkatërrojmë në këtë mënyrë.  Si mund ta pranojmë kushtin e të Gjith’Fuqishmit, Atij që është Unik në qoftë se e bëjmë atë? Në vend të saj ne duhet të hedhim ç’farë Ai ka hedhur.  Ai është I Gjith’Fuqishmi që mund të krijoj dhe shkatërroj sa qel e mbyll sytë. Allahu mund të bëjë gjëra madje para se ne të mendojmë për to.  Jeta dhe vdekja i takojnë Atij, jo neve.

Në qoftë se mendojmë për këtë punë, ne do të kuptojmë  se ka shumë shpjegime në fjalët e Allahut xh.sh. dhe në fjalët e Profetit a.s.  Ne duhet ta kuptojmë ilmin që ekziston në hadith dhe Kur’an. Ne nuk mund ti studiojmë vetëm domethëniet sipërfaqësore, ne duhet të gropojmë thellë e të shohim ç’fare ka brenda.  Për çdo çeshtje ne duhet të mendojmë, “C’farë ka thënë Profeti a.s. i lartësuar për këtë?” Ç’fare shpjegime janë dhënë? Ç’fare u është thënë tek njerëzit e ilmit-njohurisë hyjnore për këtë?  Ç’fare u është thënë as’habëve, shokëve të Profetit a.s. atyre me zgjuarsi të çartë.  Ç’farë u është thënë atyre që nuk kanë pasur zgjuarsi?

Për çdo pyetje ka shumë shpjegime që janë dhënë.  Përgjigjet janë dhënë në porporcion të nivelit të zgjuarsisë së një personi.  Ne duhet ti kuptojmë fjalët e Allahut që na janë dërguar ne. Ky është teuidi.  Në qoftë se i kuptojmë kuptimin e brendshëm të fjalëve të Allahut, do të jetë mirë. Ka shumë armiqë; kemi këtë xhihad përbrenda, dhe kemi xhihadin e jashtëm.  Ju duhet të mendoni për këtë.  Dashuria ime, fëmijët e mij.

Xhihadi i Allahut është gjë e mirë.  Ne duhet ti ngrisim armët e Tij te dashurisë, dhembshurisë, mëshirës, rehatisë, sabrit, dhe kënaqësisë-shukur.  Atëherë do të kemi fitore mbi të gjitha. Armët e tjera janë mjet shkatërrimi. Thikat dhe shpatat kurr nuk do të sjellin fitore; ato mund vetëm të shkatërrojnë.  Armët e Allahut kurr nuk shkatërrojnë.

Dashuria ime ju.

Amin

 Libri:  "Islam And World Peace
Explanations of a Sufi"
Fq. 95-107.

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved