Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Si Duket Parajsa?

Në parajsë mungon çdo gjë që të bën të mërzitësh. Paqja, dashuria dhe kënaqësia janë prezente. Parajsa ekziston kudo që secili jeton në unitet. Çdonjëri është në gjendjen e njëjtë, në nivelin e njëjtë. Ajo është parajsë. Secili është I lumtur atje.

Në kopshtin e luleve shumë lule me ngjyra të ndryshme qelin së bashku. Ka lule të kuqe dhe të bardha, trëndafila, dhe shumë gjethe me aromë. Të gjitha ato ngjyra në kopshtin e luleve e bëjnë shumë të bukur. A nuk është ashtu? Ashtu duket një kopsht I luleve.  Kur të gjitha lulet me ngjyra të ndryshme të jetojnë së bashku, jo të ndarë në grupe të veçanta, atëherë është shumë bukur.

Njashtu, në qoftë se të gjithë ju jetoni së bashku, pa marrë parasysh sa ngjyra të ndryshme ju mund të keni, do të jetë aromatike, e bukur, dhe e kënaqshme.  Kur ju të gjithë të jetoni ashtu si jetojnë lulet, kur të gjithë të jeni në atë gjendje, është kopshti I luleve të Zotit. Ajo është parasja.

Bava Muheijedin (Ral.) "Why can't I see Angels" fq.39

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved