Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Sufizmi - Mënyrë e Jetesësoqeani-sufizmi

Sufizmi është një mënyrë e jetesës në të cilën një identitet më i thelluar identifikohet dhe jetohet.  Ky identitet më i thelluar, apo esenca e vet-vetes, ndodhet përtej personalitetit të njohur dhe është në harmoni me çdo gjë që ekziston. Ka aftësi të vetëdijes, veprimit, kreativitetit, dhe dashurisë që janë largë përtej personaliteteve sipërfaqësore. Eventualisht kuptohet që këto aftësi i takojnë një Qenie më të lartë që secili nga ne e individualizon me mënyrën tonë unike përderisa kurr nuk jemi të ndarë nga ajo.

Sufizmi është më pak një doktrinë apo sistem i besimit sesa një përjetim dhe një mënyrë e jetesës. Është një traditë e ndricimit që e përcjellë esencën e së vërtetës përpara nëpër kohë. Megjithatë tradita duhet të jetë formuar në një sensë vital dhe dinamik. Shprehja e tij nuk duhet patjetër që të mbetet e kufizuar tek format fetare dhe kulturore të së kaluarës. E vërteta në Sufizëm kërkon riformulim dhe shprehje të freskëta në çdo gjeneratë.

Kjo nuk do të thotë që Sufizmi do të rrezikohet nga sfidat e kokëfortësisë së shoqërisë materialiste. Është dhe do të mbetet kritik i botës materiale – që do të thotë se Sufizmi mbetet kritike i çdo gjëje që shkakton harresën e Realitetit Hyjnorë. Është dhe duhet të jetë një rrugë që të sjellë jashtë labirintit të një kulture të falimentuar materialiste. Megjithëse, më e rëndësishmja është se të fton tek kuptimi dhe mirëqenia.

Sufizmin si e njohim, është zhvilluar në metriksin kulturor të Islamit. Islami e prezentoi veten si shprehja e fundit  e esencës së mesazhit të sjellur njerezimit nga profetët e të gjitha gjeneratave. Islami njeh vlefshmërinë e 120,000 profetëve, apo të dërguarve, që kanë ardhur të na zgjojnë nga egoizmi ynë vetjak dhe të na kujtojnë për natyrën tonë shpirtërore. Kurani e konfirmoi vlefshmërinë e librave të tjera të dërguara nga Zoti, njëkohësisht duke pohuar se mesazhi origjinalë shpesh ka qenë i shtrembëruar pas një periudhe të kohës.

Deklarimi i Sufizmit në universalitet është i themeluar në njohjen e gjerë se ekziston vetëm një Zot, Zoti i të gjithë njerëzve dhe të gjitha feve të vërteta. Sufizmi e kupton vet-veten të jetë zgjuarsia e realizuar nga profetët e mëdhenjë – veçanërishtë duke përfshirë Jezusin, Musain, Davidin, Solomonin, dhe Ibrahimin (a.s.), midis të tjerëve, dhe absolutikisht duke përfshirë edhe qenie të tjera të pa emërtuara që kanë arritur ndriçim në çdo kulturë.

Në botën perendimore sot ekzistojnë grupe të ndryshme nën emrin e Sufizmit. Në njërën anë kemi ata që thonë se asnjë Sufizëm i vërtetë nuk mund të ekzistojë pa vlerësuar dhe praktikuar principet e Islamit. Në anën tjetër disa grupe pak a shumë i ignorojnë rrënjët që Sufizmi i ka në Islam dhe i marrin mësimet edhe më poshtë lumit, nga Sufinjtë që mund të ken patur pak apo mund të mos ken patur fare kontakt me mësimet specifike të Islamit. Mëtutje, kemi ata që e pranojnë Sufizmin si formë dhe esencë, përderisa kemi të tjerët që janë Sufi në esencë por jo në formë. Sipas mendimit tim, vlefshmëria dhe kuptimi i Kuranit, të thënat e Muhamedit a.s. dhe historia e Sufizmit janë jashtzakonishtë të çmuara tek udhëtari në rrugën e Sufizmit.

Historikisht Sufizmi nuk ishte formuar si i ndarë nga esenca e Islamit. Të gjithë mësuesit e Sufizmit mund ti përcillnin gjurmët e ndriçimt të tyre nëpërmjet zingjirit të transmetimit duke u kthyer prapa tek profeti Muhamed a.s. Përderisa ata mund të mos jenë pajtuar me disa interpretime të Islamit, ata kurr nuk e vunë në pyetje vlefshmerinë esenciale të Kuranit, as nuk ishin fundamentalistë në kuptimin e interpretimit të rreptë të Kuranit apo ti diskreditojnë besimet e tjera. Shpesh herë ata prezentuan të arriturat me vlera të larta në kulturën Islamike dhe ishin një forcë e tolerancës dhe moderimit.

Për katër-mbëdhjetë shekuj tradita e gjerë Sufi ka kontribuar me një trup të literaturës si asnjë në bote. Disi principet e këshillave të Kuranit, dhe virtytet heroike të Muhamedit a.s.dhe përcjellësve të tij prodhuan një stimul që lejoi spiritualitetin e dashurisë dhe vetëdijes të lulëzojë. Ata që sot përcjellin udhën e Sufinjëve janë trashegimtarët e një thesari vigan të zgjuarsisë dhe literaturës.

Duke filluar nga rrënjët në kohën e Profetit Muhamed a.s. Sufizmi është rritur në mënyrë organike sikur një pemë me shumë degë. Shkaku kryesorë i degësimeve ka qenë paraqitja e një mësuesi të ndriçuar ku metodat dhe kontributi i tij kanë qenë të mjaftueshme për të inicuar një linjë të re të zhvillimit. Keto degë zakonisht nuk e shohin njëra tjetrën si rivale. Një Sufi në shumë raste mund të inicohet në më shumë se një degë në mënyrë që të marrë mëshirën dhe njohurinë e ndonjë dege të veçantë.

Në qoftë se Sufizmi njeh një të vërtetë qëndrore, ajo është Uniteti i Qenies, se nuk jemi të ndarë nga Hyjnorja. Kjo është një e vërtetë ku gjenerata jonë është në një pozitë të shkëlqyer ta vlerësojë – emocionalisht, për shkak të ngushtimit të botës sonë nëpërmjet komunikimit, transportimit, dhe intelektit, për shkak të avancimit të fizikës moderne.

Ne jemi NJË:   Një Njerëzim,   Një ekologji,   Një universë,   Një Qenie. Në qoftë se është Një e vërtetë që ia vlen të emërtohet, është, se ne të gjithë jemi pjesë e integrimit në të Vërtetën, jo të ndarë. Realizimi i kësaj të vërtete i ka efektet e sajë në ndjeshmërinë tonë se kush jemi, në marrëdhëniet me të tjerët dhe në të gjitha aspektet e jetës. Sufizmi është për të realizuar rrymën e dashurisë që lëvizë nëpër të gjitha jetërat, uniteti prapa formës.

Në qoftë se Sufizmi ka një metodë qëndrore, ajo është zhvillimi i prezencës dhe dashurisë. Vetëm prezenca mund të na zgjojë nga robërimi i botës dhe proceseve tona psikologjike, dhe vetëm dashuria kozmike mund ta kuptojë Hyjnoren. Dashuria është intelekti më i lartë i aktivizuar, sepse pa të asgjë e çmuar nuk do të mund të arrihej, si në mënyrë shpirtërore, ashtu edhe në atë artistike, sociale apo shkencore.

Sufizmi është një atribut i atyre që dashurojnë. Të dashuruarit janë njerëz që pastrohen me dashuri, të lirë nga vet-vetja dhe kualitetet e tyre dhe

Të gjitha fetë,
I gjithë ky këndim,
Janë vetëm një këngë.


Dallimet janë vetëm

Iluzion dhe zbrazëtirë

Drita e diellit duket pak më ndryshe

Në këtë murë sesa në këtë tjetrin,
Dhe shumë më ndryshe në këtë tjetrin,

Por prap është vetëm një dritë.

Ne kemi huazuar këto rroba,

Këtë kohë dhe vend personalitetesh,
Nga një dritë, dhe kur ne falënderojmë,

I fusim brenda ato.

Rumi

 gjithmonë të vëmendshëm për të Dashurin (Zotin). Me këtë mund të themi që Sufinjtë nuk mbahen në skllavëri nga asnjë kualitet i tyre sepse ata shohin çdo gjë që janë dhe kanë ti takonë Burimit. Një Sufi i hershëm, Shebli, tha: “Një Sufi nuk sheh asgjë tjetër përveq Zotit në të dy botërat.”

Abu Muhamed Muteish tha: “Sufi është ai që mendja e tij e mban hapin e ritmit të këmbës, ai është i tëri prezent: shpirti i tij është aty ku është trupi i tij, dhe trupi i tij është aty ku është shpirti i tij, dhe shpirti i tij është aty ku shkel këmba e tij, dhe aty ku shkel këmba e tij është shpirti i tij”. Kjo është një shenjë e prezencës pa mungesë.

Tani jetojmë në një kulturë që është përshkruar si materialiste, vetjake, nevrotikisht individuale, narcisiste, dhe e dergjur me siklet, turp, dhe faj. Nga pikëpamja Sufiste, njerëzimi sot po vuan nën tiranin më të madhe, tiraninë e egos. Të panumëruara janë idhujt falso që ne adhurojmë, por të gjitha ato adhurime janë vetëm forma të egos.

Ka shumë mënyra që egoja e njeriut të uzurpojë edhe vlerat më të pastërta shpirtërore. Sufi i vërtetë është ai që nuk deklaron virtytet apo të vërtetën, por jeton një jetë në prezencë dhe dashuri pa interes personal. Më me rëndësi se çka ne besojmë është mënyra se si ne jetojmë.  Në qoftë se disa besime të veçanta të dërgojnë në veçori, drejtësi të vet-vetes, dhe fanatizëm, problemi qëndron tek kotësia e besimtarit. Në qoftë se ilaqi vetëm e shton sëmundjen, një ilaq edhe më themelor nevoitet.

Ideja e prezencës me dashuri mund të jetë ilaqi më themelor për të mbijetuar materializmin,  egoizmin, dhe pavedijesimin në këtë gjeneratë.  Nën ankthin tonë me vetet tona falso, duke ia kthyer shpinën Zotit, ne gjithashtu e kemi humbur esencën e Vetes sonë, shkëndijen tonë hyjnore. Me harresën e Zotit, ne kemi harruar vet-veten. Ta kujtosh Zotin është fillimi i kujtimit të vet-vetes.
 

Kabir Edmond Helminski - Jetesë në Prezencë - kontakto@udhaezemres.com

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved