Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Të Mallëngjyer

 

Me të vërtetë ka disa rob në mesin e robëve të Mi
Që më donë Mua
Dhe Unë I dua ata

Dhe ata janë përmallueshëm për Mua
Dhe Unë përmallohem për ta

Ata më shikojnë Mua
Dhe Unë I shikojë ata

Dhe shenjat e tyre janë
Se e ruajnë hijen gjatë ditës

Me aq kujdes
Si bariu që I ruan delet e tij

Dhe përmallohen për perëndimin e diellit
Sikur zogu që mezi pret ti kthehet foles në mbrëmje

Dhe kur nata të vij
Dhe kur hijet përzihen
Dhe krevatet shtrihen

Dhe kur çdo dashurues është I vetëm me të Dashurin
Atëherë ata cohen në këmbët e tyre
Dhe I vënë fytyrat në tokë

Më thërrasin me fjalët e Mija
Dhe më mahnitin me hirin Tim

Gjysma çajnë, gjysma të mallëngjyer
Gjysma të hutuar, gjysma duke u ankuar

Her qëndrojnë në këmbë, e her rrin ulur
Her rrin në gjunjë dhe her vënë kokën në tokë

Dhe e shoh çka bartin në supet e tyre për hir Timin
Dhe I dëgjoj ankesat e tyre për dashurinë Time.

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved