Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Thjeshtësia e Katër Khalifëve të Parëfoto

Hadith

Kur Ebu Bakri ra. e kishte marrë udhëheqjen, dhe e tërë bota  erdhi tek ai në përulje, ai nuk e ngriti kokën lartë për këtë pozitë kryesorë që kishte marrë, apo të bëhej mendjemadhë; ai vishej me një rrobë, që zakonisht e lidhte së bashku me një gjilpërë me kokë, ashtu që ishte i njohur si 'njeriu i dy gjilpërave.'

Dijeni (o ju njerëz) se jeta e kësaj bote është vetëm lojë, dhe biseda kot, dhe stoli, lavdërime mes jush, dhe rivalitet për pasuri dhe fëmijë, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej bëhet e thyer, e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga All-llahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se iluzion.  (Kur’an 57-20)

Omar b. el-Khatab, ra. që gjithashtu e sundonte botën në tërësi, jetonte vetëm me bukë dhe vaj ulliri; rrobat e tij ishin të harrnuara në disa vende, disa nga harrnat ishin të lëkurës; edhe pse ai kishte në dorën e tij thesarin e Kosres dhe Cezarit.

Sa për Uthmanin ra. ai dukej sikur të ishte njëri nga skllavët e tij në rroba dhe në pamje; për të tregohet si ishte parë duke dalur nga njëri prej kopshteve të tij me plotë drunjë  [për të ndezur zjarrë]  në krahët e tij, dhe kur e pyetën për këtë punë ai tha: 'Desha të provoja a mos do të refuzonte shpirti'

Kur Aliu ra. e kishte marrë udhëheqjen ai kishte blerë një shokë për katër dirhams dhe një bluzë për pese dirhams; kur e kuptoi se mangët e bluzës i binin të gjata, ai shkoi tek një këpuctarë ia morri thikën dhe i preu mangët e bluzës baraz me majet gishtave të tij; edhe pse ky, i njëjti njeri e ndante botën në dysh, djathtas dhe majtas. 

 

Me të vërtetë këta të nënshtruar ndaj Zotit (Paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë me ta) kurr nuk ranë në kurthën e kësaj dynjaje. Edhe pse kishin të gjithë pasurinë e botës në duart e tyre, kurr nuk u bënë skllevër të sajë. Profeti a.s. dhe katër khalifët e parë janë ndër shembujt më të mirë të muslimanëve; të nënshtruarve ndaj Zotit. Edhe pse kishin mundësi më shumë se çdokush tjetër të qonin jetë luksoze, ata e kujtuan dhe e besuan Allahum me shpirtë e me zemër, thjeshtësia dhe urtësia e jetesës së tyre është e pakrahasueshme.  Allahu I bekoftë.

Një llogari e Mistikëve të Islamit
A.J. Arberri. - kontakto@udhaezemres.com 

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved