Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Tunelli i Errët - Vdekje Kliniketunelli

Shpesh herë së bashku me dëgjimin e zhurmës, njerëzit ndjejnë një sensacion sikur tërhiqen shumë shpejt nëpër njëfar lloj hapësire të errët.  Shumë fjalë të ndryshme janë përdorur për ta përshkruar këtë hapësirë.  Kam dëgjuar që kjo hapësirë të përshkruhet si shpellë, bunarë, kanalë, hapësirë e mbyllur, tunell, mjet me trajtë të konit, vakum, zbrazëti, vadë, luginë, dhe cilindër.  Edhe pse njerëzit përdorin terminologji të ndryshme këtu, është e qartë se të gjithë mundohen të shprehin një ide.  Le të shikojmë dy ngjarje në të cilat figuron kryesisht “tunelli”

Kjo më ndodhi mua kur isha shumë i ri – nëntë vjeqar.  Kjo ka ndodhur para njëzet e shtatë vjetëve,  por më ka lënë shumë mbresa saqë kurr nuk e kam harruar.   Një mbasdite u sëmura shumë, dhe me të shpejtë më dërguan tek spitali më i afërt.  Kur mbërrimë ata vendosën për të më pirë, por nuk e dija pse, sepse isha shumë i ri.  Në atë kohë ata përdornin eter.  Ma dhanë mua duke e vënë një copë harrni mbi hundën time, dhe kur e bënë, më kanë treguar më  vonë, zemra ime pushoi së rrahuri.  Në atë kohë nuk e kam ditur se ajo më pat ndodhur mua, megjithatë kur kjo ndodhi pata një përjetim.  Sendi i parë që ndodhi – tani do ta përshkruaj mu ashtu si jam ndier – ishte se e kisha një zhurmë cingërruese brrrrrnnnng-brrrrrnnnng-brrrrrnnnng, mjaftë ritmike.  Mandej po lëvizja  përmes – do të mendoni se kjo është e cuditshme – përmes këtij vendi të gjatë dhe të errët.  Dukej sikur kanalë apo dicka e till.  Nuk mund ta përshkruaj më mirë.  Po lëvizja, bashkë me zhurmën, zërin cingërrues.

Një informues tjetër thotë:

Pata një reakcion alergjik shumë të keq ndaj një anestezioni, dhe thjesht pushova nga frymëmarrja – Pata sulm në frymëmarrje.  Sendi i parë që ndodhi – ishte shumë shpejt – ishte se po shkoja përmes  këtij vakumi të zi, të errët me super shpejtësi.  Mund ta krahasoni me një tunell.  Ndjeja sikur kisha hypur në një tren “roller koster” tek ndonjë parkë argëtimi, dhe shkoja përmes këtij tunelli me shpejtësi të hatashme.

Gjatë një sëmundje, njëri ishte shumë afër vdekjes saqë bebzat e syve iu thanë, dhe trupi i tij ftohej. Ai tha:

Isha në një hapësirë të zezë, të errët.  E kam shumë vështirë ta shpjegoj, por ndjeja sikur po lëvizja në vakum, përmes errësirës. Megjithatë isha mjaftë i vetëdijshëm.  Ishte sikur që njëri të jetë në një cilindër pa ajër në të. Ishte një ndjenjë sikur vetëm gjysma ime ishte këtu, dhe gjysma-largë diku tjetër.

Një njeri që kishte vdekur disa herë pas disa djegieve të rënda dhe lëndimeve gjatë rrëzimit, thotë,

Mbeta në shok për një javë, dhe gjatë asaj kohe papritur vetëm kur ika në një hapësirë të errët.  Mu dukë sikur qëndrova atje për një kohë shumë të gjatë vetëm duke lëvizur në hapësirë…Aq shumë u dhash pas kësaj hapësire saqë nuk mendoja për asgjë tjetër.

Para kohës së këtij përjetimi, që kishte ndodhur kur ai kishte qenë fëmijë, një njeri e kishte pasur frigë gjithmonë  errësirën.  Megjithatë kur zemra i kishte pushuar së rrahuri nga lëndimet e brendshme në një aksident me bicikletë ai thotë,

E kisha një ndjenjë sikur po  lëvizja në një luginë të errët.  Errësira ishte aq e thellë dhe e padepërtueshme saqë nuk mund të shihja absolutikisht asgjë, por ky ishte përjetimi më i mahnitshëm që mund ta imagjinosh, pa asnjë gajle.

Në një tjetër rast, një grua kishte pasur peritonitis, dhe tregon,

Mjeku im veq e kishte thirrur vëllaun dhe motren time të më shohin për her të fundit.  Motra medicinale më dha një injekcion për të më ndihmuar që të vdes më lehtë.  Gjërat përreth meje në spital filluan të largohen cdo herë e më shumë.  Kur u larguan, hyra me kokë së pari në një udhë shumë të ngushtë dhe të errët.  Dukej të ishte e madhe veq sa të më nxe mua aty brenda. Fillova të rrëshqas poshtë, poshtë, poshtë.

Një njeri që kishte qenë shumë afër vdekjes dha një tregim paralel me besimin e tij fetarë. Ai tha,

Papritur, isha në një luginë shumë të thellë dhe të errët.  Dukej sikur të kishte qenë një udhë, përmes kësaj lugine, dhe po shkoja poshtë kësaj udhe…Më vonë kur bëra më mirë, më erdhi në mendje “ Tash e di c’farë bibla don të thotë me fjalët ‘lugina e hijes së vdekjes,’ sepse kam qenë atje.”

Shkëputur një pjesë nga libri "jetë pas jete" Rejmond Mudi

"Se jeta dhe vdekja janë një, dhe vetëm ata që e konsiderojnë këtë përjetim si një mund të arrijnë kuptimin se cka me të vërtetë do të thotë paqe.” – Edgar Cayce

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved