Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Udhëtimi nga ndarja në bashkimperendim

 

Sufizmi është nje udhë mistike e dashurisë, në të cilën Zoti, apo e Vërteta, përjetohet me emrin i Dashuri. Marrëdhënia e brendshme në mes të dashuruesit dhe të Dashurit është themeli i rrugës Sufi. Nëpërmjet dashurisë kërkuesi dërgohet tek Zoti. Mistiku kërkon ta realizoj të Vërtetën në këtë jetë dhe Zoti e shfaqë Veten e Tij brenda

Brenda në zemrën tënde

Gjendet një vend I mëshirës

Dhe qiejve të kaltërt

Destinacion I paprekur e I shpëtuar

Vend I fshehjes për ty

 

Eshtë në dorën tënde

ke kontroll

për këtë vend të përjetshëm

një udhe për te krenaria dhe dinjiteti

Elezi hyjnorë

 

Brenda në zemrën tënde

Gjendet një vend I mëshirës

Dhe qiejve të kaltërt

Destinacion I paprekur e I shpëtuar

Vend I fshehjes për ty

 

Eshtë në dorën tënde

Mos e le të të bie

Eshtë si një pejsazh sekret

Mjaft I sigurtë dhe I pafund

Elezi hyjnorë.
Keltike

 në zemrat e atyre që Atë e donë.

Përjetimi mistikë i Zotit është gjendja e njëshmerise me Zotin. Ky bashkim unio mystica është qëllimi i udhëtarit në udhën e mistikut. Brenda në zemer, dashuruesi dhe i Dashuri bashkohen në një ekstaze të dashurisë. Udhëtari fillon këtë udhëtim nga malli për të arritur gjendjen e njëshmërisë.  Ky  mallëngjim ka lindur brenda në shpirtë, ngase shpirtit i kujtohet ardhja nga Zoti. Shpirtit i kujtohet se shtëpia e vërtetë është me Zotin dhe e zgjon kërkuesin me këtë kujtim. Udhëtimi spiritual është nje udhëtim që na dergon prapa në shtëpi, nga ndarja në bashkim. Kemi ardhur nga Zoti dhe kthehemi tek Zoti.

Udhëtimi mistikë për në shtëpi është nje udhëtim i brendshëm, tek vet qendra e qenies sonë, atje ku i Dashuri është prezent përjetësisht. Atë që ne kërkojmë nuk është askush tjetër përveqëse natyra jone e përhershme. Shen Augustini tha, “Kthehu përbrenda vet-vetes, sepse në brendësi të njeriut jeton e vërteta.” Përjetimi mistikë se i Dashuri jeton brenda në zemrën e mistikut, nuk është nje koncept por një realitet jetësore. Brenda në thellësi të zemrës nuk ka ndarje midis dashuruesit dhe të Dashurit. Ketu jemi përjetësisht të bashkuar me Zotin, dhe përjetimi mistikë i këtij unioni është shfaqja e asajë që është gjithmonë prezente.

Pengesa më e madhe që na mban nga përjetimi i kësaj gjendje të përjetshme të unitetit është egoja, personaliteti ynë individualë. Në gjendjen e unitetit nuk ka ego. Në këtë moment vet-vetja individuale mbaron së ekzistuari dhe vetëm i Dashuri ekziston. Sufi thotë, “I Dashuri jeton, dashuruesi është i vdekur.” Prandaj Sufinjtëkanë aspirata të “vdesin para se të vdesin” të tejkalojë veten individuale dhe të përjetojë veten transcedente të natyres hyjnore.  Ansari një Sufi që jetoi në shekullin e njëmbëdhjetë shprehu këtë në menyrë të thjeshtë:

“Dije se kur të mësosh ta humbësh vet-vetën,

Do ta arrish të Dashurin. Nuk ka asnjë

Sekret tjetër që të mësohet, dhe më shumë se kaq

Nuk më është bërë e njohur mua.”

Udhëtimi mistik na largon nga egoja në drejtim të Vetës, nga ndarja në bashkim. Duke u larguar nga egoja dhe duke u kthyer prapa tek Zoti, ne marrim një kahje në drejtim të thellësishëm në vet-vetën tonë, tek qendra më e thellë e qenies tonë, cka Sufinjtë e quajnë “Zemra e Zemrave”.  Ky është një udhëtim individualë i kërkuesit prapa tek burimi, i të “vetmit tek i Vetmi.”  Megjithatë duhet kaluar disa faza në këtë udhëtim, “kodra të mëdha udhëtimi,” nëpërmjet të cilave çdo udhëtarëkalon.  Sufit e shenjtë na kanë dhuruar një hartë që përshkruan këto faza dhe gjithashtu vështirësitë dhe rreziqet në të cilat mund të hasim gjatë këtij udhëtimi. Pasi që ata kanë arritur qëllimin, janë në gjendje ti ndihmojnë udhëtarit duke mbajtur shënime se cka mund të pritet gjatë udhëtimit.

Sufizmi githashtu ofron disa mënyra që njëri të hapet tek bota e brendshme dhe ta mban vëmendjen të fokusuar në qëllimin për të padukshmen. Më e cmuara nga këto mënyra është praktikimi i kujtimit, sepse Sufi aspiron ta kujtojë Zotin në çdo moment, me çdo frymëmarrje. Ky nuk është kujtim mental, por një kujtim i zemrës, sepse në zemër ndodhet vetëdija e lartë e Vetë-Vetës. Vet-Vetja është ajo pjesë e jona që kurr nuk është e ndarë nga Zoti, dhe vetëdija e Vetës është kualitet injohuris se ne jemi nje me Zotin. Praktikimi i kujtimit është një menyrë e zgjimit të vetëdijes së Vetes, dhe kështu bëhemi të vetëdijshëm për bashkimin tonë të brendshëm me Atë që ne e duam.

Në qoftë se e don dikënd gjithmonë mbanë mendjen tek ai, dhe kur dashuria e shpirtit për Zotin zgjohet brenda në zemër, vëmendja e dashuruesit merr kahje në drejtim të të Dashurit.  Momenti i zgjimit shpirtërorë është teuba , “pendimi,” që Sufinjtë e përshkruajnë “ kthimi i zemrës ” Momenti teuba është gjithmonë njëveprim i mëshirës, dhuratë nga i Dashuri, por Sufizmi ka zhvilluar teknika të ndryshme që ta mbajmë vëmendjen në dashurinë e shpirtit për Zotin, në kujtimin e zemrës. Njëra nga këto teknika është dhikri , përsëritja e njërit nga Emrat e Zotit. Nëpërmjet praktikimit të dhikrit vëmendja e dashuruesit kthehet nga Zoti dhe e tërë qenia e dashuruesit bëhet e mbushur me kënaqësinë e kujtimit të të Dashurit.

Kjo rrugë e Sufinjëve na ndihmon të na bëjë të vetëdijshëm për vetëdijen hyjnore të Vetës që gjindet brenda në zemër, dhe ku në të njëjtën kohë na këshillon largimin nga vetëdija e kufizuar e egos. Udhëtimi nga egoja në Vet-vete është njëudhëtim i përjetshëm i shpirtit, e mërgimtarit kur kthehet në shtëpi. Në këtë botëne kemi harruar natyrën tonë të vërtetë dhe identifikohemi me egon. Udhëtimi për në shtëpi na liron nga skllavërimi i egos dhe natyrës së iluzionit të dëshirës. Ne drejtohemi tek përmbushja e vërtetë që mund të vie vetëm nga njohja se kush jemi, duke e shijuar të vërtetën e esencës tonë hyjnore. Kur një mesues Sufi, Dhu-l-Nun,  ishte pyetur, “Cili është fundi i mistikut” ai u përigjigj, “Kur ai është ashtu si ka qene ku ka qene para se të ishte,”

Çdo udhë spirituale i jep kahje kërkuesit të sinqertë tek e vërteta që mund të gjindet vetëm brenda. Sufi thotë se ka aq shumë rrugë në drejtim të Zotit sa ka edhe njerëz, “aq sa ka frymëmarrje të fëmijëve të njeriut.” Sepse secili jemi individual dhe unikë, udhëtimi për ta zbuluar natyrën tonë të vërtetë do të jetë i ndryshëm për secilin nga ne. Njëkohësisht udhëtimet e ndryshme spirituale i jane përshtatur tipave të njerëzve të ndryshem. Sufizmi është i përshtatshëm për ata që ndiejnë nevojën të realizojnë marrëdhënien e tyre me Zotin si një marrëdhënie dashurie, që duhet të tërhiqet nga maja e dashurisë dhe malli për të Dashurin.

Llevellin Li (Sufizmi, Transformimi i Zemres) - kontakto@udhaezemres.com

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved