Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Uniteti i Qenies së Zotit - Ibn Arabiu r.a.

uniteti i Zotit 

“Nga Zoti është, prandaj dëgjo!
Dhe tek Zoti do të kthehesh!
Kur të dëgjosh ç’farë kam sjellur,
Mëso!
Mandej me kuptim shiko detajet në tërësi
Dhe gjithashtu shikoj ato si pjesë të tërësisë.
Mandej tua japësh atyre
Që e kërkojnë, dhe mos hezito.
Kjo është mëshira që
Të përqafonë dhe ty; prandaj përcille.”

 

 

Udha e Drejtë e Zotit nuk është e fshehur,

Por universalisht e manifestuar.

Esencialisht Ai është në të gjitha gjërat të mëdha apo to vogla,

Injorant I së vërtetës apo I vetëdijshëm.

Prandaj Mëshira e Tij përqafon secilin send, (Kur'an 7:156)

Qofshin të dobët apo të fuqishëm.

 

…Nuk ka asnjë nga gjallesat, e që Ai të mos e kap për balluket e tyre [ ketë nën sundim], vërtetë Zoti im është në rrugë të drejtë. (Kur’an 11:56)

Të gjitha sendet ecin në rrugën e Drejtë të Zotit të tyre dhe, në këtë kuptim ata nuk do të ballafaqohen me Zemërimin hyjnorë as që janë në rrugë të gabuar.  Kjo ndodh për shkak se Zemërimi hyjnorë, si gabim, është aksidental [jo esencialë], ku të gjitha sendet rrjedhin përfundimisht nga Mëshira që përqafon secilin send dhe që ka përparësi.  E tëra që është tjetër pos Realitetit është qenie në lëvizje [dabbah] [në Udhëtim], pasiqë secila ka shpirtë dhe asnjëra nuk kalon [në Udhëtim] nga vet-vetja por nga një tjetër [Zot]. Vazhdon [nëpër Udhëtim] duke përcjellur, sipas një vendosmërie [të caktuar], Ai që është në Udhë [Zoti].  Nuk do të ishte një udhëtim por një procesion gjatë rrugës.

Në qoftë se krijesa të nënshtrohet ty,

Eshtë [në të vërtetë] Realiteti Që nënshtrohet.

Dhe në qoftë se Realiteti të nënshtrohet ty,

Krijesat nuk mund ta përcjellin Atë aty.

Prandaj kupto ç’farë po themi,

Se krejt çka them është e vërtetë.

Nuk ka asnjë qenie krijuese

Por që është pajisur me fjalim [shprehje]

As nuk ka diçka të krijuar, e parë nga syri,

Por që esencialisht është Realiteti.

Në të vërtetë, Ai është I fshehur aty,

Format e Tij janë të thuash konteiner.

Dije se hyjnorja dhe shkencat e gnozës të zotëruara nga Njerëzit ndryshojnë sipas kapaciteteve të ndryshme shpirtërore, edhe pse ato të gjitha rrjedhin [në fund të fundit] nga një burim.  Zoti, Më I Larti, thotë,

Unë jam dëgjimi I tij me anë të cilit ai dëgjon, dhe shikimi I tij me anë të cilit shikon, dora e tij me anë të cilës ai merr dhe këmba e tij me anë të cilës ai ecën.” (Buhari,LXXXI:38).

Ai deklaron se Ai është, në identitetin e Tij, vetë gjymtyrët janë shërbyesi vetë, edhe pse Identiteti është Një dhe gjymtyrët janë shumë. Për çdo gjymtyrë apo organ është një lloj njohurie e veçantë shpirtërore që rrjedh nga një burim, që është I shumfishuar në respekt të shumë gjymtyrëve dhe organeve, ashtu sikur uji, edhe pse një realitet i vetëm, ndryshon në shijim sipas vendit, diku I ëmbël dhe I këndshëm, diku I kripur dhe si I njelmët. Por edhe pas gjithë kësaj mbetet ujë I pandryshuar në të gjitha rrethanat, me të gjitha ndryshimet në shijim.

Kjo urtësi është e interesuar me njohurinë që ka të bëjë me “këmbët” e referuar në atë çka Më i Larti thotë në lidhje me ushqimin shpirtërorë të dhuruar në ata që ashtu siq duhet I mbështesin shkrimet e shenjta:

[Dhe, sikur ta zbatonin Tevratin, Inxhilin dhe ajo që u zbriti atyre nga Zoti I tyre, ata me siguri se do të kishin ngrënë sipër tyre] dhe nga nën këmbët e tyre.(Kur’an V:66) 

Sepse mënyra, që është Udha e [Drejtë], është aty që të udhëtohet përpara dhe të ecet në të, që nuk mund të arrihet ndryshe veq se me këmbët.  Eshtë vetëm kjo njohuri e veçantë ezoterike që rezulton në këtë intuite të veçantë nën udhëheqjen nga Ai Që është në Udhë  përmes ballukeve me Dorën e Tij.

Dhe Ai I dëbon keqëbërësit, (Kur’an XIX:86) që e meritojnë stacionin tek te cili Ai I dëbon, me anë të erës perendimore me anë të së cilës Ai I pastron ata nga vetja e tyre [e ndarë].  Ai I dëbon I tërheq ata përpara përmes ballukeve të tyre, derisa era I shtyen ata [nga prapa] në Ferr, [shoferi] që nuk është askush tjetër pos dëshirat e tyre dhe prirjet, dhe Ferri distanca që ata e imagjinuan [të jetë në mes tyre dhe Realitetit].

Pasiqë është Ai [Zoti i tyre] Që I çonë ata tek ky vendbanim, ata [në të vërtetë] arrijnë afërsi [tek Ai], e gjithë distanca dhe nocioni I Ferrit merr fund për ta. Kështu që ata arrijnë [në realitet] bekimin e afërsisë [tek Ai] sa I përket asaj se ç’farë kanë merituar [në esencat e tyre të përjetshme], duke qenë [përjetësishtë] keqëbërës; as nuk ua plotsonë Ai atyre këtë stacion të lumturisë si një dhuratë falas, pasiqë janë ata vetë që e adaptojnë atë ashtu si realitetet e tyre esenciale I kanë merituar përjetësishtë nga veprat e tyre [të caktuara].  Në të vërtetë, duke I kryer veprat e tyre ata janë, megjithatë, në Udhën e Zotit të tyre, balluket e tyre duke qenë në dorën e Atij që është kualifikuar; ashtu që, ata nuk ecin [në Udhën e tyre] vetë, por nën detyrim derisa të arrijnë afërsinë [e tyre] [tek Ai].

Dhe ne jemi më afër tij [që po vdes] sesa ju, por ju nuk na shihni [Ne]. (Kur’an LVI:85)

Njeriu që po vdes ka shikim sepse mbulesa I është tërhequr prapa, dhe pamja e tij është mbrehtë. (Kur’an L:22) Në këtë ajet Ai nuk specifikon ndonjë lloj personi të veçantë, (për shembull) njëri që është I bekuar e jo njëri që është I mallkuar. Prapë.

Ne jemi më afër tij sesa damari I qafës së tij, (Kur’an L:16)

Ku asnjë njeri I veçantë nuk theksohet Afërsia hyjnore është thënë çartë në Zbulesën e Tij. Asnjë afërsi nuk është më afër se ajo që Identiteti I Tij duhet të jetë vetë gjymtyrët dhe zotësitë e shërbyesit, që janë shërbyesi vetë.  Sepse shërbyesi është një realitet I dëshmuar në një krijim iluzor.

Për besimtarët dhe njerëzit me vizion shpirtërorë është krijimi që mirret me hamendje dhe Realiteti që shihet dhe perceptohet, derisa në rastin e atyre që nuk janë në këto dy kategori, është Realiteti Që mirret me hamendje dhe krijimi që shihet dhe perceptohet nga shqisat. Këta të fundit janë të kripur, ujë i hidhur, derisa të parët janë të ëmbël, ujë I këndshëm, I pastër për ta pirë.

Njeriu mund të ndahet në dy grupe. Të parët udhëtojnë një udhë që e dinë, dhe ku cakun e udhës e dinë, që është Udha e tyre e Drejtë. Grupi I dytë udhëton një udhë që nuk e dinë dhe që nuk janë të vetëdijshëm për cakun, që është e gjithashtu Udhë e Drejtë. Gnostiku thërret Zotin me perceptim shpirtërorë, derisa ai që nuk është gnostic e thërret Atë në injorancë dhe I lidhur në traditë.

Një njohuri e till është speciale që rrjedhë nga

Të ultit prej më të ultëve (Kur'an XCV:5)

pasiqë këmbët janë pjesa më e ulët e personit, çka është më e ulët se ato ndodhet udha nën ta.  Ai që e din se Realiteti është udha  e din të vërtetën, sepse nuk është askush tjetër pos Tij që ti përparon dhe udhëton, pasiqë nuk ka asgjë që të njihet përveq Atij, pasiqë Ai është Qenia Vetë dhe prandajë gjithashtu udhëtari vetë. Më tutje, nuk ka asnjë Njohës përveq Atij; atëherë kush je ti? Prandajë, dije realitetin tënd të vërtetë dhe udhën tënde, sepse e vërteta të është bërë e çartë ty në gjuhën e Interpretuesit [Muhamed a.s.], në qoftë se vetëm do të kuptosh. E tij është fjala e vërtetë që askush nuk e kupton, përveqëse kuptimi i tij të jetë i vërtetë; Realiteti ka shumë lidhje dhe shumë apekte.

A nuk e keni konsideruar 'Ad, njerëzit e Hud-it a.s. se si thanë,

Kjo është një re që erdhi të bie shi mbi ne, (Kur'an XLVI:24)

Duke menduar shumë mirë për Zotin Që është prezentë në atë ç'farë robi i Tij mendon për Atë.  Por Zoti e largoi Vetë-veten nga ajo që ata thanë dhe u tha për atë që është me e kompletuar dhe e lartësuar tek afërsia. Sepse, kur e shkaktoi shiun të bie në ta i pruri shumë të mira tokës dhe maket për farën, derisa ata u kënaqen me frutat e shiut vetëm nga largë [përtej varrit];

Ai u tha atyre,  Kjo është në ç'farë kërkuat të nxitoheni, një erë në të cilën është një dënim i dhimbshëm (Kur'an XLVI:24)

Që e bën erën [rib] një tregues e asaj ç'farë është mbajtur në mënyrën e shtyerjes së afatit [raheb], meqenëse nga kjo Ai i liroi ata nga errësira e trupit të tyre, rrugët e tyre të vrazhda, dhe nga errësira [shpirtërore].  Në këtë erë ishte një edhab [dënim ose ëmbëlsi], ajo është diçka që ata do të kënaqeshin në të kur ta përjetonin atë, edhe pse u shkaktoi dhimbje kur i ndau ata nga ajo që ishte [më parë] e njohur për ta.

Ai u solli atyre dënimin [të trashëguar në esencën e tyre të përjetshme] dhe ishte më afër tyre [realitetet e tyre] se sa që ata kishin imagjinuar. E tëra ishte shkatërruar me komandën e Zotit të tij; dhe ata nuk do të shiheshin në mëngjezë, përveq vendbanimet e tyre, (Kur’an XLVI:25) ajo do të thotë, trupat e tyre në të cilët shpirtat e tyre esencialë banonin.  Me fjalë të tjera lidhja e veçantë e shpirtit me trupin mbaroi dhe trupat vazhduan të jetojnë [jetën pa shpirtë të qenies materiale] jetën e caktuar atyre nga Realiteti, ajo jetë e cila lëkura, duart, dhe këmbët e dëshmojnë, gjithashtu edhe majat e qepallave dhe kofshët. E tëra kjo është e mbajtur me Urdhërin Hyjnorë.

Zoti Më I Larti e ka përshkruar Veten si Xheloz [që asgjë nuk mund të ekziston përveq Atij], dhe është për shkak të kësaj që Ai  ndaloi tepricat (Kur’an VII:33)që do të thotë atë që ështe e manifestuar dhe e çartë. Sa për atë që nuk është e manifestuar, është [tepricë] për atë që është e çartë [në vetë-vete]. Prandaj, Ai e ndaloi tepricën [ekzistencën relative], që do të thotë, Ai e pengoi sekretin e vërtetë që të njihet, domethënë se Ai është Vetë esenca e gjërave. Ai e fsheh përmes tjetërsisë, që është ti [si jo Ai].  Tjetërsia pohon se dëgjimi [I referuar tek Hadith Kudsi] është dëgjimi I Zaidit, përderisa gnostiku [që sheh përtej tek Njëshmëria e Qenies] pohon se është Realiteti Vetë, dhe ngjashmërishtë me organet dhe gjymtyrët e tjera.  Të gjithë nuk e njohin Realitetin, disa njerëz ia kalojnë të tjerëve sipas gradave [të njohura] shpirtërore, ashtu që është e çartë kush është superior [në lidhje me këtë] dhe kush nuk është.

Dije se kur Realiteti mu shfaqë mua dhe më bëri që të dëshmojë  realitetet esenciale të apostujve të Tij [paqja qoftë me ta] dhe profetëve të njerëzimit që nga Ademi e deri tek Muhamedi [paqja dhe mëshira e Zotit qoftë me të gjithë ata] në një mbledhi në Kordova në vitin 586, asnjëri nuk mu drejtua mua përveq Hud-it, që më informoi për arsyen e këtij mbledhimi bashkarishtë. E pash atë si një njeri të shëndoshë, në një formë të bukur, i hollë në bisedë, gnostik, hapës i realiteteve. Çka më bëri ta vërtetojë këtë është ajeti,

Nuk ka asnjë gjallesë e që Ai nuk e kap për balluket e tyre [ketë nën sundim]. Vërtetë Zoti im është në Rrugë të Drejtë. (Kur'an XI:56)

Ç'farë lajmi më të mirë se ky mund të ketë për krijimin? Në të vërtetë, Zoti na përkujton nderin e Tij për ne duke e zbritur  këtë [ajet] në Kur'an. Mandej Muhamedi a.s., që e integroi të tërën, e kompleton lajmin duke na transmetuar neve me Sunnet (Hadith) në të cilin thuhet se Realiteti [esencialishtë] është:

dëgjimi [i robit, gnostikut], shikimi, dora, këmba dhe gjuha, në faktë të gjitha shqisat. (Buhari, LXXXI:38)

Më tutje, edhe pse pjesët shpirtërore  janë më afër sesa shqisat [e jashtme], Ai pëlqeu Vetë-veten me atë që ishte më largë por e njohur, në vend të asaj që ishte më afër por e panjohur. 

Zoti interpreton si lajmërim për ne fjalët e Profetit Hud a.s. tek populli i tij, dhe Apostulli i Zotit i interpreton për ne fjalët e Zotit  [me Sunnet].

Kështu që, njohuria është perfeksionuar në zemrat e atyre që u është lejuar njohuria,

...dhe askush nuk i refuzon shenjat Tona përveq atyre që fshehin [kafiruna].(Kur'an, XXIX:47)

Se këta janë ata që nga lakmia, konkurrenca, dhe padrejtsia do ti fshehin ato [shenjat e Zotit], edhe pse ata vetë kanë njohuri për to, . Sa për pjesën tonë, saherë që Zoti na ka shfaqur apo informuar ne [përmes Sunnetit të Shenjtë] sa i përket Vetë-vetes, qoftë se ai pohon transcedencën e Tij apo krahasimin, ne gjithmonë e shohim në terme të kufizimit.

Kufizimi i parë [ku Ai e kushtëzon Veten] është

"Reja e Errët që nuk kishte ajër as mbi e as nën të." (Hanbal, IV:11, 12).

Realiteti ishte në të para se Ai e krijoi krijimin e Tij. Mandej Ai thotë,

Ai e vendosi Vetë-Veten në Arsh (Kur'an, VII:54)

...që gjithashtu prezenton Vetë-kufizim.  Mandej Ai thotë se

Ai zbriti tek parajsa e ulët gjithashtu kufizim.  Ai më tutje thotë,

...Ai është në Qiell dhe në Tokë...(Kur'an, 43:84)

dhe se

...Ai është me ne kudo që ne jemi ... (Kur'an, 58:7)

dhe më në fund thotë se Ai është, në esencë, ne. (Buhari, LXXXI:38) 

Ne jemi qenie të kufizuara, prandaj Ai gjithnjë e përshkruan Veten (shprehet) duke përdorur mënyra që prezentojnë kufizim në Veten e Tij.  (Në mënyrë që ne ta kuptojmë) Edhe ajeti

Nuk ka asnjë sikur Ai (Kur'an, XLII:11)

përmbanë kufizim në qoftë se e vlerësojmë kaf-in thjeshtë vetëm si shprehje, pasiqë njëri që krahasohet nga ajo që është e kufizuar është vetë i kufizuar sepse ai nuk është ai send; ti refuzosh të gjitha [mundësitë] e kufizimit është në vetë-vete kufizim, qenia Absolute [në njëfarë kuptimi] e kufizuar nga Absoluteti i Vetë-Vetes.

Në qoftë se e vlerësojmë kaf-in si kualifikim sekondarë, ne e kufizojmë Atë.  Në qoftë se e marrim ajetin

Nuk ka asnjë sikur Ai (Kur'an, XLII:11)

duke refuzuar ngjashmërinë, ne e kemi kuptuar kuptimin e vërtetë dhe domethënien që është synuar, se Ai esencialishtë është e tëra. Sendet e krijuara janë të kufizuara, edhe pse kufizimet e tyre janë të ndryshme. Kështu që, Ai është i kufizuar me kufizimin e çdo sendi të kufizuar, secili kufizim që është kufizim i Realitetit.  Ai depërton/përshkonë të gjitha qeniet që quhen të krijuara dhe të prejardhura, dhe po të mos ishte kështu,  ekzistenca [relative] nuk do të kishte asnjë kuptim.

Ai është Qenia Vetë, Esenca e Qenies,  Ai është Ruajtësi i të gjithëve (Kur'an, XI:57)  përmes Esencës së Tij, dhe kjo ruajtje nuk E Lodhë Atë (Kur'an, II:255).

Duke i ruajtur të gjitha sendet, Ai e ruan Formën e Tij, veq në qoftë se merrë ndonjë Formë tjetër që nuk është e Tij, gjë që është e pamundur Ai ështëvështruesi në vështruesin dhe i vështruari në vështruesin; Kozmosi është Forma e Tij dhe Ai është Shpirti sundues i Kozmosit, gjë që është Njeriu Madhështorë [Makrokozmosi].

Ai është e tëra që Bëhet dhe Ai është që përmes

Bërjes së Tij bëhem unë, prandajë them Ai ushqehet

Në qenien time, kështu që jemi të modeluar në Imazhin e Tij. (Buhari, LXXIX:1)

Gjithashtu, nga një aspektë i vecantë,  kërkoj strehim tek Ai nga Ai.

Ishte për shkak të pëlcitjes nga plotshmëria [e realiteteve esenciale në Esencën e padiferencuar] që Ai fryu përpara [Fjalën primordiale/origjinale kun]. Ai e lidhë Frymën me të Mëshirshmin, sepse për shkak të kësaj (lidhje) Ai e bëri mëshirën [të ngritur] të jetë në dispozicion të kërkesave të Modeleve hyjnore për krijimin e formave të Kozmosit, që janë Realiteti i manifestuar, duke qenë Ai i Manifestuar.  Ai gjithashtu është Esenca e brendshme, që është githashtu i Padukuri.   Ai është i Pari, pasiqë Ai ishte kur ata nuk ishin, dhe gjithashtu i Fundit, pasiqë në manifestimin e tyre Ai është Esenca e tyre; I Fundit është i manifestuar dhe i Pari është i Padukuri.  Kështu që,

Ai i dinë të gjitha gjërat (Kur'an, VI:101) sikur kur e njeh Vetë-veten.

Meqenëse Ai i krijoi format në Frymë, dhe ato u manifestuan në fushën e lidhjeve/relacioneve, të quajtura Emra, lidhja hyjnore me kozmosin u themelua, ku të gjitha qeniet derivojnë/rrjedhin nga Ai.

Ai thotë, "Këtë ditë ua kam zvogluar marrëdhëniet e juaja dhe e kam ngritur lidhjen Time," që do të thotë se ua kam hequr marrëdhënien tuaj me vetë-veten dhe ju kam kthyer tek marrëdhënia [e drejtë] me Mua.

Cilët janë të drejtit?  Janë ata që marrin Zotin si mbrojtësin e tyre, Ai duke qenë forma e manifestuar, ashtu sikur është realiteti i brendshëm i formave të tyre të manifestuara.  Një i tillë është më i fuqishmi, më i forti prej njerëzve në sytë e të gjithë njerëzve.  I drejtë është gjithashtu ai që e bën vetë-veten mbrojtje për Zotin, duke qenë forma e Tij, pasiqë Identiteti i Zotit është, në esencë,  aftësitë e robit.  Ai e bën atë që është emëruar shërbyes mbrojtës për atë që quhet Realitet, megjithëse e percepton [të vërtetën, kryesishtë se të dyja janë një], ashtu që njohësi çartë dallohet nga injoranti.

Thuaj:  A janë ata që dinë të njëjtë sikur ata që nuk dinë, vetëm ata me intuitë të vërtetë reflektojnë, (Kur,an, XXXIX:9)

Që do të thotë, ata që shikojnë në realitetin e brendshëm të një sendi, që është objekti realë i njohurisë në lidhje me atë send.  Se njëri që është i pakujdesshëm nuk është më i lartësuar se njëri që është i kujdesshëm, e as njëri i paguar nuk mund të krahasohet me shërbyesin/robin.  Atëherë, në qoftë se Zoti është mbrojtësi për shërbyesin, nga një aspekt, dhe shërbyes për Zotin nga një aspekt tjetër, mund të thuash për Qenien ç'farë të duash; ose se është krijimi ose se është Realiteti, ose se është njëkohësisht krijimi dhe Realiteti.  Gjithashtu mund të thuhet se nuk është as krijimi e as Realiteti, derisa njëri detyrohet të pranojë sa e ndërlikuar është kjo çështje, sepse me caktimin e gradave vështirësitë paraqiten. Por për shkak [të parimit] të kufizimit [për ta definuar Realitetin], apostujt nuk do të na kishin mësuar se Realiteti e transformon Vetë-veten në format kozmike e as nuk do ta kishin përshkruar Atë [njëkohësisht]  se e shkëput Vetë-veten nga të gjitha format.

Syri nuk percepton asgjë pos Tij

Vetëm Ai është i caktuar [nga Vetë-vetja].

Ne jemi të Tij, përmes Tij ne ekzistojmë dhe përmes Tij ne sundohemi,

Dhe ne jemi në Prezencën e Tij gjithnjë, në të gjitha gjendjet.

Për këtë shkakë [kufizimit të pashmangshëm me definicion] Ai është edhe i refuzuar edhe i njohur, i quajtur i pakrahasueshëm dhe i krahasueshëm.  Ai që e sheh Realitetin nga këndvështrimi i Tij, në Të, por me veten e tij si shikuesi, nuk është gnostik. Ai që nuk e sheh Realitetin në këtë mënyrë, por pretë që ta sheh Atë përmes vetë-vetes, është injorant.

Në përgjithësi, shumica e njerëzve kanë, në mënyrë të pashmangshme, një koncept individualë [besim] për Zotin e tyre, në të cilin (koncept) besojnë tek Ai dhe në të cilin (koncept) ata e kërkojnë Atë.  Për sa kohë që Realiteti u shfaqet atyre sipas konceptit të tyre ata e njohin Atë dhe e pranojnë Atë, kurse po tu shfaqet në ndonjë formë tjetër, ata e refuzojnë Atë, ikin nga Ai dhe e trajtojnë Atë në mënyrë të pahijshme, derisa njëkohësishtë imagjinojnë se sjelljet e tyre ndaj Tij janë të drejta.  Njëri që beson [në mënyrën e zakonshme] beson vetëm në Hyjnorën që ai e ka krijuar në vetë-vete, pasiqë hyjnorja në "besime" është një konstruktim [mental].  Ata shohin [në atë që besojnë] vetëm vetë-veten [si qenie relative] dhe konstruksionet e tyre brenda në vetë-vete.

Konsideroje këtë çështje, sepse, ashtu si njerëzit e njohin Zotin [në këtë botë], ashtu do ta shohin Atë në Ditën e Ringjalljes, arsyeja për të cilën unë ju informova.  Prandaj, vë re (ke kujdes), se po qe se e kufizon vetë-veten tek ndonjë doktrinë e veçantë  [sa i përket Realitetit] dhe ashtu që të refuzosh çdo doktrinë tjetër [që në mënyrë të barabartë e reflekton Atë], do të humbësh shumë të mira, në të vërtetë ti do të humbësh njohurinë e vërtetë se çka është [Realiteti].  Prandaj, bëhu plotësishtë dhe tërësishtë perceptues i të gjitha formave doktrinore, se Zoti, Më i Larti, është Githë-përfshirës dhe tepër Madhështor që të kufizohet  në një doktrinë më mirë se në një tjetër, sepse Ai ka thënë,

Ngado që të kthehesh, është fytyra e Zotit, (Kur'an, II:115)

pa e theksuar ndonjë drejtim të veçantë. Ai deklaron se është fytyra e Zotit, fytyra e sendit të qenurit e realitetit.

Me anë të kësaj Ai [synon] ti mbajë në gjendje gadishmërie [shpirtërishtë] Zemrat e gnostikëve, në qoftë se sendet kalimtare të kësaj bote i habisin ata nga reflektimi [konstant] në këtë [të vërtetë];  sepse asnjë shërbyes nuk e din në cilën frymëmarrje do të mirret [nga kjo jetë], dhe mund të ndodhë që ai mund të mirret në një moment kur është i pavëmendshëm, ashtu që ai nuk do të jetë i barabartë [në botën e përtejme] me njërin që është marrë në momentin kur ka qenë prezentë/i vëmendshëm. Shërbyesi perfektë, edhe pse ka njohuri për këtë [të vërtetë sa i përket gjithëprezencës së Zotit], megjithatë e mbanë veten, në formën e tij të jashtme dhe të kufizuar, në lutje [konstante], fytyra e tij e kthyer nga Xhamia e Shenjtë, duke besuar se Zoti është në atë drejtim kur ai falet; Xhamia e Shenjtë është, në të vërtetë, reprezentuese e aspektit të Realitetit, sikur në ajetin,

Ngado që të kthehesh, është fytyra e Zotit, (Kur'an, II:115)

dhe [kur i drejtohesh] njëri është ball për ball me Zotin në të. Megjithatë mos i thuaj vetë-vetes se Ai është vetëm në atë drejtim, por më mirë mbajë të dy aspektet, qëndrimin tënd [të veçantë] [të adhurimit] kur i drejtohesh Xhamisë së Shenjtë dhe qëndrimin tënd [më universal] [të njohurisë] për pamundësinë që një vend ta nxe fytyrën e Tij në atë drejtim të veçantë, që është vetëm njëra nga shumë pikat tek e cila njerëzit drejtohen.

Zoti na e ka bërë të çartë se Ai është në çdo drejtim që njëri kthehet, ku secili (drejtim) prezenton perspektivën e një doktrine të veçantë sa i përket Atij. Të gjithë janë [në njëfarë kuptimi] drejtë [në mënyrën e tyre]; çdonjëri që është drejtë e merr shpërblimin e tij, çdonjëri që e merr shpërblimin e Tij është i bekuar, dheçdonjëri që është i bekuar është mirë i kënaqshëm [për Zotin e tij], edhe pse ai mund të dënohet për një kohë në Vendbanimin Finalë.  Se [edhe] njerëzit e Providencës (apo njerëzit e mirë) janë të sëmurë dhe vuajnë nga dhimbjet në këtë botë, megjithëse i njohim ata të jenë të bekuar në mes të Njerëzve të Zotit.  Kështu që, ka nga ata shërbyes të Zotit që u është shkaktuar vuajtje në botën e përtejme në vendin e quajtur Ferr/Xhehnem. Megjithatë, ata që posedojnë njohuri dhe kanë intuitë shpirtërore në atë çka me të vërtetë është, nuk e mohojnë se ata do të gëzohen me kënaqësit e tyre në atë vend, qoftë me lirim nga dhimbja prej të cilës vuajnë, që do të jetë kënaqësia e tyre,  ose [ndoshta] një kënaqësi e veçantë e ngjashme me atë të që e gëzojnë njerëzit e Parajsës/Xhennetit; por Zoti e din më së miri.


Shejh el-ekber Ibn Arabi  (Allahu e Mëshiroftë)
Vepra:
 "Fusus el-Hikam"

“Urtësia e Unitetit në Fjalët e Hudit

kontakto@udhaezemres.com

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved