Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Urtësia e Dominimit në fjalët e Zekerijas a.s

Ta dish se Mëshira e Zotit përfshinë secilin send ekzistencial dhe secilin send në principë, dhe se Zemërimi i Zotit ekziston vetëm për arsye të Mëshirës së Zotit në të.

Shiko mirë se si vepron,
Sepse ajo është vlera juaj.
Puna e vërtetë nuk është as agjërim
E as lutje.

Ansari r.a.

Mëshira e Tij parakalon Zemërimin e Tij” (Muslim, Buhari),

Që do të thotë se Mëshira i është atribuar Atij para Zemërimit. Pasiqë çdo (e fshehur) esencë ka një ekzistencë që e kërkon nga Zoti, Mëshira e Tij duhet të përqafojë çdo esencë, sepse Mëshira me anë të së cilës Ai është i Mëshirshëm e pranon dëshirën e esencës për të ekzistuar dhe prandaj e krijon atë. Prandaj ne themi se Mëshira e Tij përfshinë çdo send, qoftë ekzistencial apo në principë. Emrat hyjnorë janë “sende” dhe burojnë nga një esencë./p>

Objekti i parë i Mëshirës gjithë-përfshirëse të Zotit është vetë sendi i asaj esence që e krijon Mëshirën përmes Mëshirës. Prandaj objekti i parë përfshirës i Mëshirës është vet-vetja, mandej sendi i referuar, dhe mandej sendi i çdo qenie të krijuar, deri në infinitë, pa marrë parasysh a është në këtë botë apo botën e ardhshme, aksident apo substancor, kompleks apo i thjeshtë, pa ndonjë konsiderim për ndonjë qëllim apo përshtatje, pasi që Mëshira Hyjnore përqafon ekzistencialisht të përshtatshmit dhe të papërshtatshmit.

….Vetëm ajo që është jo-ekzistuese ushtron influencë, dhe jo ajo ajo që është ekzistuse.  Në qoftë se kjo e fundit ushtron ndonjë influencë, bëhet vetëm me autoritetin e asaj që është jo-ekzistuese.  Kjo njohuri është e çuditshme dhe kjo pyetje [e konsideruar këtu] shumë rrallë diskutohet.  Vetëm njerëzit me imagjinatë mund ta kuptojnë atë përmes ndjeshmërisë shpirtërore që ata posedojnë, përderisa atyre që u mungon imagjinata janë shumë largë nga një kuptim i tillë.

Mëshira e Zotit lundron në të gjitha qeniet e krijuara,

Kalon përmes vetes dhe esencës.

Grada e Mëshirës është esencë e atyre që perceptojnë (drejpërdrejtë)

Qesharake tek ata me mendje të mbyllura.

Cdo gjë e përcaktuar nga Mëshira është me fatë; megjithatë nuk ka asgjë që nuk është përcaktuar. Në përcaktimin e gjërave, Mëshira i krijon ato, duke qenë kështu çdo send i krijuar objekt i Mëshirës. O shokë, mos u zhgënje dhe mandej të mos kuptosh se ç’farë po themi duke pasur parasysh çka ti vëren tek njerëzit e brengosur apo çka ti mund të besosh sa i përket vuajtjeve në Botën e Përtejme që përgjithmonë i brengosë të dënuarit.

Ta dish se Mëshira është e qenësishme në çdo gjë të krijuar, kështu që, nga mëshira që i është dhuruar dhimbjes, dhimbja është krijuar (e sjellur në ekzistence). Mëshira është efekive në dy mënyra: e para, efektet e saja nga esenca, që do të thotë, dërgimi në ekzistencë të çdo esence të krijuar pa konsideratë për qëllim apo mungesë të qëllimit, e përshtatshme apo jo, duke vënë në konsideratë vetëm esencën e çdo sendi të krijuar ashtu siq është para se të sillet në ekzistencë. Në të vërtetë, qëndron në gjendjen e fshehur, që të sheh “zotin e krijuar në besim” sikur njërin nga shumë potencialet e fshehura në të cilat dhuron mëshirë duke i sjellur në ekzistencë. Prandaj ne themi se, pas Vetë Mëshirës, “zoti i krijuar në besim” është marrësi i parë i Mëshirës, që ka të bëjë me krijimin e të gjitha qenieve krijuese. E dyta, efekti i tij është me peticion, pasi që ata me perde, në besimin e tyre, i luten Zotit të ketë mëshirë në ta, përderisa ata të cilët janë me të vërtetë të inspiruar luten që Mëshira e Zotit të mbetet me ta. Ata luten në emër të Zotit, duke thënë, “O Zot ke mëshirë në ne!” (K.23:109) edhe pse është vetëm ajo Mëshirë që ka mbetur me ta që është mëshira në ta.

Mëshira ka në një fuqi përcaktuese, që në të vërtetë i takon vetëm realitetit i cili paramendohet të jetë i qenësishme në një situatë, ashtu që, të jetë në realitet, i Mëshirshmi [agjenti], pasiqë Zoti ka mëshirë në shërbyesit e Tij të dëshiruar vetëm me anë të Mëshirës. Kur tu vie atyre, ata e përjetojnë kontrollin e tij në një mënyrë të menjëhershme. Atë të cilin e kujton Mëshira, ka mëshirë në të.  Pjesëza aktive për të dyja është rrahim dhe rrahim.

Vetë fuqia përcaktuese nuk mund të mendohet si krijim, pasiqë është diçka që konceptet [shpirtërore] [të Emrit dhe atributeve] në esencë e bëjnë të detyrueshme. Në të vërtetë, gradat (e Emrave dhe atributeve) nuk mund të thuhet se janë ekzistente apo jo-ekzistente. Me fjalë të tjera ato thjeshtë janë vetëm marrëdhënie, që nuk kanë një ekzistencë të vërtetë. As nuk mund të konsiderohen si jo-ekzistente në respektë të fuqisë përcaktuese, duke parë se në atë që njohuria banon quhet njohësi, që është një gradë. Prandaj njohësi është një realitet esencialë i atribuar me njohuri. Nuk është ajo esencë vetë, as ajo njohuri vetë, duke ekzistuar në të vërtetë atje vetëm njohuria dhe ajo esencë në të cilën njohuria banon. Të qenurit njohës është një rang i asajë esence të sjellur duke qenë i atribuar me këtë koncept [të njohurisë]. Ky atributim i njohurisë i ndodhë atij, që të quhet njohës. Prandajë Mëshira në realitet është një atributim i të Mëshirshmit që e bën të nevojshme kontrollin, duke qenë në të vërtetë Ai që është i mëshirshëm. Ai që e shkakton të ekzistojë në marrësin e Mëshirës nuk e sjellë në ekzistencë që të ketë mëshirë në marrësin përmes saj, por vetëm të ketë mëshirë përmes saj në atë që banon brenda në të. Zoti nuk është një vend për fenomene, e as vend për të sjellur mëshirën në ekzistencë. Ai është i Mëshirshmi, dhe i Mëshirshëm është vetëm në atë mënyrë që banon Mëshira brenda në të. Prandaj vërtetohet se Ai është mu Mëshira Vetë.

Ka prej tyre që nuk posedojnë intuitë apo arritje në këtë çështje që nuk guxojnë të thonë as që Ai është Mëshira Vetë ose që Ai është atributi vetë, por thonë se Ai nuk është realiteti [esenca] i atributit apo i asnjë sendi tjetër, pasiqë në mendjen e tyre atributet e Zotit nuk janë Ai, po as tjetër nga Ai. Kjo ndodhë sepse ata as nuk mund ti refuzojnë ato e as ti bëjnë të njëjta si Ai. Ata prandaj i kthehen kësaj shprehje, që në të vërtetë është mjaftë e mirë, megjithëse disa të tjerë do të kishin qenë më afër cakut dhe më pak të dykuptueshëm, tek efekti se atributet nuk kanë realitet esencialë përveqse ato të Atij tek të Cilit ato janë atribuar. Ato janë gati si marrëdhënie dhe veshje që lidhen me Atë tek të Cilit i janë ngjitur me esencat e tyre të kuptueshme.

Edhe pse Mëshira është universale, është, në relacion të çdo Emri Hyjnorë, e ndryshme, në atë mënyrë që Zotit i bëhet lutje për Mëshirë nga secili prej Emrave të Tij. Prandajë, është Mëshira e Zotit, sikur në fjalët Mëshira Ime (k.7:156) që është gjithë-përfshirëse, dhe degëzimet e saj janë aq sa vetë Emrat Hyjnorë. Nuk është universale [por e veçantë] në relacion të një emri të veçantë Hyjnorë, sikur njëri që mund të thotë, “O Zot, ke mëshirë në mua.” Ashtu është rasti edhe me emrat e tjerë Hyjnorë, saqë edhe në rastin e emrit Hyjnorë Hakmarrësi, ai që kërkon hakmarrje mund të thotë, “O Ti që je Hakmarrës, ke mëshirë në mua.” Kjo ndodhë për shkak se Emrat na drejtojnë tek Esenca që është e emëruar, përderisa drejtohet, tek realitetet e tyre [të veçanta], tek idetë e ndryshme që ata mbajnë. Kështu që të gjithë mund të kërkojnë Mëshirë në atë që ata i drejtohen Esencës të emëruar nga secili Emër dhe asnjë tjetër, por jo në kuptimin që është i ndryshëm dhe i dalluar nga Emrat e tjerë. Në të vërtetë nuk është i dalluar nga të tjerët pasiqë, për lutësin, është një referencë tek Esenca, e dalluar nga të tjerët vetëm nga esenca e tij, domethënia që i është dhënë nga përdoruesi që prezenton një realitet tjetër në vetë-vete nga të tjerët, edhe pse të gjithë ata janë përdorur ta paraqesin atë që quhet Esencë. Nuk ka dyshim që secili Emër ka një autoritet të vetin që të konsiderohet, ashtu sikur konsiderimi i ipet faktit që gjithashtu i drejtohet te emëruarit Esencë.

Në lidhje me këtë Ebu’l-Kasim b. Kisi tha se çdo Emër, edhe pse unikë, është i emëruar nga të gjithë Emrat e tjerë, ashtu që kur njëri e preferon një Emër, ai e kualifikon atë nga të gjithë Emrat, pamarrë parasysh sa shumë janë, apo sa të ndryshëm janë realitetet e tyre. 

Mëshira mund të mirret në dy mënyra:

1. Përmes obligimit, ashtu si në të thënën e Tij,

Do  ta caktoj [mëshirën] për ata që kanë frikë Zotin dhe që e japin zeqatin (Kur’an 7:156)  së bashku me kualitetet intelektuale dhe praktikore që Ai atribuon atyre.

2. Dhe Me Hir hyjnorë, që është ndryshe nga ç’fardo veprim [i njeriut], sikur në të thënën e Tij,

Mëshira Ime përfshinë secilin send (Kur’an 7:156)  ashtu që

Ai të falë prej mëkateve të mëparshme dhe prej atyre të mëvonshme (Kuran 48:2)  dhe,

“Bë ç’farë të duash, Unë të kam falur” (Hanbal, 2-492)

Prandaj mëso!

Ibn Arabiu r.a.

Fusus el-Hikam  Urtësia e Dominimit në Fjalët e Zekerias as

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved