Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Urtësia e Dritës në Fjalët e Jusufit a.s.

 "Lavdia qoftë e Tij që nuk është i treguar nga askush tjetër përveq Vetës së Tij, dhe prej nga, Krijimi i Tij nuk është themeluar nga asgjë tjetër përveq vet Esencës se Tij! Në botën e krijuar ekziston vetëm ajo që Uniteti (ehedija) paraqet, përderisa në Imagjinatë ekziston vetëm ajo që shumëllojshmëria paraqet.

  1. Kushdo që mbetet me shumëllojshmërine mbetet me krijimin, me Emrat Hyjnore, dhe emrat e botës.

  2. Kushdo që mbetet me Unitetin mbetet me Zotin të Vërtetin me vyrtytin e Esencës së Tij, që është i pavarur nga universat.

Të jesh i pavarur nga universat është e njëjtë si të jesh i pavarur nga marrëdhëniet e Emrave, pasiqë Emrat, përderisa paraqesin Esencën e Tij, gjithashtu paraqesin gjërat që janë të emëruara, dhe efektet e tyre e vërtetojnë këtë.

O Zot, mos më ushqe me dashuri
por me dëshirë për dashuri.

Ibn Arabiu r.a.

(shpjegimin detal i kapitullit (sures) el-ikhlas, Kur’an CXII)

Thuaj: Ai, Zoti është Unik, Një (Ehad)’ – sa i përket realitetit të Tij esenciale (ayn):

Allahu është mbështetja dhe Strehimi Universal (Samed)’ – sa i përket asaj se ne jemi të varur nga Ai plotësisht.

Ai nuk lind kë’ – sa i përket identitetit të Tij Individual dhe neve.

As nuk është i lindur’ - për të njëjtën arsye

Dhe nuk ka asnjë sikur Ai’ sa i përket identitetit të Tij Individual dhe neve.

Ky është përshkrimi i Tij i Vet-Vetës se Tij: Ai e izolon Esencën e Tij në të thënën: ‘Zoti është Unik,” dhe shumëllojshmëria manifestohet nëpërmjet atributeve të shumta të Tij, që janë të njohura nga ne.

Ne jemi ata që lindim dhe që kemi lindur, dhe ne jemi ata që jemi të varur nga Ai, dhe ne jemi ata që perngjajmë njeri me tjetrin. Por Ky që është Një (Wahid) transcendon nga këto karakteristika, sepse Ai është i pavarur nga ato sikurse që është i pavarur nga ne.

Në të vërtetë, Për Zotin të Realshmin (Realiteti) nuk ka përshkrim [të vërtetë] më të mirë se në këtë kapitull (sure), el-Ikhlas, që është zbuluar mu për këtë arsye.

Uniteti i Zotit në respekt të Emrave Hyjnore që na ben ekzistencen tonë të domosdoshme, është Njëshmëria e shumëllojshmërise, ndërkoh që Uniteti i Zotit në respekt pavarsisë nga ne dhe nga Emrat është Njëshmëria e Esencës. Tek të dyja këto është aplikuar Emri ‘Ai që është Unik’. Prandaj dije këtë!”

Zoti I krijoi hijet e gjunjëzuara tek e djathta dhe e majta vetëm si ide për ty që ta njohësh veten dhe Atë, që ta dish se kush je, marrëdhënia jote me Atë, dhe e Atij me ty, ashtu që ta kuptosh si apo përmes cilës së vërtetë hyjnore e tëra që është tjetër nga Zoti është përshkruar se është komplet apo tërësishtë e varur nga Ai, që është [gjithashtu] reciprokishtë e varur nga brenda. Gjithashtu që ta dish se si dhe nga e cila e vërtetë Zoti është përshkruar si tërësishtë I pavarur nga njerëzit dhe nga të gjitha botërat, dhe se si Kozmosi është përshkruar edhe se si është reciprokishtë I pavarur për sa I përket pjesëve të tij por edhe reciprokishtë I varur.

Pa asnjë dyshim, Kozmosi fundamentalishtë është I varur nga shkaqet, më e madhja prej të cilave e gëzon shkakësin e Realitetit. Shkakësia hyjnore nga e cila Kozmosi varet janë Emrat Hyjnorë, që janë secili Emër në të cilin Kozmosi varet, si në [Emri I Manifestuar] kozmos apo në Esencën hyjnore. Cilado që të jetë, është [esencialishtë] Zoti, asnjë tjetër. Prandaj, Ai thotë,

O Njerëz, nevoja juaj për Zotin është totale, derisa Ai është I Pavarur, I Lavdëruar. (Kur’an, XXXV:15)

Përveq kësaj dihet mirë se ne gjithashtu jemi (reciprokishtë) të varur nga njëri tjetri. Prandaj, emrat tonë [të vërtetë] janë Emrat e Zotit, pasiqë e tëra varet nga Ai. Njëkohësishtë vetet tona esenciale janë hija e Tij. Ai njëkohësishtë është edhe nuk është identiteti jonë. Ne e kemi shtruar udhën për ju, prandaj konsideroje!

Urtësia e Dritës në Fjalët e Jusufit as

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved