Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Vdekja e Profetit Muhamed (Paqja dhe Mëshira e Zotit qofshin me të)

Vdekja e Muhamedit as

Tha ibn Abd Allah e tha shkrimin në vijim nga babai i tij:

‘Kur ndihmuesit e panë që të dërguarit të Zotit a.s. dhimbja po i shtohej cdo herë e më shumë atëherë ata e rrethuan Xhaminë. El-Abas r.a. hyri brenda tek Profeti a.s. dhe i tha për pozitën dhe solidaritetin e tyre. Mandej el-Fedl hyri, dhe e përshëndeti në të njëjtën mënyrë, dhe Aliu r.a. e bëri të njëjtën. Ai e zgjati dorën dhe tha, “Ja,” dhe ata e prekën. “Cka thoni ju?” ai pyeti, dhe ata iu përgjigjen, “Kemi frikë se do të vdesësh.” Dhe gratë e tyre filluan të qanin afër të afërmve të tyre që ishin mbledhur rreth Profetit a.s.

‘Atëherë i dërguari i Zotit a.s. u ngrit, dhe doli jashtë duke u mbajtur në Alinë r.a. dhe el-Fedl, me el-Abasin përpara. Kokën e kishte të lidhur, dhe këmbët e tij shkonin zhag për toke, kur mbërriu tek katedra u ulë në shkallën më të ulët. Njerëzit u afruan përreth tij.

‘Ai e përshëndeti dhe e lavdëroi Zotin, dhe mandej tha, “O njerëz! Kam dëgjuar se keni frikë se mos po vdes, duket sikur e konsideroni vdekjen të jetë dicka e urryer. Cka është që nuk ju pëlqen në vdekjen e Profetit tuaj? A veq nuk ju është dhënë lajmërimi i vdekjes sime; a veq nuk ju është dhënë lajmërimi i vdekjes suaj? A është bërë ndonjë profet para meje imortal që edhe mua të më lejohet një jetë e përjetshme? Jo, Unë do të shkoj ti bashkohem Zotit tim, sikurse edhe ju do të bëni. Ju këshillojë që të veproni me butësi ndaj Emigrantëve të Parë, dhe tek ata këshilloj favorizim të njëjtë, se me të vërtetë Zoti (i Madh dhe i Lavdëruar është Ai!) ka thënë: ‘Gjer në Mbasdite! Me të vërtetë njeriu është në humbje. Përveq atyre që kan besim…

‘“Unë po u paraprijë juve, por ju do të bashkoheni me mua. Takimi ynë është tek Pellgu, Pellgu im i të cilit gjerësia ia kalon distancës që është në mes të Bostrës së Sirisë dhe Sana e Jemenit. Në atë nga vendi i el-Kevther (emri i lumit në xhenet) derdhet ujë që është më i bardhë se qumështi, më i butë se shkumba, dhe më i ëmbël se mjalta; kushdo që pin nga ai ujë kurr nuk do të ketë etje prapë. Margaritarë janë guralecët e tij; misk është shtrati i tij. Kujtëdo që i mirret ajo nesër tek Vendi i Qëndrimit (Dita e Gjykimit) i mirret cdo e mirë. Prandajë, lere atë që ka dëshirë që të më takojë atje nesër ta frenojë gjuhën dhe dorën e tij nga cdo gjë përveq çka është e nevojshme.”

Ibn Masud (Zot qoftë i kënaqur me të) tregoi si Profeti (Zoti e bekoftë dhe i dhuroftë paqe) i tha Ebu Bakrit r.a. ‘Pyetëm ç’farë ke ndërmend o Ebu Bakër!’ ‘O i dërguari i Zotit!’ ia ktheu ai. ‘Koha është afruar!’ ‘Koha është afruar’, i tha ai, ‘dhe gati ka ardhur.’ ‘Cka është me Zotin me siguri se do të gëzon ty, O Profeti i Zotit,’ tha ai. ‘Por kisha dashur ta dija po të jetë e mundur vendin e kthimit tonë!’ Dhe ai i tha, ‘Tek Zoti, dhe tek Pema Loti i Kufirit, mandej Kopshtin e Strehimit, Parajsën më të Lartë, Cmimin më të Lartë, Shoqërinë më të Lartë, fatë të mirë dhe një jetë të lumtur.’ ‘O Profeti i Zotit!’ tha ai. ‘Kush të të pastrojë ty?’ Njerëzit nga më të afërmit të familjes time,’ ia ktheu ai. ‘Cka të veshim?’ pyeti ai. ‘Në këto rroba të mijat, dhe një mbulesë të Jemenit, dhe një mbulesë të bardhë.’ Ia ktheu ai. ‘Si do të lutemi mbi ty?’pyeti ai. Dhe ne qamë, dhe ai qau me ne, dhe tha, ‘Ngadalë tani! Zoti ua faltë, dhe u shpërbleftë për hir të Profetit tuaj. Kur të më lani dhe të më veshni, më shtrini në shtratin tim në shtëpinë time këtu nga ana e varrit tim, mandej largohuni nga unë për një orë, se i pari që do të lutet për mua është Zoti (i Madhë dhe i Lavdëruar është Ai!): Ai është që ju bekon, dhe engjujt e Tij. (Kur’an 33-43).

‘Mandej Ai do tu jap engjujve lejën që të luten për mua. i pari prej krijesave të Zotit që do të hyj dhe të lutet për mua do të jetë Xhebraili, mandej Mikaili, Israfili, dhe engjulli i vdekjes (Azraili), së bashku me një turmë të madhe; mandej të gjithë engjujt e tjerë, Zoti i bekoftë të gjithë.

Mandej hyni ju: hyni në grupe dhe lutuni për mua në grupe, një grup veq a veq, dhe ofroni përshëndetjet tuaja. Mos më lëndoni me shumë lavdërime, apo tëbërtitni apo qani me zë. Le të fillon udhëheqësi i lutjes [imam], mandej njerëzit e Shtëpisë sime, të jenë më së afërmi, mandej turmat e grave dhe fëmijëve.’

Kush të të lëshojë në varrë?’pyeti ai, dhe ai ia ktheu, ‘Grupet e njerëzve nga Shtëpia ime, të parët më së afërmi, me shumë engjuj, të cilët ju nuk mund ti shihni por të cilët ju shohin juve. Ngritu, dhe vepro për mua drejt atyre që do të vinë pas meje’. (el-Bezar, el Musnad. Hejthemi, Majma, IX. 25)

Dhe Aisha tha (Zoti qoftë i kënaqur me të) Kur dita e vdekjes e të dërguarit të Zotit erdhi (Zoti e bekoftë dhe i dhuroftë paqe), njerëzit panë një përmirsim në të që nga fillimi i ditës, prandaj u larguan nga ai tek shtëpitë dhe punët e tyre të gëzuar, dhe e lanë atë me gratë. Derisa ishim aty së bashku ndjemë një gjendje të shpresës dhe gëzimit të tillë që kurr më parë se kishim përjetuar. Dhe mandej Profeti a.s. i Zotit tha, “Dilni jashtë, largohuni nga unë; ky Engjull kërkonë leje për të hyrë”. Kur kjo ndodhi, të gjitha përveq meje u larguan nga shtëpia. Kokën e kishte në prehërin tim, por tash u ulë dhe unë u tërhoqa tek një qosh i dhomës. Ai foli me Engjullin një kohë të gjatë, dhe mandej më thirri dhe e ktheu kokën në prehërin tim, dhe i lejoi gratë të hynë.  Nuk e ndjeva se ai ishte Xhebraili, paqja qoftë me të,” unë i thashë. “Me të vërtetë, Aisha,” ma ktheu.Ai ishte Engjulli i Vdekjes, që erdhi tek unë dhe tha, ‘Jam dërguar nga Zoti (i Madhë dhe i Lavdëruar është Ai!), Që më ka komanduar të mos hyj në shtëpinë tënde pa lejen tënde. Prandaj në qoftë se nuk më lejon unë do të kthehem prapa, por në qoftë se më lejon, atëherë do të hy. Dhe Ai më ka këshilluar që mos të ta marrë shpirtin derisa ti të më lejosh; cili atëherë është qëndrimi yt?’ ‘Rri largë nga unë’ i thashë, ‘derisa Xhebraili të vie, se kjo është ora e tij’.

Dhe Aisha[vazhdoi, dhe] tha, (Zot qoftë i kënaqur me të), ‘Kështu që hasëm me një qështje prezente për të cilën nuk kishim as përgjigje e as mendime. Ishim të dëshpëruar; Ishte sikur të ishim qëlluar me një katastrofë për të cilën nuk mund të bënim asgjë. Asnjë nga njerëzit në shtëpi nuk foli për shkak të mahnitjes përballë kësaj qështje dhe për shkak të frikës që na kishte mbushur brendësitë tona. Në kohën e tij, Xhebraili erdhi (e ndjeva prezencën e tij) dhe përshëndeti. Njerëzit e Shtëpisë u larguan, dhe ai hyri duke thënë, “Zoti (i Madhë dhe i Lavdëruar është Ai!) të qonë selam, dhe pyet se si je, edhe pse Ai e din më mirë se ti gjendjen tënde; megjithatë Ai dëshiron të të lartësojë në dinjitet dhe nderë, dhe ta shndërroj atë dinjitet dhe nderë më lartë se të gjitha krijesat tjera, që ky të jetë shembull (sunna) për komunitetin tënd.” “Unë jam në dhimbje,” tha ai. Dhe Engjulli ia ktheu, “Bëhu i gëzuar, se Zoti (i Lartësuar është Ai) ka dashur të të sjell tek ajo që e ka bërë gati për ty.” “O Xhebrail”, tha ai. “Engjulli i Vdekjes (Azraili) më ka kërkuar leje që të hyjë!”dhe i tregoi se ç’farë ka ndodhur. Dhe Xhebraili i tha, “O Muhamed! Zoti yt është përmalluar për ty! A nuk të ka treguar Ai qëllimin e Tij për ty? Jo, pasha Zotin, kurr Engjulli i Vdekjes nuk ka kërkuar leje nga askush,… Kjo ndodhi vetëm se Zoti po e bën perfektë nderin tënd, derisa ai është përmalluar për ty.” “Atëherë mos u largo derisa ai të vie,” tha ai.

“Mandej i lejoi gratë të hynë, dhe tha, “Fatime, afromu më afër.”Ajo u afrua tek ai dhe ai i pëshpëriti dicka në vesh. Kur e ngriti kokën Fatimja, po qante, dhe nuk mund të fliste. Mandej ai i tha prapë, “Afroje kokën afër meje prapë,” dhe ajo iu afrua dhe ai i pëshpëriti prapë dicka në vesh. Dhe mandej ajo e ngriti kokën dhe po buzëqeshte, pa mundur që të fliste. Cka pamë tek ajo ishte shumë mahintëse. Më vonë e pyetëm atë se ç’farë kishte ndodhur, dhe ajo tha, “Ai më tha, ‘Sot do të vdesë,’ prandaj qava; mandej ai tha, ‘i jam lutur Zotit që ti të jesh e para nga familja ime të bashkohesh me mua në ahiret,’ mandej unë qesha.

‘Mandej i solli dy fëmijët e Fatimes afër tij. Ai u morri erë aromës së tyre. Mandej Engjulli i Vdekjes erdhi, e përshëndeti, dhe i kërkoi leje të hyjë. Ai ia lejoi, dhe Engjulli i tha, “Cka po thua, O Muhamed?” “Më dërgo tani tek Zoti im,” i tha ai. “Po në të vërtetë,” ia ktheu ai, “në këtë ditë tënden. Më të vërtetë Zoti yt është përmalluar për ty. Ai nuk ka bërë pauzë për asnjë njeri ashtu si bëri për ty, as kurr nuk më ka ndaluar të hyjë pa leje tek askush tjetër. Por tani koha jote erdhi.” Dhe doli jashtë. Mandej erdhi Xhebraili, që tha, “Paqja qoftë me ty, O i dërguari i Zotit! Kjo është koha e fundit që do të zbresë në tokë. Shpallja mbaroi, … dhe unë nuk kam pasur në botë asnjë punë tjetër veqse me ty. Tani nuk kam më ndonjë qëllim tjetër vetëm se të jem prezent me ty, dhe pas kësaj do të mbetem në vendin tim. Jo! Pasha Atë Që e dërgoi Muhamedin me të Vërtetën, nuk është asnjë në këtë shtëpi që do të mund të ndryshojë madje as edhe një fjalë nga ajo çka kam thënë…”

‘U ngrita dhe shkova tek Profeti (Zoti e bekoftë dhe i dhuroftë paqe) tia vë kokën e tij në prehërin tim… Ai filloi të humb vetëdijen derisa u dorëzua. Balli i tij po hidhte jashtë djersë në një mënyrë që kurr nuk e kam parë më parë tek askush tjetër; fillova që tia fshij djersën, dhe kurr nuk e kam shijuar një aromë më të ëmbël se ajo. I thoja atij kur i kthehej vetëdija, Insha’Allah babai dhe nëna ime u bëfshin kurban për ty, dhe unë dhe gjithë familja ime! Si është djersitur balli yt!” Dhe ai tha, “O Aishe, shpirti i besimtarit largohet me djersen e tij, përderisa ai i pabesimtarit largohet përmes nofullës së tij sikur ajo e gomarit,” Me këtë u frikësuam dhe i thirrëm të familjes sonë.

‘Njeriu i parë që erdhi që nuk e kishte parë atë ishte vëllai im, të cilin babai e kishte dërguar. Por i Dërguari i Zotit (Zoti e bekoftë dhe i dhuroftë paqe) vdiq para se të tjerët të vinin.  Sepse Zoti i kishte mbajtur ata largë tij, se tani Ai i kishte vënë Muhamedin a.s. në përgjegjesi të Xhebrailit dhe Mikaelit (Zoti i bekoftë).  Dhe kur i kishte ardhë koha për të dhënë shpirtë ai filloi të thoshte,  “Më mirë, Shoqëruesi më i Lartësuar!” disi sikur zgjedhja i ishte kthyer atij. Dhe thoshte sa herë që kishte mundësi të flasë, “Lutja! Lutja! Ju gjithmonë do të jeni së bashku derisa të faleni (luteni)së bashku. Lutja! Lutja!”  Ai derisa dha shpirt, vazhdoi duke thënë, “Lutja! Lutja!”

Dhe Aisha tha (Zoti qoftë i kënaqur me të), i dërguari i Zotit (Zoti e bekoftë dhe i dhuroftë paqe) vdiq në mes të paradrekës dhe mesditës, të Hënën.’

Tha Aisha (Zoti e bekoftë) Kur i Dërguari i Zotit (Zoti e bekoftë dhe i dhuroftë paqe) vdiq, njerëzit u shokuan, dhe u bë një vajtim i madhë, derisa engjujt e mbuluan atë me një veshje timen….Umar ibn el-Khattab ishte nga ata që e refuzuan vdekjen e tij; Ali ishte nga ata që nuk mund të ecte, derisa Uthmanin kishte filluar ta linte mendja….Nuk ishte asnjë nga Muslimanët në një gjendje të krahasueshme me atë të Ebu Bakrit dhe el-Abasit, sepse Zoti (i Madhë dhe i Lavdëruar është Ai!) i kishte forcuar ata me këshilla dhe kuptim të mirë. Njerëzit i vunë vëmendjen vetëm fjalimit të Ebu Bakrit derisa el-Abbasi erdhi dhe tha, “Pasha Zotin, që përveq Tij nuk ka asnjë tjetër Zot! i dërguari i Zotit (Zoti e bekoftë dhe i dhuroftë paqe) e ka shijuar vdekjen. Derisa ishte me ju kishte deklaruar, ‘Ju do të vdisni, dhe ata do të vdesin. Mandej, në Ditën e Ngritjes para Zotit tuaj do të debatoni’.”

‘Lajmi i kishte ardhur Ebu-Bakrit derisa kishte qenë tek vendi i Banu’l-Harith ibn el-Khazraj. Ai erdhi, dhe hyri tek i Dërguari i Zotit (Zoti e bekoftë dhe i dhuroftë paqe). E shikoi atë, mandej u përkulë mbi të dhe e puthi atë. Mandej tha, “Babai dhe nëna ime u bëfshin kurban për ty, o i Dërguari i Zotit! Kurr nuk ka qenë vullneti i Zotit që të të bëjë ta shijosh vdekjen dy herë. Me të vërtetë, pasha Zotin, i Dërguari i Zotit (Zoti e bekoftë dhe i dhuroftë paqe) ka ndërruar jetë.” Mandej doli jashtë tek njerëzit dhe tha, “O njerëz! Kushdo që e ka adhuruar Muhamedin [le ta dijë] se Muhamedi ka vdekur. Por kushdo që e ka adhuruar Zotin e Muhamedit [atëherë le ta dijë] se Ai është Gjallë, dhe kurr nuk vdesë.

 Imam Ebu Hamid El-Gazali r.a.  përkthyer një pjesë nga  Libri i XL“Ringjallja e shkencave fetare”, (Ihya' ulum al-din) - kontakto@udhaezemres.com

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved